• PËRMBAJTJA Korniza e programit mësimor profesional për profilin “ ( Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës)”
  • për Nivelin I a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10.
  • Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për Nivelin II. a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12.
  • II. PROFILET E ARSIMIT PROFESIONAL 1. Titulli i Profesionit : Elektronikë konsumuese dhe paisje tË zyrËs
  • Trajnimi profesional jo-formal
  • 4. Aftësitë profesionale
  • 6. Detyrat dhe funksionet profesionale
  • Arsimi profesional




    Download 0.98 Mb.
    bet1/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0.98 Mb.
      1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




    Ministria e ARSIMIT, shkencËs dhe teknologjisË

    Programi mësimor



    ARSIMI PROFESIONAL
    Elektronikë KONSUMUESE DHE PAISJE TË ZYRËS
    Niveli I dhe II

    I.Udhezimi Administrativ


    1. PARATHENIE

    Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme.

    Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu bashkangjitur rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e planprogramit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së planprogramit synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet tjera të përparuara. Nevojat e përhershme për ristrukturimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhen me ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.

    Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut, dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije, shprehi dhe vlera të shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Në këtë mënyrë, MASHT synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë nxënësit që përfundojnë shkollat profesionale.

    Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme gjatë tri viteve të shkollimit profesional, duke synuar të përgatisin brezin e ri si qytetarë të ardhshëm të një shoqërie të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës, kërkesave universitare në shkallë vendi, rajoni e më gjerë.

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për zhvillimin e sistemit të Arsimit të Mesëm të Lartë Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për ngritjen e nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u përket parametrave e standardeve.

    Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata ekspertë që me përkushtim të madh punuan në rishikimin e planprogrameve ekzistuese.



    PËRMBAJTJA



    1. Korniza e programit mësimor profesional për profilin “ ( Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës)”, Niveli I dhe II.




    1. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për Nivelin I


    a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10.

    1. Bazat e elektroteknikës

    2. Vizatim teknik me dokumentacion

    3. Materiale dhe komponente elektroteknike

    4. Bazat e elektronikës


    b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 10.

    1. Realizimi i skemave elektrike dhe matja e madhësive elektrike

    2. Veprime praktike me kompjuterët personal

    3. Mbrojtja dhe siguria në punë

    4. Realizimi i rrjeteve kompjuterike lokale


    c) Programet e lëndëve profesionale, kl. 11.

      1. Bazat e elektroteknikës

      2. Paisje periferike

      3. Marrësit dhe antenat

      4. Paisje të zyrës


    d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11.

        1. Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve hyrëse dalëse të kompjuterit

        2. Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative të kompjuterit

    3. Zëvendësimi i pjesëve të kompjuterit

    4. Menaxhimi i folderëve dhe fajlave të kompjuterit




    1. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për Nivelin II.

    a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12.

      1. Elektronikë digjitale

      2. Sistemet multimediale/audio/video

      3. Paisje të zyrës

      4. Marrësit TV


    b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12.

    1.Zbulimi dhe riparimi i avarive te TV-marrësit,antenave

    2.Zbulimi dhe riparimi i avarive te rrjetat dhe kompjuteret



    II. PROFILET E ARSIMIT PROFESIONAL
    1. Titulli i Profesionit : Elektronikë konsumuese dhe paisje tË zyrËs

    2. Kohëzgjatja e Trajnimit

    Edukimi profesional formal: Kohëzgjatja 3 vite, vendi ku

    zhvillohen mësimet janë shkollat e larta të mesme

    profesionale dhe ndërmarrjet (trajnimi në punë)

    Trajnimi profesional jo-formal: Kohëzgjatja varet nga kualifikimet paraprake të nxënësit (vlerësimi i të mësuarit paraprak). Vendi ku do të zhvillohen trajnimet janë qendrat regjionale të trajnimit dhe ndërmarrjet (trajnimi në punë)

    3. Fusha e Aktivitetit Punonjësit elektronikës konsumuese dhe pajisjeve të zyrës janë anëtarë të personelit në lokalet për riparim dhe qendrat e shërbimit të shitjes së kompjuterëve dhe pajisjeve për zyre si dhe të kompanive tregtare. Punonjësit kryejnë punët në repartet e punës në kompanitë e tyre ose në vendqëndrimet e klientëve. Fushë kryesore e aktivitetit është instalimi, servisimi dhe riparimi i pajisjeve për komunikim në zyrë, kompjuterëve,paisjeve audio dhe video, pajisjeve shtesë të kompjuterëve dhe të rrjetëve lokale. Punonjësi për riparimin e pajisjeve për zyrë bashkëpunon me anëtarët e tjerë të personelit. Ata mbajnë kontakte me gojë dhe me shkrim me klientët dhe me prodhuesit.

    4. Aftësitë profesionale

    Në fushën e audio pajisjeve , punonjësit e pajisjeve elektronike:

    instalojnë dhe servisojnë audio kasetofona, audio studio, DVD-të, sistemet e radio resiverëve dhe antenave në vendqëndrimet e klientëve. Aktivitet tjetër me rëndësi është rregullimi i kasetofonave, audio studiove, DVD-ve, dhe radio resiverëve në repartet punuese në kompani.
    Në fushën pajiseve të televizionit dhe videove, punonjësi i pajisjeve elektronike:

    instalon dhe servison televizorët me ngjyra, video rekorderët, video kamerat, sistemet e antenave, pjatat satelitore, dhe dekoderët digjital në vendqëndrimet e klientëve. Aktivitet tjetër me rëndësi është edhe riparimi i televizorëve me ngjyra, aparateve të videove, video kamerave, dhe dekoderëve digjital në repartin punues në kompani.

    Në fushën e teknologjisë kompjuterike, punonjësi për riparimin e pajisjeve për zyre:

    Instalon dhe servison rrjetet lokale, kompjuterët, pajisjet shtesë të kompjuterëve (printerët, njësitë e jashtme, skenerët) dhe programet kompjuterike në vendqëndrimet e klientëve. Aktivitet tjetër me rëndësi është riparimi i kompjuterëve dhe i pajisjeve shtesë të kompjuterëve në repartet punuese të kompanisë.

    Në fushën e pajisjeve për komunikim në zyre, punonjësi për riparimin e pajisjeve për zyre:

    Instalon dhe servison pajisjet per inçizim, pajisjet për transferimin dhe përpunimin e të dhënave dhe imazheve (p.sh makinat telekopjuese dhe fotokopjuese) në vendqëndrimet e klientëve. Aktivitet tjetër i rëndësishëm është riparimi i këtyre pajisjeve në repartet punuese të kompanisë.



    5. Kërkesat e veçanta

    Punonjësi i pajisjeve të zyrës dhe elektronikës konsumuese zbaton detyrat e tij me vetsiguri dhe me përgjegjësi mbrenda kodit së kornizës profesionale

    Në kërkesa të rendësishme përfshihen edhe njohja e mire e karakteristikave aktive dhe pasive të komponenteve elektronike, elektronikës digjitale dhe analoge, instrumentet matëse elektronike dhe matjen.

    Në kërkesa të rendësishme përfshihen edhe: shkathtësitë analitike dhe të vendim-marrjes, shkathtësitë e planifkimit dhe menaxhimit të kohës, shkathtësitë për zbatimin e masave të sigurisë dhe rregullave shtëpiake, e gjithashtu edhe shkathtësitë për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe komunikim me të tjerët në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës..

    Në kërkesa të rëndësishme përfshihet edhe njohja e mirë e karakteristikave të komponenteve pasive dhe aktive të elektronikës, elektronikës analoge dhe digjitale, instrumentet matëse elektronike dhe matjen.

    Në kërkesa të rëndësishme përfshihen edhe: shkathtësitë analitike dhe të vendim-marrjes, shkathtësia për planifikim dhe menaxhim të kohes, shkathtësia për zbatimin e masave të sigurisë dhe zbatimin e rregullave shtëpiake e ,gjithashtu, edhe shkathtësia për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe komunikim me të tjerët në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës.



    6. Detyrat dhe funksionet profesionale

    • diskuton problemet ose instalimet me klientët

    • instalon pajisjet

    • kryen testet për të kontrolluar prishjet

    • riparon dhe zëvendëson pjesët e prishura

    • mban lidhje me prodhuesit

    • pastron pajisjet

    • rimonton dhe teston pajisjet

    • shënon kohën e servisimit dhe pjesët e ndërruara

    • monton dhe mirëmban pajisjet

    • përgatit faturat klientëve për shërbimin e ofruar

    • mund ta drejtojnë biznesin e tyre.

    • iInstalon kabllot dhe terminalet,

    • kryen testet për zbulimin e prishjeve,

    • mban lidhje me prodhuesit,

    • Instalon dhe konfiguron sistemet dhe programet aplikative të kompjuterit,

    • teston sistemet,

    • këshillon klientët në lidhje me rezultatet e operacioneve, përdorimin dhe administrimin e sistemeve, sigurimin e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave,

    • analizon gabimet në sistemet e informative dhe komunikuese,

    • kryen shërbime, përfshirë edhe këshillat operative,

    • zbaton kërkesat specifike të klientëve në adaptimin e hardware-it dhe software-it

    • këshillon dhe trajnon përdoruesit gjate prezentimit të sistemeve,

    • kryen punën e mirëmbajtjes.

    Korniza e programit mësimor

    profesional



    ARSIMI PROFESIONAL


    Programi 2013

    Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

    Niveli I dhe II



    Download 0.98 Mb.
      1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




    Download 0.98 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Arsimi profesional

    Download 0.98 Mb.