• PËRSHKRIMI I MODULIT
  • Arsimi profesional




    Download 0.98 Mb.
    bet14/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0.98 Mb.
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17

    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Makina fotokopjuese

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie, përfshirë katalogjet, manualët për përdorues, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës


    3. TV Marrësit

    PËRSHKRIMI I MODULIT


    Titulli dhe shifra

    TV Marrësit


    ELK-MA-1

    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi të zotërojë njohuritë themelore të marrësit të TV. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bllok diagramin e marrësve të TV, karakteristikat dhe veçoritë e moduleve të ndryshme funksionale (p.sh furnizimi energjetik, qarku akordues (sinkronizues), video qarku, audio qarku) të marrësit TV-iv. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të testuar funksionin e çdo moduli funksional, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë.

    Vlera e kredisë




    6.4 Kredi (64 orë mësimi)

    Niveli paraprak që preferohet




    Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuritë paraprake dhe shkathtësitë në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) në “Qarqet energjetike” (ELK-MM-1), “Amplifikatorët” (ELK-MM-2) Antenat dhe marrësit e sinjaleve” (ELK-MM-3) dhe “Marrësit AM/FM” (ELK-MM-4).



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të shpjegojë parimet e marrësit të TV-së me ngjyra.

    Përmbajtja

    • Parimet e TV me ngjyra,

    • Sistemet e TV me ngjyra (PAL, NTSC, SECAM),

    • Përhapja e sinjaleve (UHF, VHF),

    • Bllok diagrami themelorë i marrësit,

    • Qëllimi i çdo blloku.







    RM 2

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat të marrësve të TV me ngjyra

    Përmbajtja

    • Blok diagrami i marrësit të TV me ngjyra,

    • RF-akordues,

    • IF-përforcuesi,

    • Video detektor,

    • Rregullim automatik i përforcimit (ang.Automatic Gain Control (AGC),

    • Korrigjimi automatik i frekuencës (ang. Automatic Frequency Control) (AFC),

    • Veçuesi i sinkronizimit,

    • Skanimi,

    • EHT gjenerimi,

    • Kaskadët e tingullit,

    • Videopërforcuesi (përforcues i sinjaleve të figures),

    • Daljet dhe njësitë RGB (ang. Red, Green, Blue – Kuqe, Gjelbërt. Kaltërt),

    • Dekoderi me ngjyra,

    • Gypi marrës i TV,

    • Furnizimi me energji.




    RM 3

    Nxënësi është në gjendje që të ofrojë ndihmë për klientët.

    Përmbajtja

    • Manualët për përdorues dhe informata për produktin,

    • Këshillat për klientët,

    • Instalimi i një marrësi të TV me ngjyra.




    Procedurat e vlerësimit





    Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

    Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:



    RM Rezultatet e mësimit,

    IV Instrumentet e vlerësimit,

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pytjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetjeve me përgjegje të shkurtë dhe (ose) për zgjedhjen e problemit




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të kujtojë parimet e TV me ngjyra (regjistrimi, transmetimi dhe pranimi),

    • Të bëjë dallimin në mes të sistemeve të zakonshme të TV-së (PAL, NTSC, SECAM),

    • Të tregojë karakteristikat e përhapjes së UHF dhe VHF frekuencave,

    • Të vizatojë bllok diagramet e thjeshtëzuara të një marrësi tipik të TV-së,

    • Shkurtimisht të tregojë qëllimet e secilit bllok.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

    Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimentëve të realizuara nga një nxënës apo nga një grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve të përgatitur nga një nxënës.

    Mënyra 2: Përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pytje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit).



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të bëjë matjen e formës së sinjalit në hyrje dhe dalje të secilit bllok (aty ku është e përshtatshme) kur marrësi është duke përpunuar sinjalin,

    • Të skicojë formën e sinjalit në hyrjet dhe daljet e secilit bllok (aty ku është e përshtatshme) kur marrësi është duke përpunuar sinjalin.




    RM 3

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes improvizimit (loja me role) të përkrahjes së klientëve.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të këshillojë klientët duke përdorur fletushkat informative për produktin,

    • Të instalojë një marrës të TV me ngjyra duke përdorurë manualin për përdorues,

    • Tu ofrojë klientëve udhëzime operacionale.



    Qasja e rekomanduar e mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës.

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës


    Download 0.98 Mb.
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




    Download 0.98 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Arsimi profesional

    Download 0.98 Mb.