• Njoftime të përgjithshme për shkollimin 1. Struktura e shkollimit Arsimimi në profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • 2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • Grupi të cilit i drejtohet shkollimi Shkollimin për “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • Mundësitë e punësimit Shkollimi për “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit Kompetencat e përgjithshme
  • Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës ”, niveli II
  • Kompetencat profesionale Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
  • III. Plani mësimor për profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës” Niveli I e II
  • Klasa 12 A. Lëndët e përgjithshme (Gjithsej)
  • IV. Udhëzime për zbatimin e Kornizës së programit mësimor profesional
  • Vlerësimi përfundimtar
  • Korniza e programit mësimor profesional




    Download 0.98 Mb.
    bet2/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0.98 Mb.
    1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17

    Korniza e programit mësimor profesional



    Lëmi: Elektroteknikë

    Profili: Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

    Niveli: I dhe II


    1. Njoftime të përgjithshme për shkollimin


    1. Struktura e shkollimit
    Arsimimi në profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.

    • Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e informatikës. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.

    • Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për informatikë, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson hyrjen në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.

    Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:



    1. grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.

    2. grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e informatikës.

    3. grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e informatikës.


    2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
    Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.

    Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:



    • Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;

    • Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;

    • Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;

    • Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;

    • Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;

    • Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për t’u orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;

    • Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;

    • Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;

    • Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e informatikës;

    • Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.




      1. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi

    Shkollimin për “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.


    Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.


      1. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm

    Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.


    Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Elektronikë industriale”, niveli II, u lejon nxënësve vazhdimin për të fituar diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.



      1. Mundësitë e punësimit

    Shkollimi për “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, niveli I dhe II u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit,paisjeve të ndryshme komunikuese dhe paisjeve marrëse e dhënëse që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, punonjësi i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që merren me ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit e po ashtu edhe në dyqane që shesin kompjuterë dhe pajisjet periferike të tyre,paisjeve tjera komunikuese ose mund të vetëpunësohet si ofrues shërbimesh nga lëmi i teknologjisë së informacionit dhe paisjeve tjera komunikuese,marrëse e dhënëse sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.




    1. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit


    Kompetencat e përgjithshme
    Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:

    • Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.

    • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

    • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.

    • Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.

    • Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.

    • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.

    • Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.

    • Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.

    • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.

    • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.

    • Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.

    • Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.


    Kompetencat profesionale
    Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, për nivelin I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:


    • Përgatitë vendin e punës.

    • Përzgjedhë veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.

    • Përdorë dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.

    • Respekton standardet e profesionit.

    • Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.

    • Lidhë sipas skemës qarqet elektrike.

    • Mat madhësitë elektrike në qark dhe interpreton vlerat e matura.

    • Përdorë kompjuterin personal për nevoja të punës së tij.

    • Instalon pajisjet hyrëse-dalëse të kompjuterit personal (tastierën, miun, monitorin, printerin etj.)

    • Instalon dhe konfiguron Windows.

    • Përzgjedhë veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për instalimet e marrësve e dhënësve.

    • Përdorë dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës të paisjeve të zyrës dhe atyre konsumuese.

    • Përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim ngritjen profesionale.

    Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:




    • Këshillon dhe ushtron përdoruesit e pajisjeve të zyrës dhe paisjeve marrëse dhënëse të sistemeve transmetuese e komunikuese.

    • Harton analizat e kërkesave nga klientët dhe implementon ato

    • Instalon dhe konfiguron harduerët dhe softuerët e PC-v antenave e të paisjeve tjera të zyrës

    • Krijon dhe dizajnon uebfaqe për klient të paisjeve konsumuese

    • Krijon baza të dhënash dhe siguron të dhëna.

    • Përshtatë dhe përditëson softuerët.

    • Përgatitë kërkesat për material adekuat dhe pjesë rezervë (të ndërrimit) të nevojshme në bazë të kërkesave të rastit.

    • Punon në mënyrë të pavarur për të zgjidhur probleme të natyrave të ndryshme që paraqiten në momente (situata) të caktuara.

    • Përdorë pajisjet e teknologjisë së informimit , komunikimit dhe ato konsumuese në punë dhe veprimet e jetës së përditshme.


    III. Plani mësimor për profilin mësimor “Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”

    Niveli I e II


    Nr


    Lëndët dhe modulet mësimore

    Orët javore/vjetore dhe kreditet

    Niveli I

    Niveli II

    Klasa 10

    Klasa 11

    Klasa 12

    A.

    Lëndët e përgjithshme (Gjithsej)

    16 (560)

    14(490)

    12 (384)

    1

    Gjuhë shqipe dhe letërsi

    3 (105)

    3 (105)

    3 (96)

    2

    Gjuhë angleze

    2 (70)

    2 (70)

    2 (64)

    3

    Matematikë

    3 (105)

    3 (105)

    3 (96)

    4

    Teknologji e informacionit dhe komunikimit

    1 (35)

    1 (35)

    1 (32)

    5

    Ekonomia dhe ndërmarrësia

    1 (35)

    1 (35)

    -

    6

    Edukatë qytetare

    1 (35)




    -

    7

    Edukatë fizike

    2 (70)

    2 (70)

    2 (64)

    8

    Fizikë

    2 (70)

    2 (70)

    -

    9

    Menaxhim i projekteve

    Psikologji



    -

    1(35)


    -

    -


    1 (32)

    -


    B.

    Lëndët profesionale (Gjithsej)

    10 (350)

    8 (280)

    8 (256)

    1

    Bazat e elektroteknikës

    4 (140)

    2(70)

    -

    2

    Vizatim teknik me dokumentacion

    2 (70)

    -

    -

    3

    Materiale dhe komponentë elektrike

    2(70)

    -

    -

    4

    Bazat e elektronikës

    2(70)

    -

    -

    5

    Elektronikë digjitale







    2(64)

    6

    Paisje periferike




    2 (70)




    7

    Marrësit dhe antenat

    -

    2(70)




    8

    Sistemet multimediale/audio/video

    -

    -

    2 (64)

    9

    Paisje të zyrës

    -

    2(70)

    2(64)

    10

    Marrësit TV

    -

    -

    2(64)

    11













    C.

    Modulet e praktikës profesionale (Gjithsej)

    6 (210)

    10(350)

    12 (384)

    1

    Realizimi i skemave elektrike dhe matja e madhësive elektrike

    9K (90)

    -

    -

    2

    Veprime praktike me kompjuterët personalë

    4.8K (48)

    -

    -

    3

    Mbrojtja dhe siguria në punë

    3.6K (36)

    -

    -

    4

    Realizimi i rrjeteve kompjuterike lokale

    3.6K (36)

    -

    -

    5

    Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve hyrëse dalëse të kompjuterit

    -

    3.6K (36)

    -

    6

    Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative të kompjuterit

    -

    3.6K (36)

    -

    7

    Zëvendsimi i pjesëve të kompjuterit

    -

    13.8K(138)

    -

    8

    Menaxhimi i folderve dhe fajlave të kompjuterit

    -

    14K (140)

    -

    9

    Zbulimi i avarive dhe riparimi i paisjeve dhe rrjetave

    -

    -

    19.2K(176)

    10

    Zbulimi dhe riparimi i avarive të antenave dhe TV-marrësit

    -

    -

    19.2K(176)

    IV. Udhëzime për zbatimin e Kornizës së programit mësimor profesional
    Programet e hollësishme të lëndëve të përgjithshme parashtrohen në një dokument të veçantë të MASHT.

    Javët mësimore sipas klasave:



    • Klasa 10 – 35 javë; Klasa 11 – 35 javë (niveli I);

    • Klasa 12 – 32 javë (niveli II).

    Java mësimore (5 ditë mësimore) përmban 30 – 32 orë mësimore.

    Një orë mësimore ka 45 minuta.

    Si njësi e ngarkesës mësimore për praktikat mësimore profesionale do të përdoret krediti (K), i cili do të jetë i barasvlershëm me 10 orë mësimore. Rekomandohet që praktikat profesionale të realizohen ditore (6 orë në ditë), si më poshtë:

    Klasa 10: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë

    Klasa 11: Praktikë – 1,5 ditë në javë dhe Teori – 3,5 ditë në javë

    Klasa 12: Praktikë – 2 ditë në javë dhe Teori – 3 ditë në javë

    Rekomandohet që modulet praktike për çdo vit mësimor, të realizohen në përputhje me radhën e paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në varësi nga kushtet dhe situatat e veçanta në të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të radhës së trajtimit të moduleve mësimore praktike, gjithnjë duke synuar të mos e dëmtojnë procesin e përvetësimit të tyre.

    Mbështetur në programet e detajuara të lëndëve profesionale, mësimdhënësit e lëndëve teorike profesionale bëjnë planifikimin e njësive mësimore përkatëse.

    Mbështetur në përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, mësimdhënësit e praktikave profesionale përgatisin plane më të detajuara, ku parashtrohen veprimtaritë praktike konkrete. Njëkohësisht, ata përgatisin instrumentet e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në përshkruesit e moduleve.

    Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të secilit prej të dy niveleve të përgatitjes në profilin “Elekronikë konsumuese dhe paisje të zyrës”, do të organizohet në formë provimesh:

    Në Nivelin I: Provimi i integruar i përgatitjes praktike që organizohet nga shkolla profesionale.

    Në Nivelin II: (a) Provimi i integruar për lëndët e teorisë profesionale, që organizohet nga shkolla profesionale, dhe (b) Provimi i integruar për praktikën profesionale që organizohet nga shkolla profesionale.

    Rezultatet e provimeve do të pasqyrohen në certifikatat përkatëse të përfundimit të shkollimeve profesionale në të dy nivelet e përgatitjes.

    Modalitetet e procedurave të provimeve përfundimtare, kriteret e vlerësimit të nxënësve me nota dhe të përmbajtjes së certifikatave, përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT.



    Download 0.98 Mb.
    1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




    Download 0.98 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Korniza e programit mësimor profesional

    Download 0.98 Mb.