V. Udhëzime të përgjithshme didaktike




Download 0.98 Mb.
bet3/17
Sana21.11.2020
Hajmi0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17

V. Udhëzime të përgjithshme didaktike
Mësimdhënësit e lëndëve teorike profesionale dhe të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin sa më shumë të nxënit aktiv të nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe të qëndrueshme.

E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i cili do të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e hollësishme e lëndëve të teorisë profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale, shkalla e integrimit të tyre, objektivat konkret që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimore etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit drejtues dhe mësimdhënës të shkollës.

Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre, përbën një mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësimdhënësit e lëndëve teorike dhe moduleve praktike.

Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollën profesionale që përgatit nxënësit në profesionin e elktronikës industriale.

Mësimdhënësit duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale, në veçanti, dhe veprimtarinë sociale të qytetarit të ardhshëm, në përgjithësi.

Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësimdhënësit dhe instruktorët është fakti që të nxënët nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm.

Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësimdhënësit, në konsultim të ngushtë me njëri-tjetrin, duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për kontekstin e tyre konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e problemit teorik, ushtrimi praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj. Rekomandohet që në përmbajtjet teorike të përdoren kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe demonstrimi, kurse në zbatimin e moduleve praktike të përdoren kryesisht demonstrimi nga mësimdhënësi, praktika e mbikëqyrur dhe praktika e pavarur e nxënësve. Projektet praktike, sidomos ato që integrojnë kompetenca të lidhura me shumë aspekte të profesionit, janë një metodë që rekomandohet sidomos në fazat përmbyllëse të shkollimit. Në kushtet e mungesës së mjediseve reale të punës, duhet të synohet krijimi i mjediseve të simuluara të punës.

Për sa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe pasqyrojnë arritjet reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar, ku format dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë mësimdhënësit. Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i bazuar në kriteret, ku arritjet e nxënësit krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në renditjen, ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin. Format dhe instrumentet e vlerësimit që rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat me shkrim, vëzhgimi i veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit, projekte për vlerësim etj. Në veprimtaritë praktike, listat e kontrollit duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet të mbizotërojë. Mësimdhënësi përzgjedh ato që janë më të përshtatshme, duke marrë parasysh kushtet konkrete. Edhe gjatë provimeve përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në përputhje me udhëzimet përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të punës së nxënësve, që testohen në situata pune reale ose të simuluara.

Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e metoda që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e mësimdhënësit nga ligjërues (lektor) i thjeshtë, në një moderator, mbikëqyrës dhe vlerësues i veprimtarisë së nxënësve.

Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve profesionale


ARSIMI PROFESIONAL

Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

Niveli I dhe II

Klasa 10
Programet e lëndëve profesionale



Programi i lëndës
1.“Bazat e elektroteknikës”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion, Energjetikë, Makina elektrike, Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës, Komunikime audio dhe video

Niveli: I

Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës

Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:



  • të tregojë qëllimin dhe rëndësinë e elektroteknikës;

  • të përshkruajë dukurinë e elektricitetit;

  • të përshkruajë madhësitë kryesore elektrike;

  • të analizojë raportet ndërmjet madhësive elektrike në qarqe të ndryshme;

  • të analizojë raportet ndërmjet madhësive elektrike të natyrës së njëjtë;

  • të përshkruajë efektin e fushës elektrike në kondensatorë të ndryshëm;

  • të dallojë proceset elektrike në bobinë;

  • të dallojë komponentet (elementet) kryesore elektrike të rrymës së vazhduar;

  • të dallojë rreziqet në punë dhe rregullat për eliminimin e tyre.


II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 4 orë/javë = 140 orë


III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Qarqet elektrike dhe parametrat e tyre -2 Kredi(20 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • t’i dallojë madhësitë kryesore elektrike;

  • të paraqesë mënyrat e realizimit të qarqeve elektrike;

  • t’i zbatojë madhësitë kryesore elektrike në një qark elektrik;

  • t’i dallojë komponentet (elementet) kryesore elektrike (rezistorët, kondensatorët dhe bobinat) të rrymës së vazhduar dhe të dijë rolin e tyre;

  • të shpjegojë kuptimin e rrymës e të tensionit në qarkun elektrik;

  • të tregojë efektin e rrymës në trupin e njeriut dhe masat për të përballuar rreziqet;

  • të analizojë raportet ndërmjet rrymës, tensionit dhe rezistencës;

  • të tregojë ndikimin e rezistencës në qarkun elektrik;

  • të shpjegojë metodat matëse me multimetër (voltmetër, ampermetër, ohmmetër) të madhësive elektrike;

  • të analizojë qarkun e thjeshtë elektrik.


b) Temat e kapitullit

  • Elektriciteti

  • Madhësitë elektrike kryesore: tensioni, rryma, rezistenca

  • Rënia e tensionit

  • Qarku elektrik dhe realizimi i tij

  • Burimet e rrymës së vazhduar dhe lidhja e tyre në qark (në seri dhe në paralel)

  • Veprimi i rrymës elektrike (fuqia dhe energjia)

  • Multimetri (voltmetri, ampermetri dhe ommetri) dhe matja e madhësive elektrike

  • Rreziku nga rryma elektrike dhe masat mbrojtëse ndaj rrymave të rrezikshme për njeriun


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të kryejë punë laboratori për qarqet elektrike dhe parametrat e tyre;

  • të angazhojë nxënësit për ilustrimin e rasteve të goditjes nga rryma;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin instrumente elektrike matëse;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve të thjeshta elektrike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.

  • laborator;

  • makete për pajisjet;

  • multimetri.


Kapitulli 2: Rezistorët dhe rezistenca.Ligji i Ohmit dhe ligjet e Kirkofit-2.4 Kredi (24 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të dijë të zbatojë ligjet kryesore të elektroteknikës (ligjet e Kirkofit, Ligjin e Ohmit etj.) në praktikë;

  • të shpjegojë parimin e punës të burimeve të rrymës së vazhduar;

  • të dallojë burimet e rrymës së vazhduar;

  • të tregojë rregullat e lidhjes së burimeve elektrike;

  • të analizojë raportet ndërmjet rrymës, tensionit dhe rezistencës;

  • të tregojë ndikimin e rezistencës në qarkun elektrik;

  • të shpjegojë metodat matëse me multimetër të madhësive elektrike;

  • të analizojë qarkun e thjeshtë elektrik;

  • të paraqesë raportet e rrymave në një nyje;

  • të paraqesë raportet e forcave elektrolëvizore dhe forcave elektrorezistore në një qark të mbyllur;

  • të dallojë rolin e lidhjes në seri;

  • të përshkruajë efektin e lidhjes në seri te llambat elektrike;

  • të tregojë rolin e lidhjes paralele;

  • të përshkruajë efektin e lidhjes në paralel te llambat elektrike;

  • të krahasojë lidhjen në seri dhe lidhjen në paralel të rezistorëve;

  • të analizojë qarqet e ndryshme me rezistorë;

  • të tregojë gabimet e mundshme në qarqet e ndryshme me rezistorë.


b) Temat e kapitullit

  • Ligji i Ohmit dhe ligji i Xhulit

  • Karakteristika volt-amperë

  • Matja e madhësive elektrike (tensionit, rrymës dhe rezistencës) me multimetër. (voltmetër, ampermetër dhe ohmmetër)

  • Ligji i parë i Kirkofit (ligji i rrymave)

  • Ligji i dytë i Kirkofit (ligji i tensioneve)

  • Burimet e rrymës së vazhduar

  • Lidhja seri dhe paralele e burimeve (f.e.l., rregullat e lidhjes)

  • Lidhja në seri (metoda e tensionit, rezistenca ekuivalente)

  • Lidhja paralele (metoda e rrymave, rezistenca ekuivalente)

  • Lidhja e kombinuar (rezistenca ekuivalente)

  • Testimi i qarqeve – gabimet (rezistenca ekuivalente – lidhja e shkurtër)


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të kryejë punë laboratori për qarqet elektrike dhe parametrat e tyre;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me instrumente elektrike matëse;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve të thjeshta elektrike;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet detyrave të shtëpisë për zbatimin e ligjit të Ohmit dhe të Xhulit.

  • të kryejë punë laboratori për lidhjet e rezistorëve;

  • të angazhojë nxënësit në grupe në zgjidhjen e problemeve gjatë lidhjes së skemave elektrike;

  • të zhvillojë ushtrime laboratorike me poça elektrikë (rënia e tensionit).


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • laborator;

  • pankarta;

  • projektori;

  • makete për pajisjet;

  • katalogë;

  • multimetri.


Kapitulli 3: Qarqet e rrymës së vazhduar-1.6 Kredi (16 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të paraqesë raportet e rrymave në një nyje;

  • të paraqesë raportet e forcave elektrolëvizore dhe forcave elektrorezistore në një qark të mbyllur;

  • të dallojë rolin e lidhjes në seri;

  • të përshkruajë efektin e lidhjes në seri te llambat elektrike;

  • të tregojë rolin e lidhjes paralele;

  • të përshkruajë efektin e lidhjes në paralel te llambat elektrike;

  • të krahasojë lidhjen në seri dhe lidhjen në paralel të rezistorëve;

  • të analizojë qarqet e ndryshme me rezistorë;

  • të tregojë gabimet e mundshme në qarqet e ndryshme me rezistorë.


b) Temat e kapitullit

  • Puna dhe energjia elektrike. Efekti termik i rrymës elektrike: Ligi i Xhulit. Fuqia elektrike

  • Qarqet e rrymës së vazhduar. Lidhja paralele e rezistuesve. Ligji i Kirhofit për rryma

  • Lidhja në seri e rezistuesve. Ligji i Kirkofit për tensione. Pjesëtuesi i tensionit

  • Lidhja në seri (metoda e tensionit, rezistenca ekuivalente)

  • Lidhja paralele (metoda e rrymave, rezistenca ekuivalente)

  • Lidhja e kombinuar (rezistenca ekuivalente)

  • Testimi i qarqeve – gabimet (rezistenca ekuivalente – lidhja e shkurtër)


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të kryejë punë laboratori për lidhjet e rezistorëve;

  • të angazhojë nxënësit në grupe në zgjidhjen e problemeve gjatë lidhjes së skemave elektrike;

  • të kryejë llogaritje të rezistencave ekuivalente, për tensione dhe rryma;

  • të bëjë matje të rrymës për qarqe të thjeshta;

  • të bëjë matje të tensionit për qarqe të thjeshta;

  • të zhvillojë ushtrime laboratorike me poça elektrikë (rënia e tensionit).


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • laboratori;

  • pankarta;

  • projektori;

  • makete;

  • multimetra.


Kapitulli 4: Kondensatorët dhe kapaciteti elektrik-1.8 Kredi (18 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë karakteristikat e kondensatorit dhe parimin e punës së tij;

  • të dallojë llojet e kondensatorëve;

  • të llogarisë kapacitetet ekuivalente të kondensatorit;

  • të lexojë vlerat e parametrave të kondensatorit;

  • të krahasojë gabimet e mundshme në kondensator në bazë të vlerave të parametrave.


b) Temat e kapitullit

  • Fusha elektrike

  • Kondensatori, llojet e kondensatorëve

  • Lidhja paralele dhe në seri e kondensatorëve

  • Testimi i kondensatorëve


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve për fushën elektrike;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për kondensatorët;

  • të zhvillojë ushtrime numerike për lidhjet në kondensatorë.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë;

  • makete;

  • kondensatorë të ndryshëm;

  • faradmetri;

  • multimetri;

  • laboratori.


Kapitulli 5: Burimet e tensionit të vazhduar-1.8 Kredi (18 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të shpjegojë parimin e punës të burimeve të ndryshme të rrymës së vazhduar;

  • të dallojë burimet e rrymës së vazhduar;

  • të tregojë rregullat e lidhjes së burimeve elektrike.


b) Temat e kapitullit

  • Burimet e tensionit të vazhduar

  • Burimet kimike parësore

  • Burimet kimike dytësore

  • Lidhja në seri dhe paralele e burimeve

  • Burimet diellore

  • Burimet termike

c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me burimet e rrymës së vazhduar;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për kondensatorët;

  • të zhvillojë ushtrime numerike për lidhjet në kondensatorë.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë;

  • makete;

  • burime të ndryshme të rrymës së vazhduar;

  • multimetri;

  • laboratori.


Kapitulli 6: Magnetizmi dhe elektromagnetizmi-2.4 Kredi (24 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të tregojë veçoritë e magneteve permanente dhe të elektromagneteve;

  • të shpjegojë parimin e punës së elektromagneteve;

  • të tregojë efektin e fushës magnetike në përçues elektrik;

  • të analizojë ndikimin e efektit të rrymës elektrike në dy e më shumë përçues.


b) Temat e kapitullit

  • Elektromagnetizmi. Madhësitë magnetike kryesore

  • Fusha magnetike e rrymës elektrike. Bobinat. Elektromagnetet

  • Kuptimi për magnetet permanente dhe elektromagnetin

  • Fusha magnetike, përçuesit elektrikë në fushën magnetike

  • Induksioni elektromagnetik dhe ndikimi i rrymës elektrike nëpër përçues

  • Mbështjella (bobina) dhe efekti i fushës magnetike

  • Llojet e bobinave

  • Lidhja në seri dhe paralel e bobinave dhe induktiviteti ekuivalent

  • Testimi dhe përdorimi i bobinave


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve për materiale magnetike;

  • të zhvillojë ushtrime për magnetet dhe elektromagnetet;

  • të kryejë punë laboratori për bobinat;

  • të angazhojë nxënësit në grupe në zgjidhjen e problemeve për lidhjen e bobinave;

  • të llogaritë induktivitetin ekuivalent;

  • të zhvillojë ushtrime për lidhjet në bobina.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta; projektori;

  • katalogë;

  • model magneti, elektromagneti;

  • makete materialesh për demonstrim;

  • pajisje matëse.


Kapitulli 7: Induksioni elektromagnetik dhe bobinat-2 Kredi (20 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të tregojë rolin e induksionit elektromagnetik në pajisjet elektrike;

  • të shpjegojë induktivitetin;

  • të përshkruajë karakteristikat e bobinës (mbështjellës);

  • të dallojë llojet e induktiviteteve;

  • të krahasojë dhe të dallojë gabimet në bobinë;

  • të llogaritë induktivitetin ekuivalent.


b) Temat e kapitullit

  • Induksioni elektromagnetik

  • Bobinat dhe llojet e tyre

  • Ligji i Lencit

  • Ligji i Faradejit i induksionit

  • Lidhja LR në qarkun e rrymës së vazhduar

  • Lidhja në seri dhe paralel e bobinave dhe induktiviteti ekuivalent

  • Testimi dhe përdorimi i bobinave


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • të kryejë punë laboratori lidhur me përdorimin e bobinave;

  • të angazhojë nxënësit në grupe në zgjidhjen e problemeve për lidhjen e bobinave;

  • të zhvillojë ushtrime për lidhjet në bobina.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë;

  • makete;

  • pajisje matëse;

  • laboratori.

Programi i lëndës
2.“Materiale dhe komponente elektroteknike”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion, Energjetikë, Makina elektrike, Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës , Komunikime audio dhe video

Niveli: I

Klasa: 10

I. Qëllimi i lëndës

Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:



  • të tregojë llojet, veçoritë, mënyrën e përpunimit, zgjedhjen, ruajtjen dhe përdorimin e materialeve dhe të komponenteve (elementeve) në elektroteknikë;

  • të zgjedhë dhe të përdorë materialet dhe komponentet (elementet) e caktuara elektroteknike në situata konkrete në praktikë;

  • të përshkruajë veçoritë kryesore të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike;

  • të tregojë llojet kryesore të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike;

  • të përshkruajë mënyrat e përdorimit, të montimit dhe të ndërrimit të materialeve dhe të komponenteve të ndryshme elektroteknike;

  • të shfrytëzojë (përdorë) specifikimet e prodhuesve të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike;

  • të zhvillojë ndjenjën për shfrytëzimin racional të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike.


II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë


III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Veçoritë kryesore të materialeve dhe komponenteve elektroteknike-0.8 Kredi (8 orë)

Download 0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




Download 0.98 Mb.

Bosh sahifa
Aloqalar

    Bosh sahifa



V. Udhëzime të përgjithshme didaktike

Download 0.98 Mb.