Arsimi profesional




Download 0.98 Mb.
bet4/17
Sana21.11.2020
Hajmi0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17

a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



    • të përshkruajë veçoritë kryesore të materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;

    • të tregojë kryesore të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike.


b) Temat e kapitullit

    • Struktura dhe vetitë e materialeve

    • Lidhjet kimike

    • Llojet e materialeve: metalet dhe jometalet

    • Llojet e materialeve dhe komponenteve elektroteknike, veçoritë e tyre


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me komponentet (elementet) elektroteknike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale dhe komponente të ndryshme elektroteknike;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.


Kapitulli 2: Materialet për përcjellës- 0.9 Kredi (9 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve për përcjellës;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për përcjellës.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet për përcjellës

  • Bakri: llojet, vetitë dhe përdorimi i tij

  • Alumini: vetitë dhe përdorimi i tij; linjat

  • Siguresat e shkrishme

  • Plumbi, merkuri (zhiva) dhe metalet fisnike: kontaktorët

  • Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve për përcjellës

  • Valësjellësit


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për përcjellës;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për përcjellës;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për përcjellës.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale për përcjellës;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.

Kapitulli 3: Materialet për rezistues- 0.9 Kredi (9 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve për rezistues;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për rezistues.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet për rezistues

  • Llojet e materialeve për rezistuesit

  • Veçoritë e materialeve për rezistues

  • Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të rezistuesve


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për rezistues;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për rezistues;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për rezistues.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale të ndryshme për rezistues;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.


Kapitulli 4: Materialet gjysmëpërçuese- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve për gjysmëpërçues;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për gjysmëpërçues.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet gjysmëpërçuese

  • Germaniumi (Ge), silici (Si), arsenuri i galiumit (GaAs)

  • Komponentet gjysmëpërçuese: diodat, transistorët, tiristorët; qarqet e integruara

  • Komponentet (elementet) optoelektronike

  • Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve gjysmëpërçuese


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për gjysmëpërçuese;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve gjysmëpërçuese;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet gjysmëpërçuese.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale të ndryshme gjysmëpërçuese;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.


Kapitulli 5: Materialet izoluese- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve izoluese;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve izoluese.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet izoluese: llojet dhe veçoritë

  • Kondensatorët: llojet dhe veçoritë

  • Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve izoluese


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve izoluese;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve izoluese;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet izoluese.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale izoluese;

  • kondensatorë;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.


Kapitulli 6: Materialet për konektorë -0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve për konektorë;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për konektorë dhe të konektorëve;

  • të përshkruajë teknikat e bashkimit: pikjen, saldimin, ngjitjen.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet për konektorë (bashkime)

  • Vetitë dhe përdorimet e materialeve për konektorë

  • Teknikat e bashkimit: pikja, saldimi, ngjitja

  • Konektorët: llojet dhe veçoritë


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për konektorë;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për konektorë;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me konektorët.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale për konektorë;

  • konektorë të llojeve të ndryshme;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.


Kapitulli 7: Materialet magnetike- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve magnetike;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve magnetike.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet magnetike, llojet dhe përdorimet

  • Struktura dhe veçoritë e materialeve magnetike

  • Elektromagnetet dhe reletë

  • Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve magnetike


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve magnetike;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve magnetike;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet magnetike.



d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale magnetike;

  • elektromagnete dhe rele të llojeve të ndryshme;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.

Kapitulli 8: Materialet e tjera për pajisjet elektroteknike – 0.8 Kredi(8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë llojet e materialeve për pajisje elektrike dhe elektronike;

  • të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për pajisje elektrike dhe elektronike.


b) Temat e kapitullit

  • Materialet për pajisjet elektrike

  • Materialet për pajisjet elektronike

  • Materialet për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike

  • Mbrojtja e materialit nga korrozioni



c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike;

  • të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;

  • të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike;

  • të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • materiale për pajisje elektrike;

  • materiale për pajisje elektroteknike;

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë.



Programi i lëndës
3.“Vizatim teknik me dokumentacion”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion, Energjetikë, Makina elektrike, Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës , Komunikime audio dhe video

Niveli: I
Niveli: I

Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës

Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:



  • të argumentojë rëndësinë e vizatimit teknik dhe të dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore;

  • të zbatojë standardet e vizatimit teknik;

  • të zhvillojë ndjenjën e saktësisë, të përpikërisë dhe të rregullsisë për të bukurën nëpërmjet vizatimit teknik;

  • të dijë të përdorë llojet e ndryshme të vijave dhe të shkrimit teknik;

  • të lexojë, të paraqesë dhe interpretojë vizatimet në shkallë të ndryshme të prezantimit;

  • të hartojë dhe interpretojë mënyrat e konstruktimit të figurave të rregullta gjeometrike;

  • të dallojë simbolet e ndryshme elektrike dhe elektronike në skema dhe të vizatojë e të interpretojë ato.


II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë


III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Hyrje. Veglat dhe standardet e vizatimit teknik-0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitulli

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të argumentojë rëndësinë e vizatimit teknik dhe të dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore;

  • të përshkruajë standardet e vizatimit teknik;

  • të përzgjedhë veglat e ndryshme për vizatim teknik dhe të dijë të përdorë ato.


b) Temat e kapitullit

  • Rëndësia e vizatimit teknik dhe e dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore

  • Standardet, formatet, tabelat (legjendat) dhe matjet në vizatimin teknik

  • Veglat për vizatim teknik dhe përdorimi i tyre


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



    • të japë shembuj të dhe të ilustrojë standardet e vizatimit teknik;

    • të demonstrojë përdorimin e veglave të vizatimit teknik.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • klasa;

    • modele të standardeve të vizatimit teknik;

    • vegla të vizatimit teknik.


Kapitulli 2: Llojet e vijave dhe të shkrimit teknik – 1.4 Kredi (14 orë)
a) Qëllimi i kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të dallojë llojet e ndryshme të vijave dhe të shkrimit teknik dhe t’i përdorë ato si duhet.


b) Temat e kapitullit

  • Llojet e vijave dhe përdorimi i tyre

  • Shkrimi teknik

  • Materialet dhe simbolizimi i tyre në vizatimin teknik


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:




d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • klasa;

    • veglat dhe mjetet për vizatim teknik.


Kapitulli 3: Konstruktimi i figurave gjeometrike- 1.6 Kredi (16 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të zbatojë standardet e vizatimit teknik;

  • të konstruktojë figura të ndryshme gjeometrike;

  • të bëjë kuotimin (dimensionimin) e figurave të vizatuara.


b) Temat e kapitullit

  • Shkalla numerike e një vizatimi teknik

  • Kuotimi (dimensionimi)

  • Shembuj dhe ushtrime për kuotimin

  • Konstruktimi i figurave të rregullta gjeometrike

  • Shembuj dhe ushtrime për konstruktimin e figurave të rregullta gjeometrike


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të demonstrojë përdorimin e vijave në shembuj me figura gjeometrike;

  • të japë shembuj për shkallën numerike të një vizatimi teknik.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • klasa;

    • veglat dhe materialet për vizatim teknik.


Kapitulli 4: Simbolet dhe skemat elektrike dhe elektronike- 1.7 Kredi (17 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



    • të lexojë, paraqesë dhe interpretojë vizatimet në shkallë të ndryshme të prezantimit;

    • të dallojë dhe të vizatojë simbolet dhe skemat e caktuara elektrike dhe elektronike.


b) Temat e kapitullit

  • Simbolet elektrike për skemat elektrike

  • Shembuj për simbolet elektrike

  • Simbolet e komponenteve elektronike

  • Shembuj të simboleve elektronike


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të japë shembuj të skemave dhe simboleve e komponenteve elektronike dhe të ushtrojë nxënësit për ato.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • klasa;

    • veglat dhe materialet për skemat elektrike dhe elektronike.


Kapitulli 5: Interpretimi i skemave elektrike dhe elektronike- 1.7 Kredi (17 orë)
a) Qëllimi i kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të dallojë simbolet e ndryshme elektrike dhe elektronike në skema dhe të dijë të vizatojë dhe të interpretojë ato.


b) Temat e kapitullit

  • Vizatimi i skemave elektrike

  • Interpretimi i skemave elektrike

  • Shembuj të skemave elektrike tipike

  • Vizatimi i skemave elektronike

  • Interpretimi i skemave elektronike

  • Shembuj të skemave elektronike tipike


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të japë shembuj të vizatimit dhe interpretimit të skemave elektrike dhe elektronike;

  • të ushtrojë nxënësit për vizatimin dhe interpretimin e skemave elektrike dhe elektronike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • klasa; veglat dhe materialet për vizatim teknik.


Programi i lëndës
Bazat e elektronikës”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës.

Niveli: I

Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës

Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:



  • të shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e elektronikës;

  • të dallojë komponentët elektronikë pasivë dhe aktivë dhe të paraqesë karakteristikat kryesore të tyre;

  • të dallojë qarqet elektronike kryesore analoge dhe të paraqesë veçoritë dhe karakteristikat kryesore të tyre;

  • të përshkruajë ndërtimin dhe mënyrën e fabrikimit të qarqeve të integruara themelore, analoge dhe digjitale;

  • të shpjegojë përdorimet kryesore të qarqeve të integruara.


II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë


III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Ndërtimi dhe veçoritë kryesore të komponentëve elektronikë pasivë e aktivë (30 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të rezistorëve;

  • të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të kondensatorëve;

  • të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të bobinave;

  • të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të diodave e transistorëve;

  • të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të komponentëve optoelektronike;

  • të diagnostikojë se a janë në gjendje të rregullt komponentët elektronikë.


b) Temat e kapitullit

  • Rezistori, potenciometri, trimeri

  • Termistori, pozistori, fotorezistori e varistori

  • Kondensatori, kondensatori i ndryshueshëm

  • Bobina, variometri

  • Transformatori, autotransformatori

  • Dioda pn rrymëdrejtuese

  • Dioda Zener, dioda Shotki

  • Dioda tunel, LED-i

  • Fotodioda, celula diellore, dioda laser

  • Optoçiftuesi, LCD-ja, gypi katolik

  • Transistori dypolar (npn dhe pnp)

  • Transistori njëpolar (FET-i, IGFET-i, MOSFET-i)

  • Tiristori dhe triaku


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të përdorë mjete vizuale;

  • të kryejë punë laboratori me komponentë elektronik pasiv dhe aktiv;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të angazhojë nxënësit në grupe;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin instrumentet elektrike matëse;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë;

  • laborator; makete për pajisjet;

  • komponente elektronike reale.


Kapitulli 2: Karakteristikat rrymë-tension të diodave dhe të transistorëve.

Amplifikimi i transistorit (20 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të diodës dhe të përcaktojë pikën e punës;

  • të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të transistorit (dypolar dhe njëpolar) dhe të përcaktoj pikën e punës;

  • të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të tiristorit dhe të përcaktoj pikën e punës;

  • të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të triakut dhe të përcaktoj pikën e punës.


b) Temat e kapitullit

  • Karakteristika rrymë-tension e diodës

  • Karakteristikat rrymë-tension të transistorit dypolar (npn, pnp)

  • Karakteristikat rrymë-tension të transistorit njëpolar (FET, MOSFET)

  • Karakteristikat rrymë-tension të tiristorit

  • Karakteristikat rrymë-tension të triakut

  • Dioda si rrymëdrejtues

  • Lidhja e Grecit

  • Transistori si amplifikator

  • Drejtëza e punës dhe pika e punës e diodës

  • Drejtëza e punës dhe pika e punës e transistorit

  • Ushtrim laboratorik (nxjerrja e karakteristikave të punës të diodës dhe të transistorit)


Download 0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




Download 0.98 Mb.

Bosh sahifa
Aloqalar

    Bosh sahifa



Arsimi profesional

Download 0.98 Mb.