c) Udhëzime didaktike për kapitullin




Download 0.98 Mb.
bet5/17
Sana21.11.2020
Hajmi0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17

c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të përdorë mjete vizuale;

  • të kryejë punë laboratori për nxjerrjen e karakteristikave të punës të elementeve elektronike;

  • t’u japë detyra nxënësve për nxjerrjen e drejtëzës së punës dhe caktimin e pikës së punës;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me instrumente elektrike matëse;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • laborator;

    • pankarta;

    • projektori;

    • katalogë;

    • dioda dhe transistorë;

    • pajisje matëse.


Kapitulli 3: Qarqet elektronike analoge. Amplifikatorët- 1.2 Kredi (12 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë qarqet elektronike analoge;

  • të shpjegojë si punon amplifikatori;

  • të dallojë llojet kryesore të amplifikatorit.


b) Temat e kapitullit

  • Qarqet analoge

  • Amplifikatori dhe llojet kryesore të tij

  • Amplifikatori me transistor dypolar me bazë të përbashkët

  • Amplifikatori me transistor dypolar me emiter të përbashkët

  • Amplifikatori me transistor dypolar me kolektor të përbashkët

  • Amplifikatori me transistor njëpolar me gejt (portë) të përbashkët

  • Amplifikatori me transistor njëpolar me sors (burim) të përbashkët

  • Amplifikatori me transistor njëpolar me drejn (derdhje) të përbashkët

  • Lidhja e Darlingtonit

  • Amplifikatori operacional


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të përdor mjete vizuale;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me instrumente elektrike matëse;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • laboratori;

    • pankarta;

    • projektori;

    • makete për pajisje;

    • amplifikatorë të llojeve të ndryshme.


Kapitulli 5: Qarqet e integruara dhe mikroelektronika – 0.8 Kredi (8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë ndërtimin dhe fabrikimin e qarqeve të integruara;

  • të bëjë klasifikimin dhe zgjedhjen e qarqeve duke përdorur listën e të dhënave ose katalogët.


b) Temat e kapitullit

  • Qarqet e integruara, veçoritë e tyre

  • Ndërtimi i qarqeve të integruara

  • Llojet e qarqeve të integruara

  • Fabrikimi i qarqeve të integruara

  • Përdorimi i qarqeve të integruara


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të përdorë mjete vizuale;

  • të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me qarqet e integruara;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori;

  • katalogë;

  • laboratori;

  • qarqe të integruara.


Klasa 10
5. Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale

PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Realizimi i skemave elektrike dhe matja e madhësive elektrike”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion,Elektroteknikë,Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës, Komunikime audio dhe video

Niveli: I

Klasa: 10


Numri i modulit

1

Qëllimi i modulit




Pajisja e nxënësve me njohuri dhe shkathtësi të duhura për të lidhur sipas skemës qarqet elektrike, për të matur madhësitë elektrike në qark dhe për të interpretuar vlerat e matura.

Kohëzgjatja e modulit




9 kredite (90 orë)

Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi mat madhësi elektrike me instrumente matëse

Përmbajtja:

  • Pajisjet matëse;

  • Llojet dhe përdorimi i instrumenteve për matje;

  • Ampermetri, voltmetri, om-metri, vatmetri;

  • Përzgjedhja e instrumenteve për matje;

  • Përdorimi i instrumentit universal;

  • Matja e intensitetit të rrymës elektrike;

  • Matja e tensionit;

  • Matja e rezistencës elektrike;

  • Matja e kapacitetit;

  • Matja e fuqisë elektrike;

  • Rregullat e sigurisë.




RM 2

Nxënësi zbaton ligjet themelore të elektroteknikës

Përmbajtja:

  • Elementet e qarkut të thjeshtë elektrik;

  • Vizatimi i qarkut të thjeshtë elektrik;

  • Zbatimi i ligjit të Omit;

  • Zbatimi i ligjeve të Kirkofit.





RM 3

Nxënësi lidhë elementet e qarkut elektrik

Përmbajtja:

  • Lidhja në seri e rezistorëve/kondensatorëve;

  • Lidhja në paralel e rezistorëve/kondensatorëve;

  • Lidhja e kombinuara e rezistorëve/kondensatorëve;

  • Rregullat e sigurisë.




RM 4

Nxënësi lidh burimet kimike të rrymës elektrike

Përmbajtja:

  • Nxënësi lidh në seri burimet kimike të rrymës elektrike;

  • Nxënësi lidh në paralel burimet kimike të rrymës elektrike;

  • Rregullat e sigurisë.




Procedurat e vlerësimit




Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:

RM Rezultatet e të mësuarit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përzgjedhë drejt dhe të lidhë si duhet instrumentin për matjen konkrete;

  • matë saktë intensitetin e rrymës së vazhduar elektrike;

  • matë saktë tensionin elektrik;

  • matë saktë rezistencën elektrike;

  • matë saktë kapacitetin;

  • matë saktë fuqinë elektrike;

  • zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë.




RM 2

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • dallojë dhe të përdorë drejt elementet e qarkut të thjeshtë elektrik;

  • vizatojë dhe të lexojë si duhet skemat elektrike;

  • zbatojë drejt ligjin e Omit dhe ligjet e Kirhofit.



RM 3

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • lidhë si duhet rezistorët/kondensatorët në seri;

  • lidhë si duhet rezistorët/kondensatorët në paralel;

  • bëjë si duhet lidhjen e kombinuara të rezistorëve/ kondensatorëve;

  • zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë.







RM 4

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • lidhë si duhet në seri burimet kimike të rrymës elektrike;

  • lidhë si duhet në paralel burimet kimike të rrymës elektrike;

  • zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë.




Metodat e rekomanduara të mësuarit




  • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e matjeve elektrike dhe të plotësohet me instruksionet në klasë aty ku është e nevojshme.

  • Mësimdhënësi duhet të bëjë demonstrime konkrete të realizimit të skemave dhe kryerjes së matjeve të madhësive elektrike.

  • Nxënësit duhet të angazhohen sa më shumë në veprimtari konkrete, në mbështetje të përvetësimit të njohurive që trajton moduli.

  • Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me rastet e ndryshme që paraqiten.

  • Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë kontrolli i demonstrimit praktik.

  • Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultat të arritur të mësimit.




Baza materiale e domosdoshme




Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme:

  • Laboratori i matjeve elektrike për kryerjen e matjeve.

  • Komponentët elektrik për skemat elektrike.

  • Veglat, pajisjet dhe instrumentet e nevojshme për matje: ampermetër, voltmetër, vatmetër, instrument universal.

  • Udhëzues, katalogë.

PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Veprime praktike me kompjuterët personal”
Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion,Elektroteknikë,Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës, Komunikime audio dhe video

Niveli: I

Klasa: 10


Numri i modulit

2

Qëllimi i modulit




Pajisja e nxënësve me aftësitë e duhura praktike për të bërë identifikimin e komponenteve kryesore të brendshme dhe të jashtme të një kompjuteri personal, për të vënë atë në punë, për të përdorur komandat kryesore të sistemit operativ, për të instaluar një sistem operativ dhe për të instaluar njësitë hyrëse dhe dalëse.

Kohëzgjatja e modulit




4.8 kredite (48 orë)


Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi ve në punë kompjuterin personal

Përmbajtja:

  • Kategoritë themelore të kompjuterëve;

  • Konceptet themelore të operimit (punës) së kompjuterit personal;

  • Komponentet e kompjuterit personal;

  • Njësia procesuese qendrore (ang. Central Processing Unit CPU);

  • Procesi i ngritjes së sistemit (ang. boot process);

  • Sistemet operative;

  • Procedura për vënien në punë të kompjuterit personal.




RM 2

Nxënësi identifikon komponentet kryesore të kompjuterit personal

Përmbajtja:

  • Komponentet e pllakës së përparme (ang. front panel);

  • Komponentet e pllakës së prapme (ang. rear panel);

  • Komponentet e brendshme.




RM 3

Nxënësi identifikon komponentet e pllakës amë të kompjuterit personal

Përmbajtja:

  • Pllaka amë (ang. Motherboard) e kompjuterit personal;

  • Chipset-i i pllakës amë;

  • Memoria e kompjuterit personal.




RM 4

Nxënësi identifikon magjistralet (ang. bus) e kompjuterit personal dhe standardet përkatëse të tyre

Përmbajtja:

  • Magjistralet e kompjuterit personal;

  • Standardet e magjistraleve (p.sh. ISA, MCA, EISA, PCI, VERSA, USB).




RM 5

Nxënësi identifikon pajisjet memoruese (për ruajtjen e të dhënave) dhe ndërfaqen (interfejsin) e tyre

Përmbajtja:

  • Pajisjet për ruajtje të të dhënave (ang. storage devices), si disku i ngurtë (ang. hard disk), disketa (ang. floppy disk), kompakt disku (ang. CD-ROM drive) etj;

  • Interfejsi (ndërfaqja) i pajisjeve për ruajtje.




RM 6

Nxënësi identifikon kontrollorët (ang. controllers) dhe kartelat e kompjuterit personal

Përmbajtja:

  • Pajisjet kontrolluese të kompjuterit personal (IDE, SCSI, EIDE);

  • Kartelat e videoadapterit dhe kartelat e përshpejtuesit të videos (ang. video accelerator cards);

  • Kartelat e zërit (ang. sound card).




RM 7

Nxënësi kryen veprime praktike konkrete me pajisjet e zakonshme periferike

Përmbajtja:

  • Tastiera (ang. keyboard);

  • Monitori;

  • Miu (‘mausi’);

  • Shtypësi (ang. printer);

  • Modemi.




RM 8

Nxënësi krijon një sistem themelor të kompjuterit personal

Përmbajtja:

  • Lidhja e tastierës, miut dhe monitorit;

  • Lidhja e kabllos furnizuese;

  • Startimi i sistemit;

  • Problemet gjatë kyçjes;

  • Instalimi i sistemit operativ;

  • Veprimet kryesore me sistem operativ.




RM 9

Nxënësi instalon pajisjet kryesore hyrëse/dalëse

Përmbajtja:

  • Instalimi i pajisjeve hyrëse/dalëse (printeri, skaneri etj.);

  • Zgjedhja e portit të duhur.




Procedurat e vlerësimit




Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:

RM Rezultatet e të mësuarit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit





RM 1

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë kategoritë themelore të kompjuterëve

  • identifikojë komponentet e zakonshme të kompjuterit personal;

  • identifikojë komponentet e zakonshme të njësisë procesuese qendrore CPU;

  • bëjë dallimin e sistemeve operative që zakonisht përdoren;

  • vërë në punë kompjuterin personal;

  • respektojë rregullat e sigurisë.




RM 2

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë komponentet e dukshme të pllakës së përparme;

  • identifikojë komponentet e dukshme të pllakës së prapme;

  • identifikojë komponentet e dukshme të pllakës së brendshme të kompjuterit personal.


Download 0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




Download 0.98 Mb.

Bosh sahifa
Aloqalar

    Bosh sahifa



c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Download 0.98 Mb.