Arsimi profesional




Download 0.98 Mb.
bet6/17
Sana21.11.2020
Hajmi0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




RM 3

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë komponentet e lidhura me pllakën amë të kompjuterit personal;

  • identifikojë funksionet specifike të komponenteve të lidhura;

  • identifikojë komponentet në pllakën amë;

  • identifikojë llojet e zakonshme të memorieve të përdorura.




RM 4

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • numërojë llojet e magjistraleve që hyjnë në kompjuterin personal;

  • tregojë magjistralet standarde që zakonisht përdoren;

  • bëjë dallimin ndërmjet standardeve të magjistraleve (p.sh. ISA, EISA, PCI, VERSA, USB);



RM 5

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë pajisjet për ruajtje të të dhënave (ang. storage devices), si disku i ngurtë (ang. hard disk), disketa (ang. floppy disk), kompakt disku (ang. CD-ROM drive) etj;

  • identifikojë interfejsin (ndërfaqen) e pajisjeve për ruajtjen e të dhënave (për memorim).




RM 6

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë pajisjet kontrolluese të kompjuterit personal (IDE, SCSI, EIDE);

  • identifikojë kartelat e videoadapterit dhe kartelat e përshpejtuesit të videos (ang. video accelerator cards);

  • identifikojë kartelat e zërit (ang. sound card).




RM 7

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përdorë si duhet tastierën;

  • përdorë si duhet monitorin;

  • përdorë si duhet miun;

  • përdorë si duhet printerin;

  • përdorë si duhet modemin;

  • respektojë rregullat e sigurisë.




RM 8

IV

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • lidhë si duhet tastierën, miun dhe monitorin për kompjuterin personal;

  • lidhë si duhet kabllon e furnizimit për monitorin dhe kompjuterin personal;

  • lëshojë në punë sistemin kompjuterik;

  • instalojë një sistem operativ;

  • përdorë me lehtësi komandat kryesore të sistemit operativ;

  • respektojë rregullat e sigurisë.



RM 9

IV

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • lidhë si duhet pajisjet periferike (printeri, skaneri etj.) të kompjuterit personal;

  • instalojë si duhet programet e nevojshme për funksionim normal të pajisjet periferike të kompjuterit personal;

  • testojë funksionimin e pajisjeve të instaluara;

  • respektojë rregullat e sigurisë.




Metodat e rekomanduara të të mësuarit




  • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e kompjuterikes/informatikës.

  • Mësimdhënësi duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies – të të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur.

  • Mësimdhënësi duhet të kryejë demonstrime të veprimeve me kompjuterët që duhet të imitohen nga nxënësit.

  • Nxënësve duhet t’u jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe të hulumtojnë.

  • Nxënësit duhet të vlerësohen për nivelin e kompetencave praktike të arritura.




Baza materiale e domosdoshme




Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si vijon:

  • Dhomë klase dhe laboratori të pajisura me kompjuterë, pajisje periferike, etj.

  • Materiali për mësimdhënie, përfshirë manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese.

  • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.

PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Mbrojtja dhe siguria në punë”

Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion,Elektroteknikë,Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës, Komunikime audio dhe video

Niveli: I

Klasa: 10


Numri i modulit

3

Qëllimi i modulit




Pajisja e nxënësve me njohuri teorike dhe praktike për të zbatuar rregullat e mbrojtjes dhe të sigurisë në punë.

Kohëzgjatja e modulit




3.6 kredi (36 orë)

Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi përshkruan rreziqet në punë

Përmbajtja:

  • Ndikimi i rrymës elektrike në organizëm;

  • Intensiteti i rrymës;

  • Kohëzgjatja e ndikimit të rrymës elektrike;

  • Rrugëtimi i rrymës elektrike përmes trupit;

  • Frekuenca;

  • Gjendja individuale e trupit;

  • Tensioni i rrezikshëm.




RM 2

Nxënësi përshkruan rregullat themelore të mbrojtjes në punë

Përmbajtja:

  • Rregullat për mbrojtjen personale;

  • Rregullat për mbrojtjen e vendit (mjedisit) të punës;

  • Rregullat për mbrojtjen e mjeteve të punës.




RM 3

Nxënësi përdor mjetet për mbrojtjen në punë

Përmbajtja:

  • Pajisjet personale mbrojtëse;

  • Mbrojtja e kokës;

  • Mbrojtja e syve;

  • Mbrojtja e dëgjimit;

  • Mbrojtja e frymëmarrjes;

  • Mbrojtja e duarve;

  • Mbrojtja e këmbëve;

  • Mbrojtja e trupit;

  • Mbrojtja në punë në lartësi;

  • Mbrojtja nga rryma elektrike.




RM 4

Nxënësi praktikon dhënien e ndihmës së parë për të dëmtuarit në punë

Përmbajtja:

  • Udhëzimet kryesore për dhënien e ndihmës së parë;

  • Masazhi i zemrës;

  • Dhënia e frymëmarrjes artificiale.




RM 5

Nxënësi merr masa për mbrojtjen nga rreziqet në punë

Përmbajtja:

  • Vendosja e shënimeve kryesore për paralajmërimin e rreziqeve;

  • Vendosja e skemave mbrojtëse;

  • Përcaktimi i masave mbrojtëse ndaj rreziqeve;

  • Krijimi i parakushteve për mbrojtje ndaj rreziqeve;

  • Përshtatja e vendit të punës;

  • Rreziqet që krijohen gjatë punës.




RM 6

Nxënësi vepron në rast të rrezikut në punë

Përmbajtja:

  • Reagimi në rast të goditjes elektrike;

  • Reagimi në rast të shokut;

  • Reagimi në rast të djegies;

  • Përdorimi i substancave të ndryshme;

  • Lajmërimi i organeve kompetente.




Procedurat e vlerësimit




Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:

RM Rezultatet e të mësuarit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim




KR

Nxënësi duhet të:

  • tregojë si ndikon rryma elektrike në organizëm;

  • tregojë vlerën e intensitetit të rrymës të rrezikshme për jetë;

  • tregojë kohëzgjatjen e ndikimit të rrymës elektrike;

  • përshkruajë rrugëtimin e rrymës elektrike përmes trupit;

  • tregojë ndikimin e frekuencës;

  • analizojë gjendjen individuale të trupit;

  • tregojë se cili tension është i rrezikshëm.



RM 2

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim




KR

Nxënësi duhet të:

  • përshkruajë rregullat për mbrojtjen personale;

  • përshkruajë rregullat për mbrojtjen e vendit; (mjedisit) të punës;

  • përshkruajë rregullat për mbrojtjen e mjeteve të punës.




RM 3

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • dallojë dhe përdorë pajisjet personale mbrojtëse;

  • bëjë mbrojtjen e kokës;

  • bëjë mbrojtjen e syve;

  • bëjë mbrojtjen e veshëve;

  • bëjë mbrojtjen e frymëmarrjes;

  • bëjë mbrojtjen e duarve.




RM 4

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përshkruajë udhëzimet kryesore për dhënien e ndihmës së parë;

  • demonstrojë masazhin i zemrës;

  • demonstrojë dhënien e frymëmarrjes artificiale.




RM 5

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • tregojë llojet e shenjave për paralajmërimin e rreziqeve;

  • përzgjedhë dhe të përdorë drejt shenjat për paralajmërim;

  • përcaktojë drejt skemat mbrojtëse;

  • krijojë me saktësi parakushtet për mbrojtje ndaj rreziqeve;

  • parashohë me saktësi të gjitha rreziqet e mundshme në punë.




RM 6

IV

-Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim

-Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • reagojë shpejt dhe me saktësi në rast të goditjes elektrike;

  • reagojë shpejt dhe me saktësi në rast të shokut;

  • reagojë shpejt dhe me saktësi në rast të djegies;

  • reagojë në mënyrë të kujdesshme me përdorimin e substancave të ndryshme;

  • lajmërojë pa humbur kohë organet kompetente;

  • ruajë gjakftohtësinë dhe të mos hutohet në situatë te rrezikut.




Metodat e rekomanduara të mësuarit




  • Ky modul duhet të trajtohet në punëtori të shkollës ose në një ambient laboratorik të përshtatshëm për zbatimin e këtij moduli.

  • Mësimdhënësi duhet të bëjë demonstrime të mjaftueshme të veprimtarive konkrete që përmban moduli.

  • Nxënësit duhet të angazhohen sa më shumë në veprimtari konkrete, në mbështetje të përvetësimit të njohurive që trajton moduli.

  • Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me rastet e ndryshme që paraqiten.

  • Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë kontrolli i demonstrimit praktik.

  • Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultat të arritur të mësimit.




Baza materiale e domosdoshme




Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme:

  • Punëtoria ose laboratori i përshtatshëm për demonstrim.

  • Pajisjet e nevojshme për demonstrim të mbrojtjes.

  • Rregullore dhe udhëzues për mbrojtjen në punë.

  • Materiale ilustruese për veprimet e mbrojtjes në punë.


PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Realizimi i rrjeteve kompjuterike lokale”
Lëmi: Elektroteknikë

Profili: Informatikë, Telekomunikacion,Elektroteknikë,Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës, Komunikime audio dhe video

Niveli: 1

Klasa: 10


Numri i modulit

4

Qëllimi i modulit




Aftësimi i nxënësve për identifikimin e rrjeteve kompjuterike dhe zhvillimi te ta i shkathtësive për kryerjen e punëve praktike të realizimit të rrjeteve kompjuterike lokale.

Kohëzgjatja e modulit




3.6 kredite (36 orë)


Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi identifikon rrjetin lokal

Përmbajtja:

  • Ndarja e rrjeteve: rrjeti lokale (ang. LAN, Local Area Network), rrjeti metropolitan (ang. MAN Metropolitan Area Network) dhe rrjeti i gjerë (ang. WAN, Wide Area Network);

  • Përdorimi praktik i rrjeteve lokale;

  • Komponentet e rrjetit lokal;

  • Rrjetat e bazuar në server dhe rrjetat e lidhura ballë-për-ballë (ang. Peer to peer networks);

  • Topologjia e rrjeteve: rrjetë, yll, pemë, magjistrale (bus), unazë dhe hibride (mesh, star, tree, bus, ring, hybrid).


Download 0.98 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   17




Download 0.98 Mb.

Bosh sahifa
Aloqalar

    Bosh sahifa



Arsimi profesional

Download 0.98 Mb.