• PËRSHKRIMI I MODULIT
  • Niveli hyrës që preferohet
  • Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
  • RM 3 Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë karakteristikat e veçorive të video amplifikatorëve. Përmbajtja
  • Procedurat e vlersësimit
  • Qasjet e rekomanduara të mësimidhënies/ Mësimit
  • Baza e domosdoshme materiale
  • Titulli dhe shifra Antenat dhe marrësit e sinjaleve ELK-MM-3
  • MARRËSIT E SINJALEVE DHE Amplifikatorët




    Download 0.77 Mb.
    bet8/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0.77 Mb.
    #12553
    1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   17


    4. MARRËSIT E SINJALEVE DHE Amplifikatorët

    PËRSHKRIMI I MODULIT


    Titulli dhe shifra

    Amplifikatorët

    ELK- MM-2

    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi t’i dijë karakteristikat ose veçoritë themelore të amplifiaktorëve. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë përdorimin e llojeve të ndryshme të amplifikatorëve elektronikë, klasifikimin e tyre, konfigurimin, karakteristikat dhe veçoritë. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për matjen e vlerave operative dhe pikës punuese të amplifikatorëve elektronikë

    Vlera e kredisë




    7 Kredi (70 orë mësimi)

    Niveli hyrës që preferohet




    Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri praprake dhe shkathtësi ekuivalente me shkathtësitë dhe njohuritë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) të modulit Baza e Elektronikës (EL-MB-1) dhe të modulit Ushtrimet Laboratorike dhe Matjet në Elektronikë (EL-MB-2)



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të diskutojë bazat e amplifikimit dhe të amplifikatorëve.

    Përmbajtja

    • Amplifikimi dhe përdorimi i amplifikimit,

    • Klasifikimi i amplifikatorëve(në bazë të funksionit, përgjigjes frekuenciale),

    • Amplifikatorët tranzistorik dhe klasët e operimit,

    • Amplifikatorët e çiftëzuar,

    • Vlerësimi i impedancës për amplifikatorët,

    • Amplifikimi me riveprim.







    RM 2

    Nxënësi është në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e audio amplifikatorëve (përforcues i frekuencës tingëllore).

    Përmbajtja

    • Përgjigja frekuenciale e audio amplifikatorëve,

    • Audio amplifikarët njëkaskadësh,

    • Ndarësit e fazës

    • Push-pull amplifikatorët




    RM 3

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë karakteristikat e veçorive të video amplifikatorëve.

    Përmbajtja

    • Lakoret e përgjigjes frekuenciale,

    • Korrigjimi i frekuencës së lartë,

    • Korrigjimi i frekuencës së ultë,

    • Amplifikatorët tipikë të videos,




    RM 4

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e amplifikatorëve të radio frekuencës (RF).

    Përmbajtja

    • Përforcimi dhe impedanca hyrëse/dalëse,

    • Rrjeta për përcaktimin e frekuencës,

    • Amplifikatorët e çiftëzuar të RF,

    • Amplifikatori tipik i RF.




    Procedurat e vlersësimit





    Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



    RM Rezultatet e mësimit

    IV Instrumentet e vlerësimit

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi është bërë përmes testit me shkrim (kombinim i pyetjeve me përgjigje të përafërta, me zgjidhje të shumëfishta, me pyetje të shkurtëra dhe (ose) test për zgjidhjen e problemit), si dhe me vëzhgimin gjatë realizimit të eksperimenteve nga një i trajnuar ose grup nxënësish dhe çmuarjen e dokumentacionit të eksperimentimit, të përgatitur nga një nxënës. Çdo i trajnuar duhet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio të të gjitha eksperimenteve të realizuara për vlerësim.




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të shpjegojë amplifikimin,

    • Të numërojë disa aplikime të amplifikimit,

    • Të tregojë dy mënyra se si amplifikatorët janë të klasifikuar,

    • Të shpjegojë veçoritë e amplifikatorëve tranzistorik duke pasur parasysh nivelin e tyre të operimit,

    • Të shpjegojë veçoritë e katër çiftëzimeve të zakonshme të amplifikatorëve,

    • Të kujtojë karakteristikat e impedancës të amplifikatorit tranzistorik (amplifikatori me emitues të përbashkët, amplifikatori me bazë të përbashkët dhe amplifikatori me kolektor të përbashkët),

    • Të përshkruajnë riveprimin,

    • Të kujtojë principet e amplifikatorve me riveprim pozitivë dhe negative,

    • Të masë vlerat operative dhe pikën punuese të amplifikatorit tranzistorik.



    RM 2

    IV

    Në një test me shkrim, kombinim i testit me përgjigje përafërsisht të ngjashme, testit me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit, nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të përshkruar karakteristikat dhe veçoritë e audio amplifikatorëve.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të përshkruajë funksionin e ndarësit të fazave (një kaskadësh, dy kaskadësh),

    • Të tregojë aplikimin e ndarësit të fazes,

    • Të tregojë përdorimin e përbashkët të amplifikatorit push-pull.



    RM 3

    IV

    Në një test me shkrim, kombinim i testit me përgjigje përafërsisht të ngjashme, testit me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit, nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të përshkruar karakteristikat dhe veçoritë e video amplifikatorëve.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të përcaktojë limitin e frekuencës së ultë dhe të lartë të një amplifikatori nga lakorja e përgjigjes frekuencore,

    • Të numërojë faktorët, të cilët kufizojnë përgjigjen frekuenciale në një amplifikator,

    • Të tregojë teknikat e përdorura për rritjen e pergjigjes ne frekuenca te larta dhe në frekuenca të ulta të amplifikatorit,

    • Të identifikojë qëllimin e komponenteve të ndryshëm në skemën e plotë të amplifikatorëve tipikë të videos.



    RM 4

    IV

    Në një test me shkrim, kombinim i testit me përgjigje përafërsisht të ngjashme, testit me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit, nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të përshkruar karakteristikat dhe veçoritë e apmlifikatorëve të frekuencës së radios.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të tregojë qëllimin e rrjetit për përcakimin e frekuencës së amplifikatorëve RF,

    • Të përshkruajë format e përbashkëta të amplifikatorëve çift RF, Të tregojë një metodë me të cilën amplifikatorë RF mund të neutralizohen,

    • Të identifikojë qëllimin e komponenteve të ndryshëm në skemën e plotë të amplifikatorëve tipikë RF,



    Qasjet e rekomanduara të mësimidhënies/

    Mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elektonikës dhe të ndihmohet aty ku është e nevojshme me udhëzime,

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre,

    • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve, hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike,

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas arritjes së çdo rezultati të mësimit (shih procedurat e vlerësimit).



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Klasa dhe laboratori (përfshirë edhe veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë katalogjet, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.

    Titulli dhe shifra

    Antenat dhe marrësit e sinjaleve

    ELK-MM-3

    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi të dijë për veçoritë themelore të antenave dhe marrësve të sinjaleve, e në veçanti të antenës satelitore (SMATV) dhe marrësve përkatës. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë përdorimin, karakteristikat dhe veçoritë e llojeve të ndryshme antenave. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të montojë, instalojë, dhe rregullojë sistemin e antenave (përfshirë sistemet e distribuimit për shumë përdorues dhe marrësit satelitor)


    Download 0.77 Mb.
    1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   17




    Download 0.77 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    MARRËSIT E SINJALEVE DHE Amplifikatorët

    Download 0.77 Mb.