Në një kompjuter mund të instalohen disa Ueb shfletues dhe
shfrytëzuesi mund të zgjedhë me cilin do të punojë.
Në kompjuterët e shkollës sonë janë të instaluar Internet Explorer
dhe Mozilla Firefox.
Për te hapur Internet Explorer-in, ndiqni këto hapa:
Klikoni në pullën START
Në anën e majtë të listës me menytë kryesore gjendet Internet Explorer dhe mjafton vetëm një herë të klikoni mbi të dhe do të shfaqet dritarja si në këtë fotografi.
Si hyjmë në faqen e dëshiruar?
Në fushën për adresë, shkruajmë adresën që duam dhe shtypim tastin ENTER dhe pas një kohe të shkurtër (varësisht prej shpejtësisë si internetit) do të shfaqet faqja që e kërkuat dhe ju mbetet juve që t`i ndiqni hapat duke shfletuar përmbajtjen. Por, çfar ndodhë kur nuk dimë adresën e ndonjë faqeje që na intereson?
Edhe për këtë është kujdesur programuesi dhe ka krijuar të
ashtuquajtur Uebkërkues.
Ueb kërkuesit ose makina për kërkim (Search Engine)
Uebkërkues më të njohur janë: Goolge, Altavista, Yahoo, MSN, Ask etj.
Kur duhet të kërkojmë ndonjë program, dokument ose adresë të ndonjë Ueb faqeje, mjafton që në fushën e zbrazët të shkruani emrin e programit ose të dokumentit dhe do të prisni pak kohë që t`ua shfaq rezultatet e kërkimit. Ky kërkim zgjat një kohë të shkurtër dhe pasi të shfaqen rezultatet, që mund të jenë me mijëra, shfletoni dhe zgjidhni atë që dëshironi. Pra, e shihni se për një kohë të shkurtër gjetët atë që e keni kërkuar!
Uebportalet dhe forumet
|