Portal është Ueb sajt i centralizuar. Ai në një vend vendos lajme,
forume, postë elektronike, kërkim, vegla të ndryshme dhe Ueb shërbime tjera.
Portale më të njohura janë Yahoo, Google dhe MSN.
Portali i shkollave fillore dhe të mesme
Kohëve të fundit shumë përdoren uebportalet dhe forumet. Të shohim
se cili është funksioni i tyre. Uebportal mund të hap një shkollë, një organizatë pune, një ministri etj. P.sh. Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë ka hapur një portal, adresa e së cilës është http://www.schools.edu.mkqë është edhe në gjuhën shqipe. Këtu ka tema të ndryshme për të cilat shkruajnë nxënësit dhe arsimtarët. Poashtu ka edhe forum, në të cilin secili nxënës, arsimtarë apo prind mund të shkruaj për ndonjë problem ose të jep zgjidhje të ndonjë problemi. Ky portal është mirë të vizitohet më shpesh sepse aty do të gjeni përgjigje të shumta që ju interesojnë. Në forum mund të merni pjesë edhe ju me propozimet dhe sygjerimet tuaja.
Posta elektronike (ang.E-mail)
Kur bëjmë fjalë për internetin, punën e parë që ju pyet dikush është: a
ke postë elektronike?
Posta elektronike përdoret me të madhe dhe ka shumë përparësi në krahasim me postën e rëndomtë. Me postë elektronike mund të kontaktoni me shumë njerëz dhe përgjigjen ta merni për disa minuta nga e gjithë bota.
Që të dërgohet një letër, fotografi apo dokument tjetër me anë të
postës elektronike, para së gjithash kompjuteri duhet të jetë i kyçur në internet.
Secili kompjuter ka adresën e vet, njësoj si çdo shtëpi që ka adresën e saj.
Adresa e postës elektronike (E-mail) përmban këto elemente: emrin, shenjën @, adresën. Një adresë e postës elektronike do të ishte kështu: studenti@hotmail.com.
Postë elektronike mund të hapë secili. Një person mund të ketë disa
posta elektronike, varësisht prej shërbyesve. Postë elektronike mund të hapim edhe te portali i shkollave fillore që e përmendëm më lart.
Do të shohim se si hapet një postë elektronike në portalin e shkollave
fillore.
Hapim portalin e shkollave fillore dhe në këndin e djathtë lart zgjedhim gjuhën.
Në anën e majtë të dritares klikoni mbi E-mail… dhe do të shfaqet
dritarja si në këtë fotografi
Shigjeta ju tregon se duhet të klikoni në rreshtin në vazhdim pas së cilës do të hapet dritarja që e shihni më poshtë ku duhet t`i plotësoni fushat e zbrazta me të dhënat tuaja dhe mandej klikoni në butonin Dërgo.
Pas kësaj do të shfaqet edhe një dritare tjetër e cila do t`ju lajmërojë se adresa juaj është krijuar dhe se çfarë hapash duhet të ndiqni më tutje.
Urime, tani keni krijuar postë(E-mail) elektronike!
Viruset kompjuterike
Çfarë janë viruset?
Virus është fjalë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të
aftë të infektojnë kompjuterat dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memorjes, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Si hyjnë në kompjuter?
Virusët shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e tjerë. Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur në email, mund të hyjnë nga kompjuterat e tjerë, nga disketat, CD, etj.
Disa viruse pëhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit
operativ (Windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë përdoruesi.
Viruset shpërndahen edhe duke hapur një program që i instalon në kompjuter. Ky program mund të futet në kompjuter nga E-maili, mund të shkarkohet nga faqet e internetit, shkëmbimi i skedarëve në Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot të tjera.
Shumë nga këto programe instalohen me, ose pa dijen tënde, kur viziton
një faqe interneti. Këto faqe përdorin mënyra nga më të ndryshmet me dritare të vogla pop-up, mesazhe të ndyshme, cookies, reklama, flash, activex, etj që të gënjejnë ose detyrojnë përdoruesin për të instaluar reklamat, për të ndryshuar faqen e hapjes në internet explorer, për të instaluar një toolbar, etj.
Çfarë janë adware, spyware?
Adware quhen programet që bëjnë reklama. Spyware quhen programet
që përgjojnë përdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet që viziton në internet ose E-mail-in. Programet që përgjojnë internetin mundohen të zbulojnë se çfarë i intereson përdoruesit dhe dërgojnë reklama që u përshtaten atyre interesave.
Çfarë dëmi shkaktojnë në kompjuter?
Ka shumë programe të ndryshme në këtë grup , por shumica
përqëndrohen në këto:
Ndryshimi i faqes së hapjes të shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
Instalimi i ikonave të reja në krye të shfletuesit. Zakonisht këto ikona janë për kërkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi, shkarkime (download), etj.
Hapja e dritareve ose mesazheve të ndryshme që ju ofrojnë të blini diçka, të vizitoni një faqe, të luani një lojë, të merrni një shpërblim-llotari që gjoja se e keni fituar, etj.
Gjurmimi dhe përgjimi i faqeve që vizitoni me qëllim që të bëjnë reklama që u interesojnë.
Ngadalsojnë kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
Ngarkojnë kompjuterin me programe të shumta.
Fshihen në kompjuter dhe nuk të japin mundësi për ti hequr.
Llojet më të njohur që infektojnë kompjuterët, janë:
Krimbat (Worms)
Trojanët
Spijunët (Spywares)
Krimbat janë programe të cilat, sikurse viruset, vetëkopjohen dhe zgjerohne, por për tu aktivizuar dhe vepruar nuk i nevojitet ndonjë skedar (fajll) nikoqir.
Këto zakonisht ngjiten për porositë elektronike (imejl) që dërgohen nëpërmjet internetit dhe mund të vetëdërgohen në të gjitha adresat që i gjejnë.
Trojanët
Këto futen në kompjuter gjatë shkarkimit të ndonjë prgrami, këngë apo diçka tjetër. Në të shumtën e rasteve kur shkarkojmë programe të jeni të sigurt se do të ngjitet ndonjë trojan. Pasi të futen në kompjuter këto fillojnë akcionin e tyre të dëmshëm.
Spijunët
Këto janë prorgame të cilat kur të gjenden në kompjuterin e dikujt fillojnë regjistrimin e punës së fhfrytëzuesit të tij prej në Ueb faqe deri te të dhënat personale që i fut personi. Me këtë rast mund të vjedhin fjalëkalimin, të dhënat për kartelat kreditore etj.
Me rëndësi :
Kur hapni postën elektronike, nëse vëreni ndonjë mesazh që ua ka
dërguar ndonjë i panjohur mos e hapni, por e fshini menjëherë .
Mos hyni në faqe të internetit për të cilat nuk jeni të sigurtë se çka
kërkoni dhe mos hapni reklamat ose mos shkarkoni (download) programe që janë të dyshimta, sepse këto janë rastet më të mira kur mund ta infektoni kompjuterin tuaj nga viruse të ndryshme.
Si të mbrohemi nga viruset?
Mjekët përdorin një fjalë popullore që thotë:”Më mirë ta parandalosh se
sa ta shërosh sëmundjen”!
Edhe për kompjuterin vlen e njëjta , pra duhet ta parandalojmë nga
infektime të ndryshme. Për atë shërbejnë të ashtuquajturiat Antiviruse.
Çfarë janë antiviruset dhe si veprojnë ato?
Konsiderojeni kompjuterin tuaj si një shtëpi që ka dyer e dritare ku
mund të hyjnë insekte vdekjeprurëse! Dyert e dritaret e shtëpisë janë mjetet e komunikimit qe ju përdorni në Internet siç janë E-mail, navigimi i internetit, shkarkimi i skedarëve nga uebi.
Shtëpia po u la për shumë kohë, pa pastruar, zë pluhur dhe e njëjta gjë ndodh edhe me kompjuterin. Rolin e fshesës ne kompjuterin tuaj e luajnë pikërisht antiviruset që heqin pluhurin dhe insektet që infektojnë shëndetin e kompjuterit tuaj. Pra, në gjuhën popullore, antivirusi është një filter që nuk lejon në shtëpinë tuaj të futet as pluhur dhe as insekte që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Një program i tillë bën një skenim të të gjitha operacioneve që kanë të
bëjnë me shkrimin e informacionit në kompjuterin tuaj. Funksioni i dytë është ai i i monitorimit të plotë i të gjitha programeve që funksionojnë në kompjuterin tuaj.
Roli i programit anti-virus nuk lejon që dikush tu shkruaj në kompjuter
një skedar që mbart një infeksion, ashtu sikundër nuk lejon që dikush të vërë në funksionim një program që mund të jetë me pasoja të këqia për sistemin tuaj kompjuterik.
Programi nuk i izolon dyert dhe dritaret e shtëpisë tuaj, thjeshtë u vë
një rrjetë që nuk lejon të hyjnë e të dalin insekte vdekjeprurëse!
Si i njeh programi viruset?
Pergjigjia eshte shume e thjeshtë, vetë programi mbart një listë të
plotë të gjithë viruseve që njihen deri më sot. Kjo listë në vetvete mbart "emrin e virusit". Kjo mundëson që programi të bëjë krahasimin e emrave të viruseve në listë me skedarët e kompjuterit tuaj. Nëse krahasimi është i i suksesshem, atëherë një virus është gjetur dhe programi e di se cili virus ështe ai që ka infektuar këtë skedar. Në rast se krahasimi dështon, do të thotë në shumicën e rasteve që skedari është i "pastërt". Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë pasi mos harroni qe programi vetëm njeh ato viruse që njihen, jo ato që janë lëshuar kohët e fundit !!!!!
Krahas listës së viruseve, programi është programuar që të ndërmarrë
edhe një sërë hapash sa herë që një virus është zbuluar. Në shumicën e rasteve skedari që mbart virusin futet në “karantinë” (izolohet) që është një vend ku programi hedh të gjithë skedarët e infektuar në kompjuterin tuaj dhe nuk lejon asnjë program tjetër që ti lexojë ,ose programi mundohet ta fshijë virusin që i është bashkangjitur skedarit. Nëse ia del ta fshijë, skedari mund të përdoret sërish nga përdoruesi. Në rast se nuk ia del, atëherë programi e izolon në karantinë ose e fshin fare skedarin. Në këtë menyrë parandalon shtrirjen e mëtejshme të epidemisë në kompjuterin tuaj apo me gjerë.
Sa herë që ju shkarkoni përditësime "updates", programi i shton listës
së viruseve viruse të rinj që janë zbuluar kohët e fundit. Ne këtë mënyrë, programi juaj do të jetë në gjendje që t`i dallojë dhe parandalojë këto viruse para se të jetë tepër vonë për fatin e informacionit në kompjuterin tuaj.
Antiviruset me te njohur janë : Norton antivirus , Mcafee antivirus , Kaspersky antivurs , Panda antivirus etj .
MBAJMË MEND
Për t`u lidhur një kompjuter në rrjet duhet të jetë i pajisur me kartelë rrjeti;
Rrjetin kompjuterik e përbëjnë dy ose më shumë kompjuterë të lidhur njëri me tjetrin;
Ekzistojnë disa lloje të rrjetave kompjuterike; LAN, MAN, WAN, WLAN etj.;
Ekzistojnë dy mënyra të grupimit të rrjeteve në Windows: grupe punuese (workgroups) dhe domene (domain);
TCP/IP (protokoli) paraqet një bashkësi rregullash për komunikim;
TCP/IP është “gjuha” me të cilën komunikon interneti;
IP adresa , është lloj i adresës kompjuterike;
Interneti është rrjet i rrjetave kompjuterike
Komunikimin në internet e mundësojnë servise të specializuara
(ISP) që ofrojnë shërbime të ndryshme;
Për të pasur qasje në Internet , kompjuteri duhet të jetë i pajisur me MODEM ose kartelë rrjeti;
Secili kompjuter ka adresën e vet;
Internet serviset janë: E-mail, IRC, FTP, Telnet dhe WWW;
WWW në përkthim do të thotë “Rrjet i marimangës” është servisi më i popullarizuar;
HTTP është protokol i posaçëm për të marrë ndonjë dokument nga një kompjuter tjetër;
URL është adresë e një faqe interneti
HTML është gjuhë programore;
Për qasje në Web faqe shërbejnë Ueb shfletuesit;
Ueb shfletues më të njohur janë: Internet Explorer, Netscape, Mozilla Firefox etj.;
Për të gjetur faqet e dëshiruara në internet, shërbejnë Ueb këruesit;
Uebkërkuesit më të njohur janë: Google, Altavista etj.;
Uebportal mund të hapë një shkollë, një organizatë pune, një Ministri etj.;
Uebportali i shkollave fillore mundëson qasje të lirë të gjithë nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve;
Adresa e postës elektronike përmban këto elemente: emrin, shenjën @ dhe adresën. P.sh. studenti@hotmail.com;
Viruse janë programe keqbërëse që shkaktojnë dëme të ndryshme në një kompjuter;
Antiviruset nuk lejojnë që të futen programe keqbërëse në kompjute ;
Antiviruset më të njohur janë: Norton antivirus, Mcafee, Kaspersky, Panda etj.
Ali Ajeti Faqe
|