Interneti rrjeti kompjuterik




Download 1.56 Mb.
bet1/3
Sana23.09.2020
Hajmi1.56 Mb.
#11553
  1   2   3

Interneti



INTERNETI

Rrjeti kompjuterik

Me rrjet kompjuterik nënkuptojmë dy ose më shumë kompjuterë të

jenë të lidhur njëri me tjetrin në atë mënyrë që të shkëmbejnë informata të ndryshme ndmërmjet tyre.

Me lidhjen e kompjuterëve në rrjet fitohen shumë gjëra, si p.sh. më

shpejtë vijmë deri te ndonjë informatë që na e mundëson kompjuteri tjetër, shkëmbejmë materiale të ndryshme të cilat i marrim si të gatshme etj.

Që të mundësohen të gjitha këto, secili kompjuter ose disa prej tyre

duhet t`i japin “leje” njëri tjetrit se çka mund të shfrytëzojnë nga kompjuteri i tyre.

Llojet e rrjeteve kompjuterike

Ekzistojnë disa lloje të rrjetave: LAN, MAN, WAN etj.



LAN (ang.Local Area Network) është teknologji e cila mundëson lidhjen

e disa kompjuterëve në një ndërtesë ose në ndonjë organizatë pune. Ky lloj rrjeti mundëson lidhjen e kompjuterëve me anë të kabllove rrjetorë nëpërmjet kartelave të rrjetit që i posedon çdo kompjuter dhe paisjes shtesë të cilat mundësojnë komunikim pa pengesa.

Shembull për rrjet lokal kompjuterik janë kompjuterët e lidhur në një

klasë, zyrë, ndërtesë etj.

Kompjuterët në shkollën tonë janë të lidhur në rrjet.

MAN (ang.Metropoliten Area Networks)

Ky lloj rrjeti mundëson lidhjen në rrjet të kompjuterëve në largësi jo

të mëdha, por që nuk janë të vendosur në një ndërtesë. Rrjetat e këtilla shërbejnë më së shumti për të mbuluar nevojat e një zone të qyteit ose të vendbanimeve më të vogla.

WLAN (ang. Wi-Fi-LAN) rrjeti pa tela

Rrjeti lokal i cili është instaluar nëpër shkolla paraqet Wi-Fi LAN (WLAN - rrjet pa tela) sipas standardeve 802.11g. Kjo do të thote se pajisjet të cilet janë në domenin e ruterit në mes vete komunikojnë me shpejtësi prej 54 Mbps (megabita në sekondë). Kjo shpejtësi varet edhe nga fuqia e sinjalit deri të klienti, gjegjësisht vendndodhja e klientit.





Pajisjet elementare në rrjetet kompjuterike pa tel –WLAN

Ekzistojnë dy mënyra të grupimit të rrjeteve në Microsoft Windows:

grupe punuese (workgroups) dhe domene (domain).

Grupet punuese (Workgroups)

Grup punues (workgroup) është menyre e grupimit të kompjuterëve të

cilët shfrytëzojne resurse të përbashkëta siç janë printerët, dokumentet etj. Grupet punuese (workgroups) njihen si peer-to-peer rrjete përshkak se të gjithe kompjuterët kanë privilegje të barabarta në shfrytëzimin e resurseve. Te ata nuk ka nevojë për emërtim të serverit. Nëpër kompani të vogla dhe shkolla kompjuterët zakonisht organizohen në grupe punuese.

Domenet (domains)

Domeni paraqet grup komjuterësh, të përcaktuara nga administratori i

rrjetit, të cilët shfrytëzojnë direktoriume të përbashkëta si dhe kanë politikë të sigurisë së përbashkët. Që të instalohen domene nevojiten server të veçantë.

Domenet janë të përshtatshëm për kompani të mëdha dhe institucione.



Paisjet për lidhjen e kompjuterëve në rrjet

Për lidhje në rrjet, secili kompjuter duhet të ketë kartelën e vet të



rrjetit.

Që të mundësohet lidhja e disa kompjuterëve në rrjet, një kompjuter

duhet të jetë Server ndërsa kompjuterët tjerë do të jenë Client. Në këtë rast Serveri është kompjuteri kryesor i cili u mundëson qasje kompjuterëve tjerë në rrjet, ndërsa Clientët janë të varur prej Serverit. P.sh. Serveri mund të lejojë që të gjithë kompjuterët tjerë të shfrytëzojnë një Printer.

Paisja që mundëson dhe organizon përcjelljen e të dhënave nëpërmjet

kompjuterëve në rrjetin lokal quhet suiç (switch).

Te rrjetet më të vogla lokale, suiçi mund të jetë pjesë e paisjes ruter (router). Ruteri është paisje e cila mundëson një rrjet lokal të lidhet me rrjetet tjera (p.sh. me rrjetet tjera lokale apo Internet).



Rrjeti global kompjuterik WAN

WAN (ang.Wide Area Network)

Ky lloj rrjeti mundëson lidhje të kompjuterëve dhe komunikim mes

kompjuterëve nga largësi më të mëdha. Këto rrjeta zakonisht bashkojnë dy kontinente ose vëndohen në nivel të një shteti.

Paisje për lidhje me rrjetin WAN janë: kabllo transoqeanike,

satelitore, linja telefonike etj.

Rrjeti më i madh WAN në botë, quhet INTERNET.

Funksionimi i internetit

Interneti

Interneti është rrjet i rrjetave kompjuterike.

Interneti mundëson që një person të ndajë ose shkëmbejë informata me një person tjetër që është i larguar me mijëra kilometra. Çka na mundëson Interneti? Në internet kyçemi për të kërkuar informata që na interesojnë; për të hyrë në kontakt me njerëz; për të blerë ose shitur diçka; për tregëti; për transakcione finansiare; për arsim; për punë hulumtuese e shkencore; për të marë pjesë në forumë të ndryshme; për argëtim dhe rekreim etj .

Pra, lirisht mund të themi se Interneti është rrjet botëror. Të shohim

se si komunikojmë nëpërmjet internetit?

Internet adresa në secilin kompjuter të internetit

Dy njerëz shkëmbejnë mendime në gjuhën e tyre amtare.

Çdo njeri ka adresën e vet ku jeton.

Në mënyrë të ngjashme komunikojmë edhe në Internet. Çka do të

thotë kjo? Secili kompjuter ka adresën e vet dhe komunikon në mënyrë të veçantë. “Gjuha“ me të cilën komunikon interneti është TCP/IP

(ang.Transmission Control Protocol/Internet Protocol)

TCP ang.Transmission Control Protocol

Për komunikim të kompjutoreve si dhe shfrytezim të resurseve të

përbashketa duhet të shfrytezohen protokole të njejta. Protokoli paraqet një bashkesi rregullash për komunikim. Kjo mundëson që shkëmbimi i informatave të arrijë ne vendin në mënyrë të drejtë në vendin e caktuar .

IP adresa (ang. Internet Protocol)

IP (Aj-Pi) adresa është një lloj adrese kompjuterike Secili kompjuter,

që të jetë i lidhur në Internet, medoemos duhet të ketë adresën e vet. Ajo quhet Internet adresa dhe shënohet me shkurtesën IP. IP adresa është e ngjashme me adresat tona shtëpiake. Pa të kompjutoret nuk mund të dergojne ose të pranojne informacione, rrjedhimisht nuk munden të dergojne mesazhe elektronike, ti qasen internetit ose të shfrytezojnë informacione nga kompjuterët tjerë. IP adresat janë katërshe numrash të ndara me pikë, p.sh. 192.168.1.2.

Njësoj sikur secili kompjuter që ka adresën e vet, ashtu edhe secili

skedar (fajll) i vendosur për shfletim në ndonjë kompjuter në Internet (tekst, fotografi, video klip, muzikë etj.) duhet ta ketë adresën e vet, që ndryshe quhet Ueb adresa apo URL (Uniform Resource Locator).

URL (Uniform Resource Locator)

Te gjithë e keni dëgjuar fjalën URL dhe WWW. Por c’do të thotë kjo

fjalë URL – (Uniform Resource Locator) që s’është asgjë veçse adresa e një faqe në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me http:// (HyperText Transfer Protocol) që ju shkruani në çdo adresë që doni ta shihni në Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një formë elektronike me lidhje ndërmjet faqeve.

Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shumë banesa, ca

pallate, rrugë, trafik, shtëpi të bukura etj. Pa adresë nuk vete gjëkundi, sepse do të humbesh, ndërsa me të pyetur “shkon në Stamboll”, thotë populli dhe me të pyetur (kërkim) në Internet shkon në Hënë!

Mënyra e lidhjes në internet

Komunikimin në internet e mundësojnë organizata të specializuara që

ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet. Këto organizata ndryshe edhe quhen ang.Internet Service Provider (ISP) të cilat disponojnë me kompjuterë të fuqishëm që të mundemi të komunikojmë në çdo kënd të botës pa pengesa. P.sh. te ne, të tilla janë firmat MtNet, OnNet, T-home etj. Lidhja mund të bëhet në disa mënyra:

Me linjën fikse telefonike


  • Dial Up,

  • ISDN

  • ADSL

Me televizor

  • kabllovik

  • satelitor

Pa tela (Wireles) (WiFi, WADSL, WiMAX).

Me telefoni mobile (GPRS, EDGE, 3G)

Secila prej këtyre mënyrave të lidhjes shfrytëzon paisje të ndryshme (linjat telefonike, modem, satelite, kabllo, adapter pa tela etj.) prej të cilave varet shpejtësia e përcjelljes së të dhënave, çmimi, mundësitë etj.

Secili shfrytëzues mund ta zgjedhë atë mënyrë të lidhjes që i

përgjigjet.



Shërbimet e internetit (internet serviset)

Internet serviset

Nëpërmjet internetit mund të shkëmbejmë llo-lloj materialesh, duke

filluar prej letrave, dokumenteve, sekvencave filmike, muzike, datoteka të ndryshme etj. Të gjitha këto, me një fjalë, quhen shërbime të internetit.

Shërbimet punojnë nëpërmjet kompjuterëve të lidhur në internet që

quhen Serverë. Komojuterët e lidhur në internet, që i shfrytëzojnë shërbimet prej interetit, quhen Klientë.

Prandaj ekzistojnë servise të ndryshme që i mundësojnë të gjitha këto. Interneti, shërbimet e tij i ofron nëpërmjet këtyre serviseve:



  • E-mail

  • IRC FTP

  • Telnet

  • WWW

  • Bankimi elektronik

  • Download

  • Upload

E-mail (posta elektronike) (shërbim për pranimin dhe dërgimin e postës

elektronike)

Puna e parë që ju pyet dikush është: A ke E-mail? Pra nga vetë kjo

kuptohet se komunikimi kudo në botë bëhet nëpërmjet postës elektronike.

Posta elektronike ka përdorim të gjerë sepse është shumë e shpejtë dhe mund të shkëmbehen materiale të ndryshme për një kohë të shkurtër në botën. Porosia juaj do të arrijë për disa minuta në vendin e caktuar.

IRC(ang.IRC-Internet Relay Chat) (komunikim interaktiv) shërbime për

komunikim tekstual, audo dhe video ndërmjet njerëzve që gjenden njëkohësisht në internet. Është ekuivalent për radiolidhjet dhe mundëson komunikim direkt (online) me shfrytëzuesit. Ky servis është shumë i popullarizuar te të rinjtë. Me anë të këtij servisi bisedohet në mënyrë direkte me njëri-tjetrin ose me disa përnjëherësh.

Programe të njohura që mundësojnë këtë lloj komunikimi janë: ICQ, Skype, Messenger, mIRC etj.

FTP (ang. File Transfer Protocol)

Ky servis mundëson shkëmbimin e fajllave të ndryshëm të lidhur në

internet. Poashtu mundëson që të kemi qasje në arkivat e mëdha të softverëve të ndryshëm që gjenden në internet. Me anë të këtij servisi mund të bëjmë shkarkimin e softverit pa pagesë.

Telnet

Puna në një kompjuter që ndodhet në një largësi është një nga

shërbimet e internetit. Programi që mundëson qasje të këtillë quhet Telnet. Telneti mundëson që cilido kompjuter të lidhet me një kompjuter tjetër në afërsi apo në pjesën tjetër të botës me qëllim që t`i shfytëzojë shërbimet e tij. Atëherë ky kompjuter do të paraqes terminal, i cili në ekranin e tij do t`i tregojë rezultatet e kompjuterit që është në largësi.

Që të mund të bëhet kjo, është e nevojshme të dihet adresa e

kompjuterit që ndodhet në largësi.

WWW (World Wide Web) është servisi më i popullarizuar i internetit.

Përkthimi i këtyre fjalëve do të ishte ”rrjet i marimangës” i thurur në tërë botën.

Shërbim për vendosjen e Ueb sajteve të veta dhe për shfletim të Ueb

sajteve të tjera.

WWW paraqet servis (shërbyes) në të cilin mund të gjejmë infrmacione

të ndryshme që na interesojnë, të cilat mund të jenë dokumente tekstuale, zë, fotografi etj. Këto distribuohen në mënyrë hipertekstuale, që ndryshen quhen Ueb faqe.



Rregullat e sjelljes në internet

Shfrytëzuesit e internetit duhet të dinë që:



  • Nuk janë çdo herë të sakta dhe të sigurta Ueb sajtet apo përmbajtjet e vendosura në internet;

  • Nuk janë çdo herë të besueshëm të gjithë njerëzit që komunikojnë në internet.

Nëse je shfrytëzues i internetit që të sigurohesh nga ngjarjet e padëshiruara dhe të pakëndshme, përmbaju këshillave vijuese:

  • Për të gjitha situatat në të cilat nuk je i isigurt si të veprosh kërko këshillën e dikujt që i beson dhe që i di mirë përparësitë, por edhe grackat e internetit (prindi, arsimtari);

  • Askujt mos i zbulo fjalëkalimet që i përdor në internet pasiqë mund të keqpërdoren. P.sh. dikush mund ta lexojë, shkruaj apo dërgojë postën elektronike në emrin tënd apo të bisedojë në internet në emrin tënf dhe të të bëjë pjesëmarrës në situata të palakmuara;

  • Mos fut të dhëna dhe e-mail adresën tënde në Ueb sajte të panjohura dhe mos iu përgjigj e-mail porosive të panjohura, sepse mund të jesh i sulmuar nga reklamat apo viruse;

  • Asnjëherë mos e fut në internet numrin e kartelës kreditore të prindërve të tu, për të blerë apo porositur diçka, pa lejen dhe këshillin e prindërve;

  • Mbahu i panjohur për bashkëbiseduesit e panjohur pasiqë edhe njerëzit më qëllimkeq mund të shtiren si të dashur, të mirë, si fëmijë apo tinejxher;

  • Mos i jep të dhënat personale të tua apo të prindërve ose të anëtarëve të familjes (emrin dhe mbiemrin, adresën, telefonin apo fotografi) bashkëbiseduesve të panjohur në internet. Bisedo haptas për qëndrimet dhe mendimet tua, por mos e zbulo identitetin tënd;

  • Nëse ke vendosur të takohesh me dikë që e ke njoftuar në internet, le të jetë ai vend publik. Asnjëherë nuk mund të dish çka është e vërtetë nga marrëveshja në internet. Mos shko vetë, menjëherë largohu, paraqitu në telefon dhe kërko ndihmë nëse ndjen se diçka nuk është në rregull ose diçka nuk të pëlqen;

  • Gjatë bisedimit në internet mos përdor fjalë fyese dhe të turpshme;

  • Tekstin gjatë bisedimit mos e shkruaj me shkronja të mëdha. Kjo është njësoj sikur të bërtasësh;

  • Më shumë informata në lidhje me këtë mund ti gjesh në sajtin www.crisp.org.mk

Ueb faqja dhe Ueb sajti

Ueb faqja

Ueb faqja është dokument i vendosur në internet për shfletim. Ueb

dokumentet, kanë prapashtesën .htm ose .html.

Ueb faqet kanë përmbajtje që është kombinim i teksteve, fotografive,

zërit dhe videos.

Shërbimi për vendosjen dhe shfletimin e Ueb faqeve, është WWW (World Wide Web) dhe është shërbim më i popullarizuar në internet.



Ueb sajti

Ube sajti është kolekcion i një apo më shumë Ueb faqeve të vendosura

në internet.

Ueb faqet e Ube sajtit, janë të organizuara në formë të drurit (trungut) prej folderëve dhe nënfolderëve.



Faqja fillestare

Secili Ueb sajt ka faqen e vet fillestare. Saqja fillestare e Ueb sajtit,

quhet Home page. Zakonisht kjo faqe i tregon shfrytëzuesit çka mund të gjendet në Ueb sajt – ngjashëm me përmbajtjen e një libri.

Adresa

Secila faqe e Ueb sajtit, që të hapet, duhet të ketë adresën e vetme (URL).

Kompjuteri në rrjet shfrytëzon të ashtuquajtur protokol të posaçëm HTTP (Hypertext Transmission Protocol) për të marrë ndonjë dokument prej një kompjuteri tjetër. Çdo WWW faqe ka adresën e vet të posaçme, e quajtur URL ( Uniform Resoruce Locator ). Në mënyrë grafike kjo do të ishte kështu: http:// = protokoli

WWW = adresa e faqes dhe pas kësaj vazhdon emri i faqes, si p.sh.



http://www.dituriasaraj.schools.edu.mk

Protokoli adresa emri i faqes prapashtesat shkurtesa për shtetin Çdo faqe ka edhe prapashtesat e saj, me anë të të cilave mund të dimë

se për çfarë bëhet fjalë. Kështu p.sh. prapashtesa .com tregon se kjo është faqe komerciale, .gov se është faqe qeveritare, .edu se është faqe për organizata që merren me arsim, ndërsa prapashtesa e fundit është ajo që tregon përkatësinë e shtetit, si p.sh. .mk = Maqedoni, .al=Shqipëri etj. Domethënia e pjesëve të adresave Shkurtesat e tipit të sajtit janë:

.com , faqe komerciale

.net, për shërbime të rrjetit

.gov, institucione qeveritare

.org, organizata joqeveritare

.edu, institucione arsimore

.mil, institucione ushtarake etj.

Shkurtesat për shtete

.mk, Maqedonia

.al, Shqipëria

.de, Gjermania,

.hr, Kroacia etj.

HTML (Hypertext Markup Language)

Web faqet praktikisht janë HTML dokumente të cilat krijohen me

softuer (program) përkatës. HTML datotekat janë tekstuale të cilat secili mund t`i lexojë.Të gjitha këto gjenerohen me anë të gjuhës HTML.Kjo do të thotë, se HTML është gjuhë programore.

Linqet (lidhjet)

Për lëvizje prej njërës në faqen tjetër të Ueb sajtit, apo në faqen

tjetër të Ueb sajteve tjerë, shfrytëzohen lidhje të posaçme, që quhen Linqe (lidhje). Linqet mund të jenë tekstuale ose grafike (fotografi).

Linqet tekstuale mund të jenë fjalëtë nënvizuara, fjalë me ngjyrë të

ndryshme etj.



Linqet grafike mund të jenë fotografi, butona etj.

Linqet dallohen nga teksti sepse janë të nënvizuar dhe kanë ngjyrë

tjetër prej tekstit të rëndomtë. Posa të vëndoni kursorin e mausit mbi linkun ai do ta ndryshojë pamjen. P.sh. prej shigjetës do të ndryshohet në dorë.

Publikimi dhe hostimi i Ueb sajtit

Pronarët e Ueb sajtit, sot janë njerëz të rëndomtë, shkolla, firma,

organizata, institucione etj.

ISP-( Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na

bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia. Serveri është një kompjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër dhe ai tjetri vetë me një tjetër.

Ueb faqet krijohen dhe radhiten në Ube sajt me ndihmën e programeve

speciale. Ueb sajti krijohet në një kompjuter, ndërsa ruhet në kompjuterin tjetër.

Kompjuteri në të cilin ruhet Ueb sajti, që të jetë i qasshëm për shfletim

në internet, quhet Ueb server apo Host.



Hosteri-(pritësi) ai server që mban faqen tënde në internet dhe që bën

të mundur që edhe të tjerët ta shohin. Këtë kuptojeni si një dyqan me qira që duhet të paguani qiramarrësin.

Nëpërmjet Hostit Ueb sajti është në dispozicion për shfrytëzuesit e

internetit nga cilado anë e botës 24 orë në ditë.

Përcjellja e përmbajtjes së Ueb sajtit nga kompjuteri prej ku është

krijuar, deri te kompjuteri ku duhet të ruhet, quhet Publikim i Ueb sajtit.

Ndarja e hapësirës për Ueb sajt në ndonjë Ueb server quhet Hostim i Ueb sajtit.

Ueb shfletuesi (Web browser)

Programi për hapje, shfletim dhe lëvizje nëpër Ueb faqe të ndryshme të Ueb sajteve, quhet Ueb shfletues.

Lëvizja (navigimi) nëpër Ueb faqe të ndryshme në internet, në mënyrë

të popullarizuar quhet surfim në internet. Ueb faqja në Ueb shfletues, hapet me shkruarjen e adreës në fushën speciale për adresa.



Ueb shfletues më të njohur

Ekziston numër i madh i Ueb shfletuesve, por më të njohur janë:



Internet Explorer Mozilla Firefox Opera



Download 1.56 Mb.
  1   2   3




Download 1.56 Mb.