a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë veçoritë kryesore të materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;
të tregojë kryesore të materialeve dhe të komponenteve elektroteknike.
b) Temat e kapitullit
Struktura dhe vetitë e materialeve
Lidhjet kimike
Llojet e materialeve: metalet dhe jometalet
Llojet e materialeve dhe komponenteve elektroteknike, veçoritë e tyre
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve dhe të komponenteve (elementeve) elektroteknike;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me komponentet (elementet) elektroteknike.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale dhe komponente të ndryshme elektroteknike;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 2: Materialet për përcjellës- 0.9 Kredi (9 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve për përcjellës;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për përcjellës.
b) Temat e kapitullit
Materialet për përcjellës
Bakri: llojet, vetitë dhe përdorimi i tij
Alumini: vetitë dhe përdorimi i tij; linjat
Siguresat e shkrishme
Plumbi, merkuri (zhiva) dhe metalet fisnike: kontaktorët
Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve për përcjellës
Valësjellësit
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për përcjellës;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për përcjellës;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për përcjellës.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale për përcjellës;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 3: Materialet për rezistues- 0.9 Kredi (9 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve për rezistues;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për rezistues.
b) Temat e kapitullit
Materialet për rezistues
Llojet e materialeve për rezistuesit
Veçoritë e materialeve për rezistues
Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të rezistuesve
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për rezistues;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për rezistues;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për rezistues.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale të ndryshme për rezistues;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 4: Materialet gjysmëpërçuese- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve për gjysmëpërçues;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për gjysmëpërçues.
b) Temat e kapitullit
Materialet gjysmëpërçuese
Germaniumi (Ge), silici (Si), arsenuri i galiumit (GaAs)
Komponentet gjysmëpërçuese: diodat, transistorët, tiristorët; qarqet e integruara
Komponentet (elementet) optoelektronike
Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve gjysmëpërçuese
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për gjysmëpërçuese;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve gjysmëpërçuese;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet gjysmëpërçuese.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale të ndryshme gjysmëpërçuese;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 5: Materialet izoluese- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve izoluese;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve izoluese.
b) Temat e kapitullit
Materialet izoluese: llojet dhe veçoritë
Kondensatorët: llojet dhe veçoritë
Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve izoluese
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve izoluese;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve izoluese;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet izoluese.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale izoluese;
kondensatorë;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 6: Materialet për konektorë -0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve për konektorë;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për konektorë dhe të konektorëve;
të përshkruajë teknikat e bashkimit: pikjen, saldimin, ngjitjen.
b) Temat e kapitullit
Materialet për konektorë (bashkime)
Vetitë dhe përdorimet e materialeve për konektorë
Teknikat e bashkimit: pikja, saldimi, ngjitja
Konektorët: llojet dhe veçoritë
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për konektorë;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për konektorë;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me konektorët.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale për konektorë;
konektorë të llojeve të ndryshme;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 7: Materialet magnetike- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve magnetike;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve magnetike.
b) Temat e kapitullit
Materialet magnetike, llojet dhe përdorimet
Struktura dhe veçoritë e materialeve magnetike
Elektromagnetet dhe reletë
Mënyrat e shqyrtimit (testimit) të materialeve magnetike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve magnetike;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve magnetike;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet magnetike.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale magnetike;
elektromagnete dhe rele të llojeve të ndryshme;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 8: Materialet e tjera për pajisjet elektroteknike – 0.8 Kredi(8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë llojet e materialeve për pajisje elektrike dhe elektronike;
të tregojë vetitë dhe përdorimin e materialeve për pajisje elektrike dhe elektronike.
b) Temat e kapitullit
Materialet për pajisjet elektrike
Materialet për pajisjet elektronike
Materialet për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike
Mbrojtja e materialit nga korrozioni
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të motivojë nxënësit duke përdorur mjete vizuale;
të zhvillojë diskutimin ndërmjet nxënësve lidhur me veçoritë kryesore të materialeve për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike;
të angazhojë nxënësit në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet punës në grupe;
të kryejë punë laboratori për llojet e materialeve për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike;
të realizojë ushtrime numerike lidhur me materialet për konstruktesat e shtëpizave të pajisjeve elektroteknike.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
materiale për pajisje elektrike;
materiale për pajisje elektroteknike;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Programi i lëndës
3.“Vizatim teknik me dokumentacion”
Lëmi: Elektroteknikë
Profilet: Informatikë, Telekomunikacion, Energjetikë, Makina elektrike, Elektronikë industriale,Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës , Komunikime audio dhe video
Niveli: I
Niveli: I
Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës
Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:
të argumentojë rëndësinë e vizatimit teknik dhe të dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore;
të zbatojë standardet e vizatimit teknik;
të zhvillojë ndjenjën e saktësisë, të përpikërisë dhe të rregullsisë për të bukurën nëpërmjet vizatimit teknik;
të dijë të përdorë llojet e ndryshme të vijave dhe të shkrimit teknik;
të lexojë, të paraqesë dhe interpretojë vizatimet në shkallë të ndryshme të prezantimit;
të hartojë dhe interpretojë mënyrat e konstruktimit të figurave të rregullta gjeometrike;
të dallojë simbolet e ndryshme elektrike dhe elektronike në skema dhe të vizatojë e të interpretojë ato.
II. Fondi i orëve të lëndës
35 javë x 2 orë/javë = 70 orë
III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Hyrje. Veglat dhe standardet e vizatimit teknik-0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitulli
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të argumentojë rëndësinë e vizatimit teknik dhe të dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore;
të përshkruajë standardet e vizatimit teknik;
të përzgjedhë veglat e ndryshme për vizatim teknik dhe të dijë të përdorë ato.
b) Temat e kapitullit
Rëndësia e vizatimit teknik dhe e dokumentacionit teknik për industrinë dhe për prodhimtarinë bashkëkohore
Standardet, formatet, tabelat (legjendat) dhe matjet në vizatimin teknik
Veglat për vizatim teknik dhe përdorimi i tyre
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të japë shembuj të dhe të ilustrojë standardet e vizatimit teknik;
të demonstrojë përdorimin e veglave të vizatimit teknik.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
klasa;
modele të standardeve të vizatimit teknik;
vegla të vizatimit teknik.
Kapitulli 2: Llojet e vijave dhe të shkrimit teknik – 1.4 Kredi (14 orë)
a) Qëllimi i kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të dallojë llojet e ndryshme të vijave dhe të shkrimit teknik dhe t’i përdorë ato si duhet.
b) Temat e kapitullit
Llojet e vijave dhe përdorimi i tyre
Shkrimi teknik
Materialet dhe simbolizimi i tyre në vizatimin teknik
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
klasa;
veglat dhe mjetet për vizatim teknik.
Kapitulli 3: Konstruktimi i figurave gjeometrike- 1.6 Kredi (16 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të zbatojë standardet e vizatimit teknik;
të konstruktojë figura të ndryshme gjeometrike;
të bëjë kuotimin (dimensionimin) e figurave të vizatuara.
b) Temat e kapitullit
Shkalla numerike e një vizatimi teknik
Kuotimi (dimensionimi)
Shembuj dhe ushtrime për kuotimin
Konstruktimi i figurave të rregullta gjeometrike
Shembuj dhe ushtrime për konstruktimin e figurave të rregullta gjeometrike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të demonstrojë përdorimin e vijave në shembuj me figura gjeometrike;
të japë shembuj për shkallën numerike të një vizatimi teknik.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
klasa;
veglat dhe materialet për vizatim teknik.
Kapitulli 4: Simbolet dhe skemat elektrike dhe elektronike- 1.7 Kredi (17 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të lexojë, paraqesë dhe interpretojë vizatimet në shkallë të ndryshme të prezantimit;
të dallojë dhe të vizatojë simbolet dhe skemat e caktuara elektrike dhe elektronike.
b) Temat e kapitullit
Simbolet elektrike për skemat elektrike
Shembuj për simbolet elektrike
Simbolet e komponenteve elektronike
Shembuj të simboleve elektronike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të japë shembuj të skemave dhe simboleve e komponenteve elektronike dhe të ushtrojë nxënësit për ato.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
klasa;
veglat dhe materialet për skemat elektrike dhe elektronike.
Kapitulli 5: Interpretimi i skemave elektrike dhe elektronike- 1.7 Kredi (17 orë)
a) Qëllimi i kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të dallojë simbolet e ndryshme elektrike dhe elektronike në skema dhe të dijë të vizatojë dhe të interpretojë ato.
b) Temat e kapitullit
Vizatimi i skemave elektrike
Interpretimi i skemave elektrike
Shembuj të skemave elektrike tipike
Vizatimi i skemave elektronike
Interpretimi i skemave elektronike
Shembuj të skemave elektronike tipike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të japë shembuj të vizatimit dhe interpretimit të skemave elektrike dhe elektronike;
të ushtrojë nxënësit për vizatimin dhe interpretimin e skemave elektrike dhe elektronike.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
klasa; veglat dhe materialet për vizatim teknik.
Programi i lëndës
“Bazat e elektronikës”
Lëmi: Elektroteknikë
Profilet: Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës.
Niveli: I
Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës
Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:
të shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e elektronikës;
të dallojë komponentët elektronikë pasivë dhe aktivë dhe të paraqesë karakteristikat kryesore të tyre;
të dallojë qarqet elektronike kryesore analoge dhe të paraqesë veçoritë dhe karakteristikat kryesore të tyre;
të përshkruajë ndërtimin dhe mënyrën e fabrikimit të qarqeve të integruara themelore, analoge dhe digjitale;
të shpjegojë përdorimet kryesore të qarqeve të integruara.
II. Fondi i orëve të lëndës
35 javë x 2 orë/javë = 70 orë
III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Ndërtimi dhe veçoritë kryesore të komponentëve elektronikë pasivë e aktivë (30 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të rezistorëve;
të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të kondensatorëve;
të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të bobinave;
të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të diodave e transistorëve;
të dallojë fizikisht llojet e ndryshme të komponentëve optoelektronike;
të diagnostikojë se a janë në gjendje të rregullt komponentët elektronikë.
b) Temat e kapitullit
Rezistori, potenciometri, trimeri
Termistori, pozistori, fotorezistori e varistori
Kondensatori, kondensatori i ndryshueshëm
Bobina, variometri
Transformatori, autotransformatori
Dioda pn rrymëdrejtuese
Dioda Zener, dioda Shotki
Dioda tunel, LED-i
Fotodioda, celula diellore, dioda laser
Optoçiftuesi, LCD-ja, gypi katolik
Transistori dypolar (npn dhe pnp)
Transistori njëpolar (FET-i, IGFET-i, MOSFET-i)
Tiristori dhe triaku
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të përdorë mjete vizuale;
të kryejë punë laboratori me komponentë elektronik pasiv dhe aktiv;
të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;
të angazhojë nxënësit në grupe;
të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin instrumentet elektrike matëse;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
pankarta;
projektori;
katalogë;
laborator; makete për pajisjet;
komponente elektronike reale.
Kapitulli 2: Karakteristikat rrymë-tension të diodave dhe të transistorëve.
Amplifikimi i transistorit (20 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të diodës dhe të përcaktojë pikën e punës;
të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të transistorit (dypolar dhe njëpolar) dhe të përcaktoj pikën e punës;
të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të tiristorit dhe të përcaktoj pikën e punës;
të vizatojë karakteristikën rrymë-tension të triakut dhe të përcaktoj pikën e punës.
b) Temat e kapitullit
Karakteristika rrymë-tension e diodës
Karakteristikat rrymë-tension të transistorit dypolar (npn, pnp)
Karakteristikat rrymë-tension të transistorit njëpolar (FET, MOSFET)
Karakteristikat rrymë-tension të tiristorit
Karakteristikat rrymë-tension të triakut
Dioda si rrymëdrejtues
Lidhja e Grecit
Transistori si amplifikator
Drejtëza e punës dhe pika e punës e diodës
Drejtëza e punës dhe pika e punës e transistorit
Ushtrim laboratorik (nxjerrja e karakteristikave të punës të diodës dhe të transistorit)
|