• RM 2 Nxënësi duhet të jetë në gjendje të montojë dhe instalojë sisteme antenash. Përmbajtja
  • RM 3 Nxënësi është në gjendje të rregullojë antenat satelitore dhe tokësore për pranim të duhur të sinjalit. Përmbajtja
  • Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
  • Bazat e domosdoshme materiale
  • Titulli dhe shifra Marrësit AM/FM ELK-MM-4
  • Arsimi profesional




    Download 0,77 Mb.
    bet9/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0,77 Mb.
    #12553
    1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   17



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të bëj dallimin në mes sistemeve të ndryshme të antenave

    Përmbajtja

    • Parimet e antenës kryesore televizive (ang Master Anntena Television – MATV) ose antenat tokësore,

    • Parimet e punës së antenës kryesore satelitore televizive (ang. Satellite Master Anntena Television – SMATV),

    • Parimet e punës së antenës së përbashkët televizive (ang. Community Anntena Television – CTV) ose televizioni kabllovik.




    RM 2

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të montojë dhe instalojë sisteme antenash.

    Përmbajtja

    • Montimi i antenës tokësore,

    • Instalimi i sistemit të tokësorë të antenave,

    • Masat paraprake të sigurisë,

    • Instalimi i sistemit kabllovik të televizionit,

    • Masat paraprake të sigurisë,

    • Montimi i pjatës satelitore,

    • Instalimi i sistemit të antenës satelitore,

    • Masat paraprake të sigurisë.

    • Zbulimi dhe riparimi i avarive të instalimit të antenave.



    RM 3

    Nxënësi është në gjendje të rregullojë antenat satelitore dhe tokësore për pranim të duhur të sinjalit.

    Përmbajtja

    • Procedura e përcjelljes/lokalizimit (ang tracking) së antenave tokësore,

    • Procedurat e përcjelljes/lokalizimit së antenave satelitore,




    RM 4

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të vendosë marrësin e sinjalit të antenës satelitore.
    Përmbajtja

    • Manualët për përdoruesit,

    • Masat paraprake të sigurisë,

    • Instalimi i marrësit të sinjaleve tek antena satelitore,

    • Vendosja e marrësve të sinjaleve të antenës satelitore.




    Procedurat e vlerësimit





    Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



    RM Rezultatet e mësimit

    IV Instrumentet e vlerësimit

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.)




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të tregojë parimet e MATV, SMATV dhe CATV,

    • Të bëjë dallimin në mes MATV, SMATV dhe CATV,

    • Të numërojë pajisjet e përbashkëta dhe pajisjet shtesë të sistemev të MATV, SMATV dhe CATV.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të identifikojë komponentet dhe pajisjet shtesë të sistemit për instalimin e MATV, SMATV dhe CATV,

    • Të skicojë diagramet instaluese të sistemeve MATV, SMATV dhe CATV për një përdorues dhe shumë përdorues,

    • Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë gjatë procedurave të montimit dhe instalimit,

    • Të montojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për një përdorues,

    • Të instalojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për një shfytëzuesë,

    • Të insalojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për shumë shfytëzuesë

    • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e instalimit të MATV, SMATV dhe CATV.



    RM 3

    IV

    Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të rregullojë antenën tokësore për marrjen e duhur të sinjalit,

    • Të rregullojë antenën satelitore për marrjen e duhur të sinjalit.



    RM 4

    IV

    Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit dhe lojës me role.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të instalojë dhe rregullojë marrësin e sinjalit satelitor me ndihmën e manualit për përdorues (manual i pronarit),

    • Të shpjegojë funksionet kryesore të marrësit (ang.recevier) tek një klient.




    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës,

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )



    Bazat e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Klasa dhe laboratori (përfshirë edhe veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje),

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.



    Titulli dhe shifra

    Marrësit AM/FM

    ELK-MM-4

    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi të dijë për karakteristikat themelore të marrësit AM/FM. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë përdorimin, karakteristikat dhe veçoritë e llojeve të ndryshme të marrësve. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë blok diagramin e marrësve AM/FM, karakteristikat dhe veçoritë në faza të ndryshme (p.sh. zgjedhja/përshtatja, detektimi dhe amplifikimi) të marrjes. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë të testojë dhe zbulojë dhe riparojë avaritë e marrësit AM/FM, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë, si dhe tu ofrojë këshilla klientëve, lidhur me sistemin.



















    Download 0,77 Mb.
    1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   17




    Download 0,77 Mb.