Klasa 12
Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale
PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
1. Zbulimi dhe riparimi i avarive të TV marrësIT
PËRSHKRIMI I MODULIT |
Titulli dhe shifra
| Zbulimi dhe riparimi i avarive të TV marrësit |
|
Lloji dhe qëllimi dhe moduli
|
|
Ky modul është vazhdim i modulit të TV marrësit. Moduli kërkon që nxënësi të zotërojë njohuritë themelore për teknikën e zbulimit dhe riparimit të avarive, që përdoret në repartet punuese moderne të servisimit. Moduli kërkon që nxënësi të lokalizojë prejardhjen e pjesëve, siç janë: distributorët, prodhuesit dhe furnitorët e pavarur. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të zbuluar avaritë dhe pët të riparuar TV marrësin, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë.
|
Vlera e kredisë
|
|
192 Kredi (192 orë mësimi)
|
Niveli paraprak që preferohet
|
|
Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) në modulet “Bazat e elektronikës” (EL-MB-1),“ Matjet dhe ushtrimet laboratorike në elektronikë” (EL-MB-2), “Qarqet furnizuese” (ELK-MM-4), TV Marrësit (ELK-MA-1) dhe “Aplikim softveri “ Moduli 2 (TI-AS-2)
|
Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
| RM 1 |
Nxënësi është në gjendje të kujtojë principet për servisimin (riparimin) e TV marrësit
Përmbajtja
Parimet e zbulimit dhe riparimit të avarive të TV marrësit,
Teknikat për diagnozimin e prishjeve dhe pajijset për testim,
Masat paraprake të sigurisë,
Simptomet e prishjeve të zakonshme të TV marrësit dhe shkaqet më të zakonshme të prishjeve.
|
RM 2
|
Nxënësi është në gjendje të zbulojë dhe riparojë qarqet e TV marrësit
Përmbajtja
Qarqet furnizuese,
Qarqet për defleksion (shmangie),
Qarqet e akordimit,
Qarqet për ndriçim,
Qarqet për ngjyra,
Kaskadat finale të RGB,
Qarqet audio.
|
RM 3
|
Nxënësi është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e burimeve të pjesëve dhe të porosisë pjesë nga distributorët, prodhuesit dhe furnitorët e pavarur.
Përmbajtja
Përdorimi i manualit për servisim (riparim),
Hulumtimi në tregun vendor,
Hulumtimi në Internet.
|
Procedurat për vlerësimit
|
|
Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.
Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:
RM Rezultatet e mësimit,
IV Instrumentet e vlerësimit,
KR Kriteret e realizimit
|
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
Të kujtojë parimet e zbulimit dhe riparimit të avarive të TV marrësit,
Të tregojë për teknikat për diagnostifikim të prishjeve dhe pajijset për testim,
Të numërojë masat paraprake të sigurisë,
Të përshkruajë simptomet e prishjeve të zakonshme të TV marrësit dhe shkaqet më të zakonshme të prishjeve.
|
RM 2
|
IV
|
Vlerësimi bëhet në dy mënyra.
Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të ushtrimeve për zbulimin dhe riparimin e avarive të realizuara nga një nxënës ose grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të ushtrimit të përgatitur nga nxënësi në mënyrë individuale. Çdo i trajnuar duhet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio të të gjitha ushtrimeve të realizuara për vlerësim.
Mënyra 2: Përmes një testi praktik në fund të rezultatit të mësimit. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të zbuluar dhe riparuar avaritë të një marrësi të TV me ngjyra me selektimin e rastësishëm të prishjeve të simuluara.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zbulojë dhe riparojë avaritë e:
Qarqeve furnizuese,
Qarqeve deflektive (shmangëse),
Qarqeve akorduese,
Qarqeve për ndriçim,
Qarqeve për ngjyra,
Kaskadave finale të RGB,
Audio qarqeve.
|
RM 3
|
IV
|
Vlerësimi bëhet nëpërmjet punës me projekt. Çdo nxënës duhet të dokumentojë projektin dhe t’ia bashkangjesë portfolios për vlerësim.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
Përdorë manualin për servisim për të identifikuar pjesët, komponentët dhe përshkrimin e pjesëve dhe komponentëve,
Hulumtojnë tregun për pjesë dhe komponentë,
Hulumtojnë në Internet për gjetjen e pjesëve dhe komponentëve,
|
Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
|
|
Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e elektronikës
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit)
|
Baza e domosdoshme materiale
|
|
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)
OHP-projektori,
Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës
|
2. Zbulimi dhe riparimi i avarive të kompjuterit dhe rrjetit lokal
PËRSHKRIMI I MODULIT
|
Titulli dhe shifra
|
Zbulimi dhe riparimi i avarive të kompjuterit dhe rrjetit lokal
|
|
Lloji dhe qëllimi i modulit
|
|
Në këtë modul nxënësi duhet të dijë për teknikat për caktimin e diagnozës të hardware-it dhe software-it të kompjuterit, e gjithashtu edhe për rrjetët lokale. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të testojë, zbulojë dhe riparojë problemet në rrjetën lokale, software-in dhe hardware-in e kompjuterit. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të dokumentojë rezultatet e testimit dhe të zbulimit e riparimit të avarive, të këshillojë klientët për mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve të sigurisë si dhe të instalojë dhe të drejtojë sistemet për sigurinë e të dhënave dhe sistemin për kthimin e të dhënave.
|
Vlera e kredisë
|
|
19.2 Kredi (192 orë mësimi)
|
Niveli hyrës që preferohet
|
|
Është e domosdoshme që nxënësi të ketë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuritë paraprake dhe shkathtësitë në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga modulet në vijim “Gjuha angleze teknike” , “Kompjuterët personalë” (module 1), “Kompjuterët personalë” (moduli 2), “Pajisjet periferike” (moduli 1), “Rrjetat lokale” , “Pajisjet periferike” (moduli 2) dhe “TI-AS-8”
|
Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
|
RM 1
|
Nxënësi është në gjendje të shpjegojë problemet e ambientit dhe procedurat e sigurisë.
Përmbajtja
|
RM 2
|
Nxënësi është në gjendje të aplikoj software-in për mbrojtjen dhe riparimin e sistemit.
Përmbajtja
Veglat softverike (Skandisku, defragmentimi, OEM veglat specifike për testimin e komponentëve, etj),
Këkuesit (skanuesit) e virusëve dhe softveri për mbrojtjen e sistemit,
Kthimi i të dhënave dhe ruajtja e të dhënave.
|
RM 3
|
Nxënësë është në gjendje të kujtojë procedurat për zbulimin dhe riparimin e paisjeve
Përmbajtja
Teknikat për diagnostifikim,
Testimi i pajisjevem,
Mbajtja e evidences,
|
RM 4
|
Nxënësi është në gjendje të zbulojë dhe riparojë avaritë e hardware-it dhe software-it
Përmbajtja
Problemet me virus,
Problemet me konfigurim,
Problemet me siguri,
Të dhënat e humbura,
Problemet për lidhje në rrjetë,
Problemet me interfejs,
Pjesët e prishura ose të dëmtuara nga përdorimi.
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.
Në vijim janë dhënë shkurtesat, që janë përdorur:
RM Rezultatet e mësimit,
IV Instrumentet e vlerësimit,
KR Kriteret e realizimit
|
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtër.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të përshkruajë problemet lidhur me ambientin (nxehtësia, pluhuri, ndotja, etj),
Të përshkruajë problemet me shkarkimet elektrostatike,
Të kujtojë masat paraprake të sigurisë elektrike.
|
RM 2
|
IV
|
Vlerësimi bëhet në tri mënyra:
Mënyra 1: Test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër.
Mënyra 2: Improvizimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët
Mënyra 3: Përmes një testi praktikë të realizuar në mënyrë individuale nga nxënësi në fund të njësisë mësimore.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të numërojë veglat softverike të zakonshm epër shërbime (ang.common utility software),
Të kujtojë përdorimet dhe veçoritë e veglave softverike të zakonshme për shërbime,
Të instalojë kërkuesit (skenuesit) e virusëve dhe softverin për mbrojtjen e sistemit,
Të konfigurojë kërkuesit (skenuesit) e virusëve dhe softverin për mbrojtjen e sistemit,
Të përdorë skanuesit për virusët,
Të shpjegojë përdorimet dhe veçoritë e skenuesëve të virusëve dhe softveri për mbrojtjen e sistemit ( tek klientët),
Të realizojë operacioni për kthimin e të dhënave dhe ruajtjen e të dhënave.
|
RM 3
|
IV
|
Test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër
|
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të shpjegojë teknikat për diagnostifikim të përdorura për zbulimin dhe riparimin e avarive,
Të numërojë numrin e paisjeve për testim që janë përdoren,
Të kujtojë procedurat për mbajtjen e evidencave/ dokumentacionit.
|
|
RM 4
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar në mënyrë individuale nga një nxënës në fund të dy njësive mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë manualin për përdorues gjatë realizimit të testit.
|
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të analizojë sistemin,
Të përcaktojë problemet e hardware-it dhe software-it,
Të lokalizojë burimet e gabimeve,
Të zgjedh problemet me virus,
Të zgjedh problemet me konfigurimin,
Të zgjedh problemet me sigurinë,
Të kthejë të dhënat e humbura,
Të zgjedh problemet e lidhjes me rrjetë,
Të zgjedh problemet e interfejsit,
Të zëvendësojë pjesët e prishura dhe të dëmtuara nga përdorimi,
Të dokumentojë prishjen/gabimet dhe masat që ndërmirren.
|
|
Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
|
|
Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elektronikës dhe kompjuterikë dhe të mbështetet me udhëzime në klasë, aty ku është e nevojshme,
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )
|
|
Baza e domosdoshme materiale
|
|
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim, instrumentet për testim dhe softverin kompjuterikë)
OHP-projektori,
Materialet për mësimdhënie, përfshirë: katalogjet, manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës
|
NORMATIVI PËR MËSIMDHËNËS NË ARSIMIN PROFESIONAL
Kuadri mësimor për edukim dhe
arsimin e mesëm profesional për kl. 10,11,12
LËMI: ELEKTROTEKNIKË
PROFILI:Elektronikë KONSUMUESE DHE PAISJE TË ZYRËS
I
1.Një orë teorike zgjatë 45 minuta.
2. Një orë praktike zgjatë 60 minuta.
3.Puna praktike në laborator duhet ti ketë 24 orë, ndërsa
4.Puna praktike në shkollë, ndërmarrje, industri etj.,
duhet ti ketë 20 orë punë me nga 60 minuta.
1. Bazat e elektroteknikës
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
2. Vizatim teknik me dokumentacion
Dr.Sc. i elektroteknikës dhe i makinerisë
PhD. i elektroteknikës dhe i makinerisë
Mr.Sc. i elektroteknikës dhe i makinerisë
MSc. i elektroteknikës dhe i makinerisë
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe i makinerisë
3. Materiale dhe komponente elektroteknike
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
4. Bazat e elektronikës
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
5. Paisje periferike
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
6. Marrësit dhe antenat
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
7. Sistemet multimediale/audio/video
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
8. Paisje të zyrës
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
9. Marrësit TV
Dr.Sc. i elektroteknikës
PhD. i elektroteknikës
Mr.Sc. i elektroteknikës
MSc. i elektroteknikës
Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës
Në munges të kuadrit Bachelor
EKSPERTËT E GRUPIT PUNUES PËR
Elektronikë KONSUMUESE DHE PAISJE TË ZYRËS
MSc.elekt.XHEVDET SPAHIU - Koordinator
MSc.elekt.SHEFQET THAQI - Anëtar
|