• Lloji dhe qëllimi dhe modulit
  • Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
  • Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
  • Baza e domosdoshme materiale
  • Arsimi profesional




    Download 0,77 Mb.
    bet16/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0,77 Mb.
    #12553
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17



    Titulli dhe shifra

    Sistemet multimediale/audio/video ( Moduli 2 )





    Lloji dhe qëllimi dhe modulit




    Ky modul është vazhdim i sistemeve multimediale/video/audio (moduli 1). Moduli kërkon që nxënësi të ketë njohuri themelore për pajisjet multimediale/video/audio, duke përdorur inçizimet optike dhe mjetet për lexim. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bllok diagramin e pajisjeve të tilla, si dhe karakteristikat dhe veçoritë e modulave të ndryshme funksionale (p.sh. furnizimi energjetik, video qarku, audio qarku, marrësin, qarqet rregulluese) të këtyre pajisjeve. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të testuar funksionin e çdo moduli funksional dhe të zbulojë avaritë dhe të riparojë këto pajisje, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë, si dhe gjithashtu t’u ofrojë klientëve këshilla, lidhur me sistemin.





















    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të kujtojë fundamentët të DVD

    Përmbajtja

    • Ndërtimi fizikë, identifikimi dhe përcaktimi i vendndodhjes së komponentëve,

    • Njësia e diskut,

    • Lloji dhe kapaciteti i diskut,

    • Funksionet standarde të DVD-së,

    • Sistemi për mbrojtjen e të drejtës së autorit, kodeve rajonale, mbrojtja e kopjes.




    RM 2

    Nxënësi është në gjendje të tregojë principet operacionale, standardet për përpunimin e sinjaleve digjitale dhe veçoritë e e DVD-së

    Përmbajtja

    • Parimet për procesimin e videos digjitale MPEG,

    • Standardet MPEG,

    • Ngjeshja (kompresioni) i sinjaleve të MPEG videos,

    • Cilësia e imazhit të DVD video,

    • Zëri i DVD video,

    • Veçoritë e gjuhëve të shumta,

    • Veçoritë interaktive të DVD.



    RM 3

    Nxënësi është në gjendje të tregojë operacionin e DVD-së

    Përmbajtja

    • RF blloku,

    • Procesori i të dhënave,

    • Deshifrimi,

    • Kontrolli i buferit (ang. buffer control),

    • Video dekoderi,

    • Kutia e konvertimit të gërmave,

    • Videokompensatori dhe zvogëlimi i zhurmës,

    • Nën fotografia,

    • Pajisja koduese PAL ,

    • Rregullimet e ekranit,

    • Audio detektori,

    • Audio dekoderi,

    • Kontrollimi i sistemit për shfaqjen e orës,

    • Kontrollimi i interfejsit (ang. interface),

    • Principet e funksionimit të laserit,

    • Furnizimi energjetikë.




    RM 4

    Nxënësi është në gjendje të demonstrojë operimin dhe rregullimin e DVD-së

    • Udhëzuesi për përdorues dhe manuali për servisim (riparim),

    • Instalimi, lidhja dhe funksionimi,

    • Simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet e zakonshme të prishjeve,

    • Modët për servisim, testet dhe rregullimet,

    • Matjet me formë valore,

    • Organizimet për shërbim.




    Procedurat për vlerësim





    Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara për realizim janë përmbushur në nivel të pranueshëm

    Në vijim janë dhënë shkurtesat që përdoren



    RM Rezultati i mësimit

    IV Instrumentet për vlerësim

    KR Kriteret për realizim




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :

    • Të kujtojë ndërtimin fizikë,

    • Identifikojë dhe përcaktojë vendndodhjen e komponentëve të një DVD të zakonshme,

    • Të shpjegojë funksionin e njësisë për ngasjen e diskut,

    • Të tregojë llojet tipike dhe kapacitetin e disqeve,

    • Të shpjegojë funksionet e standardeve të DVD-së,

    • Të kujtojë sistemin për mbrojtjen e të drejtës së autorit, kodet rajonale, mbrojtja e kopjes së diskut të DVD-së.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :

    • Të shpjegojë parimet për procesimin e videos digjitale MPEG,

    • Të kujtojë standardet MPEG,

    • Të përshkruajë principet e ngjeshjeve (kompresionit ) të sinjaleve të video MPEG,

    • Të përshkruajë përpunimin e imazhit të DVD,

    • Të përshkrujë sistemin e zërit të përdorurë në aparatin e DVD,

    • Të përshkruajë veglat për përdorimin e gjuhëve të shumëta të një DVD aparati,

    • Të përshkruajë veglat interaktive të DVD të një DVD aparati.



    RM 3

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të hartojë një bllok diagram të thjeshtësuar të një DVD aparati, duke identifikuar funksionin dhe qëllimin e secilit bllok,

    • Të vizatojë drejtimin e qarkullimit të sinjaleve në bllok diagram,

    • Të identifikojë blloqet kryesore funksionale në skemën e dhënë të DVD aparatit,

    • Të identifikojë komponentët kryesore fizike në skemën e dhënë të një DVD aparatit.



    RM 4

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes vëzhgimit të eksperimenteve ose ushtrimeve të realizuara nga një nxënës ose grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve/ushtrimeve të përgatitur nga një nxënës.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të përdorë udhëzuesin e një DVD aparati për të lidhur dhe për ta vënë në punë një DVD aparat,

    • Të kujtojë simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet e zakonshme të prishjeve

    • Të selektojë modën për servisim të DVD dhe të ndërmarrë testet dhe rregullimet ( me ndihmën e manualit për servisim)

    • Të masë format valore ( aty ku është e përshtatshme) kur në DVD bëhet procesimi i një disku testues relevant,

    • Të bëjë rregullimet e sinjalit në shtegun e rrjedhës ( aty ku është e përshtatshme) në pajtim me manualin për servisim.


    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e elektronikës.

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit)



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

    Download 0,77 Mb.
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




    Download 0,77 Mb.