|
Arsimi profesional
|
bet | 14/17 | Sana | 21.11.2020 | Hajmi | 0,77 Mb. | | #12553 |
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
Makina fotokopjuese
OHP-projektori,
Materialet për mësimdhënie, përfshirë katalogjet, manualët për përdorues, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës
3. TV Marrësit
PËRSHKRIMI I MODULIT |
Titulli dhe shifra
| TV Marrësit |
ELK-MA-1
|
Lloji dhe qëllimi i modulit
|
|
Ky modul kërkon që nxënësi të zotërojë njohuritë themelore të marrësit të TV. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bllok diagramin e marrësve të TV, karakteristikat dhe veçoritë e moduleve të ndryshme funksionale (p.sh furnizimi energjetik, qarku akordues (sinkronizues), video qarku, audio qarku) të marrësit TV-iv. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të testuar funksionin e çdo moduli funksional, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë.
|
Vlera e kredisë
|
|
6.4 Kredi (64 orë mësimi)
|
Niveli paraprak që preferohet
|
|
Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuritë paraprake dhe shkathtësitë në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) në “Qarqet energjetike” (ELK-MM-1), “Amplifikatorët” (ELK-MM-2) “Antenat dhe marrësit e sinjaleve” (ELK-MM-3) dhe “Marrësit AM/FM” (ELK-MM-4).
|
Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
| RM 1 |
Nxënësi është në gjendje të shpjegojë parimet e marrësit të TV-së me ngjyra.
Përmbajtja
Parimet e TV me ngjyra,
Sistemet e TV me ngjyra (PAL, NTSC, SECAM),
Përhapja e sinjaleve (UHF, VHF),
Bllok diagrami themelorë i marrësit,
Qëllimi i çdo blloku.
|
|
|
RM 2
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat të marrësve të TV me ngjyra
Përmbajtja
Blok diagrami i marrësit të TV me ngjyra,
RF-akordues,
IF-përforcuesi,
Video detektor,
Rregullim automatik i përforcimit (ang.Automatic Gain Control (AGC),
Korrigjimi automatik i frekuencës (ang. Automatic Frequency Control) (AFC),
Veçuesi i sinkronizimit,
Skanimi,
EHT gjenerimi,
Kaskadët e tingullit,
Videopërforcuesi (përforcues i sinjaleve të figures),
Daljet dhe njësitë RGB (ang. Red, Green, Blue – Kuqe, Gjelbërt. Kaltërt),
Dekoderi me ngjyra,
Gypi marrës i TV,
Furnizimi me energji.
|
|
RM 3
|
Nxënësi është në gjendje që të ofrojë ndihmë për klientët.
Përmbajtja
Manualët për përdorues dhe informata për produktin,
Këshillat për klientët,
Instalimi i një marrësi të TV me ngjyra.
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.
Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:
RM Rezultatet e mësimit,
IV Instrumentet e vlerësimit,
KR Kriteret e realizimit
|
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pytjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetjeve me përgjegje të shkurtë dhe (ose) për zgjedhjen e problemit
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të kujtojë parimet e TV me ngjyra (regjistrimi, transmetimi dhe pranimi),
Të bëjë dallimin në mes të sistemeve të zakonshme të TV-së (PAL, NTSC, SECAM),
Të tregojë karakteristikat e përhapjes së UHF dhe VHF frekuencave,
Të vizatojë bllok diagramet e thjeshtëzuara të një marrësi tipik të TV-së,
Shkurtimisht të tregojë qëllimet e secilit bllok.
|
RM 2
|
IV
|
Vlerësimi bëhet në dy mënyra.
Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimentëve të realizuara nga një nxënës apo nga një grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve të përgatitur nga një nxënës.
Mënyra 2: Përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pytje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit).
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të bëjë matjen e formës së sinjalit në hyrje dhe dalje të secilit bllok (aty ku është e përshtatshme) kur marrësi është duke përpunuar sinjalin,
Të skicojë formën e sinjalit në hyrjet dhe daljet e secilit bllok (aty ku është e përshtatshme) kur marrësi është duke përpunuar sinjalin.
|
RM 3
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes improvizimit (loja me role) të përkrahjes së klientëve.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të këshillojë klientët duke përdorur fletushkat informative për produktin,
Të instalojë një marrës të TV me ngjyra duke përdorurë manualin për përdorues,
Tu ofrojë klientëve udhëzime operacionale.
|
Qasja e rekomanduar e mësimdhënies dhe mësimit
|
|
Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës.
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )
|
Baza e domosdoshme materiale
|
|
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)
OHP-projektori,
Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës
|
|
| |