-
RM 2
|
Nxënësi instalon sistemin operativ (SO) Linux
Përmbajtja:
Startimi (lëshimi në punë) i kompjuterit;
Konfigurimi në BIOS që si disk startues (nisës) të jetë CD-ja;
Futja CD-së instaluese të SO Linux në CD ROM;
Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga kompjuteri gjatë startimit nga CD-ja;
Formatizimi i diskut sipas instruksioneve që jepen nga kompjuteri gjatë instalimit të sistemit operativ Windows;
Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga kompjuteri deri në hapin final.
Udhëzim: Për instalim më të lehtë mund të merret Linux Ubuntu i cili gjendet falas.
|
-
RM 3
|
Konfigurimet në sistemin operativ (SO) Windows
Përmbajtja:
Konfigurimi i formatit të datës, orës, gjuhës etj. nëpërmjet klikimit në: Start->Control Panel-> Regional Settings;
Krijimi i përdoruesit (angl. user) nëpërmjet klikimit në: Start->Control Panel-> User Accounts;
Vendosja e fjalëkalimit (angl. password);
Modifikimi/ndryshimi i përdoruesit.
Udhëzim: Nëse konfigurohet fjalëkalimi, duhet pasur kujdes që të mos harrohet!
|
-
RM 4
|
Konfigurimet në SO Linux
Përmbajtja:
Konfigurimi i formatit të datës, orës, gjuhës etj. nëpërmjet klikimit në: System->Administration->Time and Date;
Krijimi i përdoruesit (angl. user) nëpërmjet klikimit në: System->Administration->Users and Groups;
Vendosja e fjalëkalimit (angl. password);
Modifikimi/ndryshimi i përdoruesit.
Udhëzim: Nëse konfigurohet fjalëkalimi, duhet pasur kujdes që të mos harrohet!
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
|
-
RM 1
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
përzgjedhë CD-në e duhur instaluese të Sistemit Operativ Windows;
ndjekë (përcjellë) instruksionet që jepen nga kompjuteri;
veprojë sipas instruksioneve që jepen nga kompjuteri.
|
-
RM 2
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
përzgjedhë CD-në e duhur instaluese të Sistemit Operativ Linux;
ndjekë (përcjellë) instruksionet që jepen nga kompjuteri;
veprojë sipas instruksioneve që jepen nga kompjuteri.
|
-
RM 3
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
përzgjedhë konfigurimin përkatës të datës, orës etj;
krijojë një përdorues të ri në Sistemin Operativ Windows;
vendosë fjalëkalim për përdoruesin e krijuar;
sigurohet që fjalëkalimi të mos harrohet.
|
-
RM 4
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
përzgjedhë konfigurimin përkatës të datës, orës etj;
krijojë një përdorues të ri në Sistemin Operativ Linux;
vendosë fjalëkalim për përdoruesin e krijuar;
sigurohet që fjalëkalimi të mos harrohet.
|
Metodat e rekomanduara të mësuarit
|
|
Trajtimi i këtij moduli të praktikës profesionale duhet të bëhet në laboratorin e shkollës.
Gjatë trajtimit të këtij moduli, mësimdhënësi i praktikës profesionale (instruktori) duhet të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur edhe demonstrimet konkrete duke bërë njëkohësisht edhe instalimin e Sistemit Operativ përkatës në një kompjuter.
Nxënësit duhet të praktikohen sa më shumë që të jetë e mundur për kryerjen e veprimeve përgatitore dhe të punës për instalimin e Sistemit Operativ përkatës.
Nxënësit duhet të angazhohen në vëzhgime dhe diskutime në lidhje me opsione të ndryshme te instalimit të Sistemit Operativ përkatës.
Mësimdhënësi i praktikës (instruktori) duhet të mbikëqyrë ecurinë e punës duke u kujdesur që nxënësit ta kenë të qartë punën që janë duke bërë.
Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të synohet në kontrollin e demonstrimin praktik të njohurive dhe koncepteve të fituara.
|
Baza materiale e domosdoshme
|
|
Për realizimin si duhet të këtij moduli të praktikës profesionale, është e domosdoshme të sigurohen mjediset dhe materialet e mëposhtme:
Laboratori i shkollës me kompjuterë.
CD me sisteme operative WINDOWS dhe LINUX.
Broshura apa libra si udhëzues për Sistemin Operativ përkatës.
|
PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
“Menaxhimi i folderëve dhe fajlave të kompjuterit”
Lëmi: Elektroteknikë
Profili: Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
Niveli: I
Klasa: 11
Numri i modulit
|
7
|
Qëllimi i modulit
|
|
Një modul i praktikës profesionale që aftëson nxënësit për të menaxhuar folderët dhe fajlat e kompjuterit dhe për t’u vënë atyre atribute.
|
Kohëzgjatja e modulit
|
|
14 kredite (140 orë)
|
Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja
|
|
RM 1
|
Nxënësi menaxhon e folderët e kompjuterit
Përmbajtja:
Krijimi i folderëve;
Riemërimi i folderëve;
Fshirja e folderëve;
Kopjimi i folderëve;
Kompresimi (ngjeshja) i folderëve.
|
-
RM 2
|
Nxënësi menaxhon fajlat e kompjuterit
Përmbajtja:
Krijimi i fajlave (skedarëve);
Riemërimi i fajlave (skedarëve);
Fshirja e fajlave (skedarëve);
Kopjimi i fajlave (skedarëve);
Kompresimi (ngjeshja) i fajlave (skedarëve).
|
-
RM 3
|
Nxënësi u vë atribute fajlave dhe folderëve të kompjuterit
Përmbajtja:
Vënia e atributeve (Hide, Read Only) fajlave të kompjuterit;
Vënia e atributeve (Hide, Read Only) folderëve të kompjuterit.
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
|
-
RM 1
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
krijojë folderë;
riemërojë folderë;
fshijë folderë;
kopjojë folderë;
kompresojë (ngjeshë) folderë.
|
-
RM 2
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
krijojë fajla (skedarë);
riemërojë fajla (skedarë);
fshijë fajla (skedarë);
kopjojë fajla (skedarë);
kompresojë (ngjeshë) fajla (skedarë).
|
-
RM 3
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
përzgjedhë një fajl ose folder;
klikojë me tastin e djathtë të miut mbi fajlin ose folderin e përzgjedhur;
vërë atribute fajlit ose folderit të përzgjedhur.
|
Metodat e rekomanduara të mësuarit
|
|
Trajtimi i këtij moduli të praktikës profesionale duhet të bëhet në laboratorin e kompjuterëve të shkollës.
Gjatë trajtimit të këtij moduli, mësimdhënësi i praktikës profesionale duhet të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur edhe demonstrimet konkrete.
Nxënësit duhet të praktikohen sa më shumë që të jetë e mundur për kryerjen e veprimeve për menaxhimin e fajlave e folderëve.
Nxënësit duhet të angazhohen në vëzhgime dhe diskutime në lidhje me opsione të ndryshme të menaxhimit të folderëve dhe fajlave të kompjuterit.
Mësimdhënësi i praktikës (instruktori) duhet të mbikëqyrë ecurinë e punës duke u kujdesur që nxënësit ta kenë te qartë për punën që janë duke bërë.
Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të synohet në kontrollin e demonstrimin praktik të njohurive dhe koncepteve të fituara.
|
Baza materiale e domosdoshme
|
|
Për realizimin si duhet të këtij moduli të praktikës profesionale, është e domosdoshme të sigurohen mjediset dhe materialet e mëposhtme:
Laboratori i shkollës me kompjuterë.
Broshura a libra si udhëzues për menaxhimin e folderëve dhe fajlave të kompjuterit.
|
PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
“Zëvendësimi i pjesëve të kompjuterit”
Lëmi: Elektroteknikë
Profili: Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës
Niveli: I
Klasa: 11
Numri i modulit
|
8
|
Qëllimi i modulit
|
|
Një modul i praktikës profesionale që aftëson nxënësit për zëvendësimin (ndërrimin) e pjesëve të kompjuterit.
|
Kohëzgjatja e modulit
|
|
13.8 kredite (138 orë)
|
Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja
|
|
RM 1
|
Nxënësi zëvendëson kartelën video të kompjuterit
Përmbajtja:
Shkyçja e kompjuterit nga rrjeti elektrik;
Përtokëzimi i nxënësit për ta mbrojtur pajisjen;
Hapja e shtëpizës së kompjuterit;
Identifikimi i kartelës video të kompjuterit;
Nxjerrja me kujdes e kartelës nga pllaka amë e kompjuterit;
Vënia (vendosja) e kartelës së re në pllakën amë të kompjuterit;
Mbyllja e shtëpizës së kompjuterit;
Startimi (vënia në punë) i kompjuterit;
Instalimi i kartelës së re nëse ajo është një model tjetër nga kartela paraprake (e vjetër);
Rregullat e sigurisë.
|
-
RM 2
|
Nxënësi zëvendëson memorien RAM të kompjuterit
Përmbajtja:
Shkyçja e kompjuterit nga rrjeti elektrik;
Përtokëzimi i nxënësit për ta mbrojtur pajisjen;
Hapja e shtëpizës së kompjuterit;
Identifikimi i memories RAM të kompjuterit;
Nxjerrja me kujdes e memories RAM nga pllaka amë e kompjuterit;
Vënia (vendosja) e memories RAM të re në pllakën amë të kompjuterit;
Mbyllja e shtëpizës së kompjuterit;
Startimi (vënia në punë) i kompjuterit;
Rregullat e sigurisë.
|
-
RM 3
|
Nxënësi zëvendëson diskun e ngurtë (hard-disk-un) të kompjuterit
Përmbajtja:
Shkyçja e kompjuterit nga rrjeti elektrik;
Përtokëzimi i nxënësit për ta mbrojtur pajisjen;
Hapja e shtëpizës së kompjuterit;
Identifikimi i diskut të ngurtë (hard-disk-ut) të kompjuterit;
Nxjerrja me kujdes e diskut të vjetër të kompjuterit;
Sigurimi që urëzimet (angl. jumper) e diskut të ri të kompjuterit të jenë në të njëjtën pozitë si në diskun e vjetër;
Vënia (vendosja) e diskut të ri të kompjuterit;
Mbyllja e shtëpizës së kompjuterit;
Startimi (vënia në punë) i kompjuterit;
Rregullat e sigurisë.
|
-
RM 4
|
Nxënësi zëvendëson procesorin e kompjuterit
Përmbajtja:
Shkyçja e kompjuterit nga rrjeti elektrik;
Përtokëzimi i nxënësit për ta mbrojtur pajisjen;
Hapja e shtëpizës së kompjuterit;
Identifikimi i procesorit të kompjuterit;
Largimi me kujdes i ftohësit të procesorit të vjetër të kompjuterit;
Largimi me kujdes i procesorit të vjetër të kompjuterit;
Vënia (vendosja) e procesorit të ri të kompjuterit;
Vënia (vendosja) e ftohësit në procesorin e ri të kompjuterit;
Mbyllja e shtëpizës së kompjuterit;
Startimi (vënia në punë) i kompjuterit;
Rregullat e sigurisë.
|
|
RM5
|
Nxënësi zëvendëson modulin e ushqimit të kompjuterit
Përmbajtja:
Shkyçja e kompjuterit nga rrjeti elektrik;
Përtokëzimi i nxënësit për ta mbrojtur pajisjen;
Hapja e shtëpizës së kompjuterit;
Identifikimi i modulit të ushqimit të kompjuterit;
Largimi i modulit të vjetër të ushqimit të kompjuterit;
Sigurimi që moduli i ri i ushqimit të ketë hyrje dhe dalje të njëjta të tensionit dhe të rrymës me ato të modulit të vjetër qe ka qenë e instaluar;
Vënia (vendosja) e modulit të ri të ushqimit të kompjuterit;
Mbyllja e shtëpizës së kompjuterit;
Startimi (vënia në punë) i kompjuterit;
Rregullat e sigurisë.
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
|
|
RM 1
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
shkyçë kompjuterin nga rrjeti elektrik;
përtokëzohet për ta mbrojtur kompjuterin;
hapë me kujdes shtëpizën e kompjuterit;
identifikojë saktë kartelën video të kompjuterit;
nxjerrë kartelën e vjetër video të kompjuterit;
vërë (vendosë) kartelën e re video të kompjuterit;
mbyllë shtëpizën e kompjuterit;
startojë (vë në punë) kompjuterin;
zbatojë rregullat e sigurisë.
|
-
RM 2
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
shkyçë kompjuterin nga rrjeti elektrik;
përtokëzohet për ta mbrojtur kompjuterin;
hapë me kujdes shtëpizën e kompjuterit;
identifikojë memorien RAM të kompjuterit;
nxjerrë memorien e vjetër RAM të kompjuterit;
vërë (vendosë) memorien e re RAM të kompjuterit;
mbyllë shtëpizën e kompjuterit;
startojë (vë në punë) kompjuterin;
instalojë kartelën e re nëse ajo është një model tjetër nga kartela paraprake (e vjetër);
zbatojë rregullat e sigurisë.
|
-
RM 3
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
shkyçë kompjuterin nga rrjeti elektrik;
hapë me kujdes shtëpizën e kompjuterit;
identifikojë saktë diskun (hard-disk-un) të kompjuterit;
largojë diskun (hard-disk-un) e vjetër të kompjuterit;
vërë (vendosë) diskun e ri të kompjuterit;
mbyllë shtëpizën e kompjuterit;
startojë (vë në punë) kompjuterin;
zbatojë rregullat e sigurisë.
|
-
RM 4
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
shkyçë kompjuterin nga rrjeti elektrik;
përtokëzohet për ta mbrojtur kompjuterin;
hapë me kujdes shtëpizën e kompjuterit;
identifikojë saktë procesorin e kompjuterit;
largojë ftohësin e procesorit të kompjuterit;
largojë procesorin e kompjuterit;
vërë (vendosë) procesorin të kompjuterit;
vërë (vendosë) ftohësin e kompjuterit;
mbyllë shtëpizën e kompjuterit;
startojë (vë në punë) kompjuterin;
zbatojë rregullat e sigurisë.
|
-
RM 5
|
IV
|
Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të:
shkyçë kompjuterin nga rrjeti elektrik;
përtokëzohet për ta mbrojtur kompjuterin;
hapë me kujdes shtëpizën e kompjuterit;
identifikojë saktë modulin e ushqimit të kompjuterit;
largojë modulin e vjetër të ushqimit të kompjuterit;
sigurohet që moduli i ri i ushqimit të ketë hyrje dhe dalje të njëjta të tensionit dhe të rrymës me ato të modulit të vjetër qe ka qenë e instaluar;
vërë (vendosë) modulin e ushqimit të kompjuterit;
mbyllë shtëpizën e kompjuterit;
startojë (vë në punë) kompjuterin;
zbatojë rregullat e sigurisë.
|
Metodat e rekomanduara të mësuarit
|
|
Trajtimi i këtij moduli të praktikës profesionale duhet të bëhet në laboratorin e kompjuterëve të shkollës.
Gjatë trajtimit të këtij moduli, mësimdhënësi i praktikës profesionale duhet të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur edhe demonstrimet konkrete.
Nxënësit duhet të praktikohen sa më shumë që të jetë e mundur për kryerjen e veprimeve që parashikohen në modul.
Nxënësit duhet të angazhohen në vëzhgime dhe diskutime në lidhje me zëvendësimin (ndërrimin) e pjesëve të kompjuterit.
Mësimdhënësi i praktikës duhet të mbikëqyrë ecurinë e punës duke u kujdesur që nxënësit ta kenë të qartë punën që janë duke bërë dhe të mos e dëmtojnë kompjuterin gjatë zëvendësimit (ndërrimit) të pjesëve të tij.
Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të synohet në kontrollin e demonstrimin praktik të njohurive dhe koncepteve të fituara.
|
Baza materiale e domosdoshme
|
|
Për realizimin si duhet të këtij moduli të praktikës profesionale, është e domosdoshme të sigurohen mjediset dhe materialet e mëposhtme:
Laboratori i shkollës me kompjuterë.
Kartela video, disku i ngurtë, procesori dhe moduli i ushqimit.
Broshura apo libra si udhëzues për instalimin e pajisjeve përkatëse.
|
Klasa 12
Programet e lëndëve profesionale
Programi i lëndës
1.” Elektronika digjitale”
Lëmi: Elektroteknikë
Profilet: Informatikë, Telekomunikacion,Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dh paisje të zyrës , Komunikime audio dhe video
Niveli: II
Klasa: 12
I. Qëllimi i lëndës
Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:
të shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e elektronikës digjitale;
të përshkruajë sistemet numerike dhe të bëjë konvertimin e sistemeve në njëri-tjetrin;
të shpjegojë kodet e ndryshme;
të përdorë rregullat e algjebrës logjike (të Bulit) dhe të aritmetikës binare;
të paraqesë qarqet dhe funksionet logjike themelore;
të bëjë minimizimin e funksioneve të algjebrës logjike;
të dallojë qarqet kombinuese: koderin, dekoderin, selektorin, distributorin dhe konvertorin e kodit;
të realizojë praktikisht qarqet kombinuese të caktuara;
të gjejë zgjidhjet e caktuara për realizimin e numëruesve dhe të regjistrave të caktuar;
të shpjegojë parimin e punës të llojeve kryesore të flip-flopave;
të dallojë qarqet aritmetike dhe të paraqesë funksionet dhe zbatimet e tyre;
të bëjë dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të memorieve gjysmëpërçuese;
të shpjegojë parimin e punës të qarqeve konvertuese A/D dhe D/A.
II. Fondi i orëve të lëndës
32 javë x 2 orë/javë = 64 orë
III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Hyrje në elektronikën digjitale – 0.2 Kredi (2 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të bëjë dallimin ndërmjet sinjaleve kontinuale dhe sinjaleve diskrete;
të bëjë dallimin ndërmjet sistemeve digjitale dhe sistemeve analoge;
të bëjë dallimin ndërmjet kuantizimit dhe diskretizimit;
të shpjegojë kuptimin e informatës dhe të sasisë së informatës;
të bëjë dallimin ndërmjet qarqeve digjitale kombinuese dhe qarqeve digjitale sekuenciale.
b) Temat e kapitullit
Konceptet themelore të elektronikës digjitale
Kuptimi i 1 dhe 0 në sistemet digjitale (nivelet e tensionit, rrymës ose fuqisë)
Kuptimi dhe sasia e informatës
Kuptimi i gjasës së paraqitjes së ngjarjes
Qarqet digjitale dhe llojet e tyre
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të ilustrojë shpjegimin e koncepteve themelore të elektronikës digjitale dhe të teorisë së informatës me shembuj konkret;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
Kapitulli 2: Sistemet numerike – 0.4 Kredi (4 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të dallojë sistemet numerike të ndryshme: decimal, binar, oktal, heksadecimal;
të bëjë shndërrimin e sistemeve në njëri-tjetrin;
të kryejë veprime aritmetike me numra binarë.
b) Temat e kapitullit
Sistemet numerike dhe ndarja e tyre (sistemet numerike me peshë – pesha e pozitës së simboleve të sistemit)
Konvertimi i vlerave numerike nga njëri sistem në tjetrin
Veprimet themelore aritmetike në sistemin binar
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të kryejë veprime të konvertimit të numrave decimalë, oktalë, heksadecimal dhe binarë në njeri-tjetrin;
të zgjidhë detyra të ndryshme lidhur me mbledhjen, zbritjen, shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave binarë;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
Kapitulli 3: Kodet – 0.4 Kredi (4 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të bëjë dallimin ndërmjet kodeve themelore (BCD) dhe kodeve speciale (ASCII);
të shpjegojë mënyrën e formimit të kodit dhe të grupit të kodeve për lloje të ndryshme të kodeve;
të kryejë veprimet e mbledhjes në kode të ndryshme BCD;
të shpjegojë si formohen kodet ciklike (kodi i Grejit);
të bëjë kontrollimin e kodimit;
të vërejë dhe të mënjanojë gabimin gjatë shfaqjes së grupeve të paqëndrueshme të kodeve.
b) Temat e kapitullit
Kuptimi i bitit
Gjatësia e fjalëve kodike. Numri i bitave të domosdoshëm për një kod
Koncepti i kodit dhe llojet themelore të kodeve BCD
Kodet BCD me tetrada (8421, EXCESS-3 etj)
Veprimi i mbledhjes në kode të ndryshme BCD
Kodet ciklike (kodi i Grejit)
Kodet speciale – alfanumerike (ASCII)
Kodet për zbulimin e gabimeve
Kodet për korrigjimin e gabimeve
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të formojë kodet BCD themelore;
të tregojë epërsitë dhe të metat e kodeve të caktuara nëpërmjet detyrave të ndryshme;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
Kapitulli 4: Algjebra e Bulit dhe aritmetika binare- 0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të bëjë dallimin ndërmjet veprimeve të algjebrës logjike (të Bulit) dhe veprimeve aritmetike;
të zbatojë aksiomat, ligjet dhe teoremat e algjebrës së Bulit dhe të aritmetikës binare gjatë paraqitjes analitike të funksioneve logjike;
të kryejë minimizimin analitik të funksioneve logjike;
të zbatojë rregullat për sintezën të funksioneve logjike;
të përkufizojë logjikën pozitive dhe negative;
të paraqesë ligjet e De Morgan-it;
të zgjidhë detyra të thjeshta lidhur nga algjebra e Bulit.
b) Temat e kapitullit
Aksiomat dhe rregullat themelore të algjebrës së Bulit
Ligjet dhe teoremat e algjebrës së Bulit
Veprimet logjike në algjebrën e Bulit
Funksionet logjike dhe paraqitja e tyre analitike
Funksionet elementare komutuese të dy ndryshoreve
Kodimi i gjendjeve logjike
Metodat e minimizimit (tabelat Karno) dhe të sintezës të funksioneve logjike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të ilustrojë shpjegimin e koncepteve themelore të algjebrës së Bulit me shembuj konkret;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave nga algjebra e Bulit dhe aritmetika binare.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
Kapitulli 5: Qarqet logjike- 0.8 Kredi (8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë punën e transistori si element ndërprerës (çelës) – invertor;
të paraqesë veçoritë kryesore të qarqeve logjike (gjendjet logjike, faktori i degëzimit, margjina e zhurmës, koha e vonimit);
të shpjegojë punën e qarqeve logjike TTL;
të shpjegojë punën e qarqeve logjike NMOS dhe CMOS;
të shpjegojë punën e qarqeve logjike ECL;
të paraqesë mënyrat e lidhjes së familjeve të ndryshme të qarqeve logjike (TTL dhe CMOS; TTL dhe ECL);
të zgjidhë detyra të thjeshta lidhur me qarqet logjike.
b) Temat e kapitullit
Transistori si element ndërprerës (çelës) – invertori
Veçoritë kryesore të qarqeve logjike (gjendjet logjike, faktori i degëzimit, margjina e zhurmës, koha e vonimit)
Qarqet logjike TTL
Qarqet logjike NMOS dhe CMOS
Qarqet logjike ECL
Lidhja e familjeve të ndryshme të qarqeve logjike
Simbolet skematike të elementeve kryesore logjike (elementi DHE, OSE dhe JO)
Qarqe për realizimin e funksioneve të thjeshta logjike, të dhëna përmes formave të ndryshme analitike
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të shpjegojë punën e qarqeve logjike themelore nëpërmjet skemave elektrike dhe diagrameve përkatëse;
të demonstrojë praktikisht punën e qarqeve logjike;
të zgjidhë detyra nga qarqet logjike;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë,
pankarta;
projektori;
katalogë;
laboratori.
Kapitulli 6: Qarqet kombinuese – 0.8 Kredi (8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë parimin e punës të matricave të koderit;
të tregojë se në çfarë mënyrë, sipas matricës së dhënë të koderit, mund të formohet qarku i dekoderit;
të shpjegojë parimin e dekodimit;
të sqarojë lidhjen ndërmjet selektorit (përzgjedhësit) dhe distributorit (përndarësit);
të shpjegojë strukturën logjike bazë të selektorit;
të formojë hyrjet selektuese për multiplekserin “8 linja në 1”;
të bëjë konvertimin e kodit NBCD në kodin BCDXS3;
të bëjë konvertimin e kodit të Grej-it në kodin binar dhe anasjelltas;
të shpjegojë strukturën logjike për gjenerimin e bitit të paritetit;
të zgjidhë detyra të thjeshta lidhur me qarqet kombinuese.
b) Temat e kapitullit
Parimi i matricës ndërprerëse
Elementet ndërprerëse për realizimin e matricave ndërprerëse dhe funksioni i tyre
Qarqet logjike kombinuese
Llojet e matricave ndërprerëse sipas mënyrës së realizimit
Koderi dhe dekoderi
Dallimi ndërmjet elektorit dhe multiplekserit dhe distributorit dhe demultiplekserit
Llojet kryesore të konvertorëve të kodeve
Kontrollorët e paritetit
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
nga tabelat e funksioneve, të ndërtojë tabelën Karno dhe të gjejë formën e konversionit të kodit të Grejit në kod binar;
të zgjidhë konversionin NBCD në kodin “plus 3”;
të realizojë NBCD/BCDXS3 me qarqe NI;
të realizojë ushtrimin me qarkun e dekoderit SN 7442;
të demonstrojë punën e qarqeve kombinuese;
të zgjidhë detyra nga qarqet kombinuese;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë;
pankarta;
projektori;
katalogë; laboratori.
Kapitulli 7: Elementet memoruese – flip-flopat – 0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë parimin e punës të flip-flopit RS, T, RST, JK, JK-MS dhe D;
të krahasojë flip-flopin RS me flip-flopat e tjerë;
të formojë tabelën e gjendjeve kalimtare në bazë të strukturës logjike të flip-flopit;
të formojë tabelën Karno sipas tabelave të gjendjeve kalimtare të flip-flopave;
të realizojë praktikisht flip-flopin RS me anë të qarkut JOSE dhe me anë të qarkut JODHE;
të matë përgjigjen kohore te flip-flopat RS, JK dhe D;
të zgjidhë detyra (probleme) të thjeshta lidhur me flip-flopat.
b) Temat e kapitullit
Elementet memoruese themelore
Flip-flopi si element memorues
Parimi i punës së flip-flopit RS
Dallimi i flip-flopit RS, T dhe RST sipas parimit të punës
Flip-flopi JK dhe flip-flopi JK-MS i dyfishtë
Flip-flopi D
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të analizojë përparësitë dhe të metat e flip-flopave të caktuar;
të demonstrojë realizimin praktik të flip-flopit RS me anë të qarkut JOSE dhe me anë të qarkut JODHE;
të demonstrojë matjen e përgjigjes kohore te flip-flopat RS, JK dhe D;
të zgjidhë detyra lidhur me flip-flopat;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë;
pankarta;
projektori;
katalogë;
laboratori.
Kapitulli 8: Regjistrat – 0.2Kredi (2 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të paraqesë bllok-skemën e regjistrit për një numër të caktuar binar me shumë shifra;
të shpjegojë parimin e punës të regjistrit stacionar të realizuar me flip-lopa RS;
të shpjegojë parimin e punës të regjistrit zhvendosës me hyrje seri dhe me dalje seri (SISO) të realizuar me flip-flopa D;
të krahasojë regjistrin seri-seri (SISO) me regjistrin seri-paralel (SIPO);
të shpjegojë epërsitë e regjistrit paralel-seri (PISO) kundrejt të tjerëve;
të analizojë mënyrën e punës të regjistrave zhvendosës MOS statikë dhe dinamikë;
të përkufizojë konceptin e linjës digjitale për vonesë;
të realizojë regjistrin stacionar me 4 flip-flopa RS;
të realizojë regjistrin seri-seri me 4 flip-flopa D;
të tregojë format valore të tensioneve në pikat e caktuara të regjistrit zhvendosës MOS dinamik;
të shpjegojë këmbimin e të dhënave ndërmjet regjistrave nëpërmjet magjistrales (busit);
të zgjidhë detyra (probleme) të thjeshta lidhur me regjistrat.
b) Temat e kapitullit
Koncepti i regjistrit dhe llojet e tij
Regjistrat zhvendosës SISO, SIPO, PISO dhe PIPO
Regjistrit zhvendosës MOS statikë dhe dinamikë
Regjistrat stacionarë
Këmbimi i të dhënave ndërmjet regjistrave nëpërmjet magjistrales (busit)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të demonstrojë punën e regjistrave në shembuj konkret;
të shpjegojë të shkruarit dhe të lexuarit e përmbajtjes së regjistrit;
të paraqesë diagramet kohore të punës së regjistrit zhvendosës;
të demonstrojë realizimin e regjistrit stacionar me 4 flip-flopa RS;
të demonstrojë realizimin e regjistrit seri-seri (SISO) me 4 flip-flopa D;
të tregojë format valore të tensioneve në pikat e caktuara të regjistrit zhvendosës MOS dinamik;
të zgjidhë detyra nga regjistrat;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë;
pankarta;
projektori;
katalogë;
laboratori.
Kapitulli 9: Memoriet gjysmëpërçuese- 0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të përshkruajë rolin e memorieve gjysmëpërçuese dhe të bëjë klasifikimin e tyre;
të bëjë dallimin ndërmjet memorieve ROM dhe RAM;
të bëjë dallimin ndërmjet memorieve ROM dhe PROM e EPROM;
të bëjë dallimin ndërmjet memorieve RAM statike dhe RAM dinamike;
të përshkruajë punën e vargjeve logjike të programueshme (PLA).
b) Temat e kapitullit
Memoriet gjysmëpërçuese dhe ndarja e tyre
Memoriet vetëm për lexim (ROM)
Memoriet e programueshme ROM (EPROM)
Memoriet e programueshme ROM me mundësi të fshirjes (EPROM dhe EEPROM)
Memoriet me qasje të rastit (RAM)
Memoriet statike RAM
Memoriet dinamike RAM
Vargjet logjike të programueshme (PLA)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të ilustrojë dallimet ndërmjet tipave të ndryshme të memorieve;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë;
pankarta;
projektori;
katalogë.
Kapitulli 10: Numëruesit – 0.4 Kredi (4 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë parimin e punës të numëruesit asinkron binar me ngacmim seri;
të paraqesë diagramet kohore të tensionit në dalje të flip-flopave për numëruesin binar asinkron;
të krahasojë numëruesit sinkronë me ngacmim paralel të realizuar me flip-flopa T dhe JK MS;
të shpjegojë parimin e punës të numëruesit mbrapa dhe të numëruesit dykahor;
të paraqesë epërsitë dhe të metat e numëruesve të caktuar;
të shpjegojë parimin e punës të numëruesve rrethor modul n dhe 2n;
të projektojë numëruesin me bazë të caktuar (arbitrare) të numërimit;
të shpjegojë indikacionin numerik të numërimit;
të zgjidhë detyra të thjeshta lidhur me numëruesit.
b) Temat e kapitullit
Koncepti i numëruesit dhe llojet e numëruesve sipas bazës së numërimit
Numëruesi binar asinkron
Numëruesi dekad asinkron
Numëruesi binarë sinkron
Numëruesi binar sinkron i dyanshëm
Numëruesi dekad sinkron
Numëruesi rrethor
Indikacioni numerik i numërimit
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të projektojë numëruesin me modul të caktuar duke përdorur flip-flopat e caktuar me hyrje reset asinkrone;
të projektojë numëruesin me riveprim me modul të caktuar;
të realizojë numëruesin përpara me flip-flopa T;
të paraqesë shenjat alfanumerike me anë të indikatorëve (displejve) pikëlorë;
të demonstrojë punën e numëruesit;
të zgjidhë detyra nga numëruesit;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë;
pankarta;
projektori;
katalogë;
laboratori.
Kapitulli 11: Qarqet aritmetike – 0.4 Kredi (4 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë metodat për paraqitjen e numrave pozitivë dhe negativë me anë të shifrave binare;
të paraqesë numrat në kodin me parashenjë;
të bëjë dallimin ndërmjet komplementit të njëshit dhe komplementit të dyshit;
të shpjegojë parimin e punës të gjysmëmbledhësit binar;
të bëjë krahasimin e mbledhësit të plotë seri dhe paralel me anë të bllok-skemës;
të shpjegojë parimin e punës të komparatorit (krahasuesit) binar njëbitësh dhe dybitësh;
të nxjerrë funksionin e komparacionit (krahasimit) të dy numrave binarë me nga n shifra;
të bëjë krahasimin e bllok-diagrameve të shumëzuesit akumulues dhe seri-paralel;
të shpjegojë parimin e punës të pjesëtuesit;
të shpjegojë bllok-skemën të njësisë ALU njëstadëshe në klasën e i-të të vështruar;
të zgjidhë detyra (probleme) të thjeshta lidhur me qarqet aritmetike.
b) Temat e kapitullit
Komparatorët binarë
Mbledhësit binarë – gjysmëmbledhësi dhe mbledhësi i plotë
Zbritësi binar
Shumëzuesit dhe pjesëtuesit binarë
Gjeneratori për kontrollin e paritetit
Njësia aritmetike-logjike (ALU)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të gjejë komplementet e njëshit dhe të dyshit për numra të caktuar binarë;
të mbledhë numrat binarë negativë në kodin me komplement të dyshit;
të përcaktojë madhësinë e tabelës për shumëzim tabelor të numrit 8-bitësh me një konstante e cila mund të ketë dy vlera të ndryshme 8-bitëshe;
të kryejë mikroveprime të zhvendosjes djathtas ose majtas në regjistrat zhvendosës;
të kryejë mikroveprime të mbartjes nga një regjistër në tjetrin;
të demonstrojë punën e qarqeve aritmetike;
të zgjidhë detyra nga qarqet aritmetike;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë; pankarta;
projektori; katalogë; laboratori.
Kapitulli 12:Konvertorët D/A (digjital-analog)dhe A/D (analog-digjital)– 0.8 Kredi (8 orë)
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:
të shpjegojë kuantizimin e madhësive analoge;
të shpjegojë punën e konvertorëve D/A dhe A/D;
të zgjidhë detyra (probleme) të thjeshta lidhur me konvertorëve D/A dhe A/D.
b) Temat e kapitullit
Kuantizimi i madhësive analoge
Konvertorët D/A (digjital-analog)
Konvertorët A/D (analog-digjital)
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi:
të shpjegojë kuantizimin e madhësive analoge me anë të shembujve konkret;
të demonstrojë punën e konvertorëve D/A dhe A/D;
të zgjidhë detyra nga konvertorëve D/A dhe A/D;
të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe zgjidhjes së detyrave.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
dërrasa e zezë; pankarta;
projektori; katalogë;
laboratori.
V. Literatura e rekomanduar
Bazat e elektroteknikës
Nexhat Orana, Salem Lepaja, Bazat e elektroteknikës, Prishtinë, 2000
Stefan Verli, Elektroteknika elementare, Tiranë,
Materialet dhe komponentet elektroteknike
Alajdin Abazi, Jusuf Krasniqi, Materialet elektroteknike, UP, Prishtinë, 1997
Vizatim teknik me dokumentacion
Bernard Chardonnens, Maksim Konini, Skemat elektrike, Swisscontact, GREME-LEP, Tiranë, 2001.
Teknologjia e informacionit
Agni Dika dhe Seb Rodiqi, Teknologjia e informacionit dhe komunikimit, Prishtinë
Matje elektrike
Jusuf Gacaferri, Matje elektrike, Prishtinë
Bazat e elektronikës
Edita Tahiri, Elektronikë, Prishtinë
Arkitekturë kompjuteri
Edmond Beqiri, Arkitekturë kompjuterike, Prishtinë
2. Paisjet për komunikim që përdoren në zyrë (Moduli 2)
PËRSHKRIMI I MODULIT
|
Titulli dhe shifra
|
Paisjet për komunikim që përdoren në zyrë (Moduli 2)
|
ELZ-MA-3
|
Lloji dhe qëllimi i modulit
|
|
Ky modul është vazhdimësi e Modulit 1 “Paisjet për komunikim që përdoren në zyrë”. Nxënësi duhet të dijë për fundamentët e makinave për fotokopjim. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë karakteristikat dhe tiparet e pajisjeve të tilla. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të vendosur, testuar, zbuluar dhe riparuar pajisjet e tilla e, gjithashtu edhe tu ofrojë klientëve këshilla lidhur me sistemin.
|
Vlera e kredisë
|
|
6.4 Kredi (64 orë mësimi)
|
Niveli paraprak që preferohet
|
|
Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në Modulin 1 “Gjuha angleze teknike” (EL-GJET-1)
|
Rezulatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
|
RM 1
|
Nxënësi është në gjendje të përshkruajë parimet punuese të makinës fotokopjuese analoge dhe digjitale.
Përmbajtja
Parimet e punës së makinës fotokopjuese analoge,
Parimet e punës së makinës fotokopjuese digjitale,
Parimet e punës së makinës fotokopjuese digjitale me ngjyra,
Përparësitë dhe mangësitë e makinës fotokopjuese digjitale.
|
RM 2
|
Nxënësi është në gjendje të shpjegojë tiparet e makinave fotokopjuese analoge.
Përmbajtja
Pjesët bazë të makinës fotokopjuese analoge,
Veçoritë speciale të makinës fotokopjuese analoge,
Katalogjet, përshkrimet teknike dhe manualët për përdoruesit.
|
RM 3
|
Nxënësi është në gjendje të shpjegojë veçoritë e makinave fotokopjuese digjitale.
Përmbajtja
Pjesët themelorë të makinës potokopjuese digjitale dhe makinës fotokopjuese digjitale me ngjyra.
Makina fotokopjuese me shumë-funksione,
Katalogjet, përshkrimet teknike dhe manualët për përdoruesit.
|
RM 4
|
Nxënësi është në gjendjet të instalojë një makinë fotokopjuese.
Përmbajtja
Përdorimi i manualit të prodhuesit ose përdoruesit,
Para operimi,
Testimi i funksionit, operimi (bërja e kopjeve)
|
RM 5
|
Nxënësi është në gjendje të mirëmbajë fotokopjen.
Përmbajtja
Përdorimi i manualit të prodhuesit ose përdoruesit,
Manovrimi me makinën fotokopjuese (mbushja me letër, vënia e patronës së ngjyrës, mënjanimi i mungesës së letrës në fotokopje, etj)
Zbulimi dhe riparimi i avarive bazë
Masat paraprake të sigurisë
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga ana e nxënësve nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.
Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:
RM Rezultatet e mësimit,
IV Instrumentet e vlerësimit,
KR Kriteret e realizimit
|
-
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër
|
-
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje :
Të përshkruajë parimet e punës të makinës fotokopjuese analoge,
Të përshkruajë parimet e punës të makinës fotokopjuese digjitale,
Të përshkruajë parimet e punës së makinës fotokopjuese digjitale me ngjyra,
Të tregojë për përparësitë dhe mangësitë e makinës fotokopjuese digjitale.
|
RM 2 dhe RM 3
|
IV
|
Vlerësimi bëhet në dy mënyra pas përfundimit të dy njësive mësimore
Mënyra 1: Test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër.
Mënyra 2: Improvizimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje :
Të kujtojë pjesët themelore të makinës fotokopjuese,
Të tregojë veçoritë kryesore të makinës fotokopjuese analoge,
Të tregojë veçoritë kryesore të makinës fotokopjuese digjitale,
Të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë speciale të makinës fotokopjuese (tek klientët).
|
-
RM 4 dhe RM 5
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar në mënyrë individuale nga një nxënës në fund të dy njësive mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë manualin për përdorues gjatë realizimit të testit.
|
.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të përdorë manualin e prodhuesit ose për përdoruesin,
Ta instalojë makinën fotokopjuese të gatshme për operim,
Të realizojë testimin për funksionin, operim ( bërja e kopjeve),
Mirëmbajë makinën fotokopjuese (mbushja me letër, vënia e tonerit, mënjanimi i mungesës së letrës në fotokopje, etj)
Të realizojë zbulimin dhe riparimin e avarive të zakonshme
Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë gjatë mirëmbajtjës dhe gjatës punës për zbulimin dhe riparimin e avarive.
|
Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
|
|
Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështet me ushtrime praktike aty ku është e nevojshme
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
Vlerësimi duhet të bëhet ashtu siç është përshkruar në procedurat e vlerësimit.
|
|