Arsimi profesional




Download 0,77 Mb.
bet12/17
Sana21.11.2020
Hajmi0,77 Mb.
#12553
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17



Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi është në gjendje të spjegojë parimet e radios AM/FM.

Përmbajtja

  • Parimet e punës së radios AM,

  • Parimet e punë së radios FM,

  • Monofonia dhe stereofonia,

  • Teknologjia e avancuar .




RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e marrësve AM.

Përmbajtja

  • Blok diagram i marrësve AM,

  • Furnizimi energjetikë,

  • RF konvertori / kaskadë përforcuesi ( ang. amplifier stage),

  • Kaskadë përzierëse, (ang.mixer stage)

  • Kaskadë përforcuesi IF,

  • Detektori,

  • Rregullim automatik i amplifikatorit,

  • Audio përforcuesi.



RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e të marrësve FM.

Përmbajtja

  • Blok diagrami i marrësve FM,

  • Furnizimi energjetikë,

  • RF konvertori / kaskadë përforcuesi,

  • Kaskadë përzierëse dhe oscilatori me qark të mbyllur fazor (ang. phase-locked loop (PLL) oscillator),

  • Kaskadë përforcuesi IF,

  • Vetë-akordim (vetërregullim) frekuence (AFC),

  • Detektori,

  • Dekoduesi stereofonik.

  • Audio stereo amplifikatori,

  • Kontrolla mikroprocesorike për kërkim digjital (ang.digital search), akordim (ang.tuning), paraqitje (ang.display) dirigjim dhe memorje.




RM 4

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të ofrojë përkrahje klientëve,

Përmbajtja

  • Manualët për përdoruesit, manualët për servisim dhe diagramet e qarqeve,

  • Masat paraprake të sigurisë,

  • Ushtrimet dhe teknikat për zbulimin dhe riparimin e avarive




Procedurat e vlerësimit





Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm

Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



RM Rezultatet e mësimit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.




KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

  • Të shpjegojë principet punuese të radios AM,

  • Të shpjegojë principet punuese të radios FM,

  • Të bëjë dallimin në mes të monofonisë dhe stereofonisë,

  • Të tregojë aplikacimet e teknologjisë së avancuar për marrësit AM dhe FM.



RM 2

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga një nxënës ose një grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitura nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio për të gjitha eksperimentet e realizuara për vlerësim.

Mënyra e II-të: Përmes testit (kombinim i pyetjeve të ngjajshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.), nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e marrësit AM.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të numërojë blloqet (etapat) funksionale të marrësit AM,

  • Të përshkruajë veçoritë dhe principet punuese të marrësit AM, në faza të ndryshme,

  • Të përshkrujaë sinjalet hyrëse dhe dalëse në faza të ndryshme,

  • Të kryejë matje tipike në faza të ndryshme të marrësit dhe audio amplifikatorit,

  • Të interpretojë rezultatet e matjes.



RM 3

IV

Vlerësimi është bërë në dy mënyra.

Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga një nxënës ose një grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitura nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio për të gjitha eksperimentet e realizuara për vlerësim.

Mënyra e II-të: Përmes testit me shkrim (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.), nxënësi duhet të demonstrojë shkathtësi për të përshkruar karakteristikat dhe veçoritë e marrësit FM.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të numërojë blloqet (etapat) funksionale të marrësit FM

  • Të përshkruajë veçoritë dhe principet ,në faza të ndryshme, të marrësit FM

  • Të përshkrujë sinjalet hyrëse dhe dalëse në faza të ndryshme.

  • Të kryejë matje tipike në faza të ndryshme të marrësit dhe audio amplifikatorit

  • Të interpretojë rezultatet e matjes

  • Të përshkruajë principet e kontrollit mikroprocesorik për kërkim digjital (ang.digital search), akordim (ang.tuning), paraqitje (ang.display), dirigjim dhe memorje.



RM 4

IV

Vlerësimi është bërë në dy mënyra.

Mënyra 1: Simulimi ( loja me role) i përkrahjes së klientëve

Mënyra 2: Në fund të kursit nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të zbuluar dhe riparuar marrësit AM dhe FM me prishje të improvizuara, të zgjedhur rastësisht.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

  • Të ofrojë këshilla për sistemin me ndihmën e doracakëve për përdoruesit,

  • Të përdorë doracakët për servisim dhe diagramet e qarqeve për zbulimin dhe riparimin e avarive,

  • Të përdorë teknikat e zakonshme për zbulimin dhe riparimin e avarive,

  • Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë,

  • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e marrësve AM dhe FM.




Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimi




  • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës,

  • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të hulumtojë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

  • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen, që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre nëpërmjet diskutimeve dhe hulumtimeve.

  • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit ).



Baza e domosdoshme materiale




Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

  • Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje),

  • OHP-projektori,

  • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset, që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

  • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës


Klasa 11
Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale

PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve hyrëse-dalëse të kompjuterit”
Lëmi: Elektroteknikë

Profili: Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

Niveli: I

Klasa: 11


Numri i modulit

5

Qëllimi i modulit



Një modul i praktikës profesionale që aftëson nxënësit për të kryer instalime dhe konfigurime të pajisjeve hyrëse-dalëse të kompjuterit.

Kohëzgjatja e modulit




3.6 kredite (36 orë)


Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi instalon dhe konfiguron tastierën dhe miun

Përmbajtja:

  • Lidhja e miut në portin përkatës të miut;

  • Lidhja e tastierës në portin përkatës të tastierës;

  • Startimi (lëshimi në punë) i kompjuterit;

  • Konfigurimi i miut në Start->Control Panel->Mouse;

  • Konfigurimi i miut në opsionet që gjenden në tabulatorin e hapur;

  • Konfigurimi i tastierës në Start->Control Panel->Keyboard;

  • Konfigurimi i tastierës në opsionet që gjenden në tabulatorin e hapur.




RM 2

Nxënësi instalon printerin

Përmbajtja:

  • Lidhja e printerit në kompjuter në portin përkatës;

  • Vënia (vendosja) e CD-së me drajver të printerit në CD ROM;

  • Shtimi i printerit duke ndjekë (përcjellë) instruksionet në Control Panel->Add Hardware;

  • Zgjedhja e drajverit përkatës të printeri nga CD-ja që gjendet në CD-ROM;

  • Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga sistemi operativ për instalimin e printerit;

  • Rregullat e sigurisë.


RM 3

Nxënësi instalon skanerin

Përmbajtja:

  • Lidhja e skanerit në kompjuter në portin përkatës;

  • Vënia (vendosja) e CD-së me drajver të skanerit në CD ROM;

  • Shtimi i skanerit duke ndjekë (përcjellë) instruksionet në Control Panel->Add Hardware;

  • Zgjedhja e drajverit përkatës të skanerit nga CD-ja që gjendet në CD-ROM;

  • Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga sistemi operativ për instalimin e skanerit;

  • Rregullat e sigurisë.




RM 4

Nxënësi instalon kamerën ueb

Përmbajtja:

  • Lidhja e kamerës ueb në kompjuter në portin përkatës;

  • Vënia (vendosja) e CD-së me drajver të kamerës ueb në CD ROM;

  • Shtimi i kamerës ueb duke ndjekë (përcjellë) instruksionet në Control Panel->Add Hardware;

  • Zgjedhja e drajverit përkatës të kamerës ueb nga CD-ja që gjendet në CD-ROM;

  • Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga sistemi operativ për instalimin e kamerës ueb;

  • Rregullat e sigurisë.




Procedurat e vlerësimit




Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:

RM Rezultatet e të mësuarit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • lidhë miun dhe tastierën në kompjuter;

  • konfigurojë tastierën dhe miun;

  • veprojë sipas instruksioneve që jepen nga sistemi operativ për instalimin e tastierës dhe miut;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.




RM 2

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përzgjedhë CD-në me drajver të printerit përkatës;

  • lidhë printerin në portin përkatës;

  • instalojë printerin;

  • printojë me printerin e instaluar;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.




RM 3

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përzgjedhë CD-në me drajver te skanerit përkatës;

  • lidhë skanerin në portin përkatës;

  • instalojë skanerin;

  • skanojë me skanerin e instaluar;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.




RM 4

IV

Vëzhgimi i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • përzgjedhë CD-në me drajver të kamerës përkatëse;

  • lidhë kamerën në portin përkatës;

  • instalojë kamerën;

  • testojë kamerën – të xhirojë me kamerë;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.




Metodat e rekomanduara të mësuarit




  • Trajtimi i këtij moduli të praktikës profesionale duhet të bëhet në laboratorin e shkollës.

  • Gjatë trajtimit të këtij moduli, mësimdhënësi i praktikës profesionale duhet të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur edhe demonstrimet konkrete.

  • Nxënësit duhet të praktikohen sa më shumë që të jetë e mundur për kryerjen e veprimeve.

  • Nxënësit duhet të angazhohen në vëzhgime dhe diskutime në lidhje me opsione dhe mënyra të ndryshme të instalimit të pajisjeve HD. Mësimdhënësi i praktikës duhet të mbikëqyrë ecurinë e punës duke u kujdesur që nxënësit ta kenë të qartë punën që janë duke bërë dhe të mos dëmtojnë kompjuterin gjatë vendosjes së konektorëve në portet e tyre.

  • Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të synohet në kontrollin e demonstrimin praktik të njohurive dhe koncepteve të fituara.




Baza materiale e domosdoshme




Për realizimin si duhet të këtij moduli të praktikës profesionale, është e domosdoshme të sigurohen mjediset dhe materialet e mëposhtme:

  • Laboratori i shkollës me kompjuterë.

  • Tastiera, miu, printerë, skanerë dhe kamerë ueb.

  • Broshura a libra si udhëzues për instalimin e pajisjeve përkatëse.




PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative të kompjuterit”
Lëmi: Elektroteknikë

Profili: Elektronikë industriale, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

Niveli: I

Klasa: 11


Numri i modulit

6

Qëllimi i modulit



Një modul i praktikës profesionale që aftëson nxënësit për instalimin dhe konfigurimin e sistemeve operative (SO) të kompjuterit.

Kohëzgjatja e modulit




3.6 kredite (36 orë)

Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja




RM 1

Nxënësi instalon sistemin operativ (SO) Windows

Përmbajtja:

  • Startimi (lëshimi në punë) i kompjuterit;

  • Konfigurimi në BIOS që si disk startues (nisës) të jetë CD-ja;

  • Futja CD-së instaluese të SO Windows në CD ROM;

  • Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga kompjuteri gjatë startimit nga CD-ja;

  • Formatizimi i diskut sipas instruksioneve që jepen nga kompjuteri gjatë instalimit të sistemit operativ Windows;

  • Ndjekja (përcjellja) e instruksioneve që jepen nga kompjuteri deri në hapin final.

Download 0,77 Mb.
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




Download 0,77 Mb.