• RM 2 Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e marrësve AM. Përmbajtja
  • RM 3 Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e të marrësve FM. Përmbajtja
  • Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimi
  • Baza e domosdoshme materiale
  • Arsimi profesional




    Download 0,77 Mb.
    bet10/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0,77 Mb.
    #12553
    1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   17



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të spjegojë parimet e radios AM/FM.

    Përmbajtja

    • Parimet e punës së radios AM,

    • Parimet e punë së radios FM,

    • Monofonia dhe stereofonia,

    • Teknologjia e avancuar .




    RM 2

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e marrësve AM.

    Përmbajtja

    • Blok diagram i marrësve AM,

    • Furnizimi energjetikë,

    • RF konvertori / kaskadë përforcuesi ( ang. amplifier stage),

    • Kaskadë përzierëse, (ang.mixer stage)

    • Kaskadë përforcuesi IF,

    • Detektori,

    • Rregullim automatik i amplifikatorit,

    • Audio përforcuesi.



    RM 3

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë veçoritë dhe karakteristikat e të marrësve FM.

    Përmbajtja

    • Blok diagrami i marrësve FM,

    • Furnizimi energjetikë,

    • RF konvertori / kaskadë përforcuesi,

    • Kaskadë përzierëse dhe oscilatori me qark të mbyllur fazor (ang. phase-locked loop (PLL) oscillator),

    • Kaskadë përforcuesi IF,

    • Vetë-akordim (vetërregullim) frekuence (AFC),

    • Detektori,

    • Dekoduesi stereofonik.

    • Audio stereo amplifikatori,

    • Kontrolla mikroprocesorike për kërkim digjital (ang.digital search), akordim (ang.tuning), paraqitje (ang.display) dirigjim dhe memorje.




    RM 4

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të ofrojë përkrahje klientëve,

    Përmbajtja

    • Manualët për përdoruesit, manualët për servisim dhe diagramet e qarqeve,

    • Masat paraprake të sigurisë,

    • Ushtrimet dhe teknikat për zbulimin dhe riparimin e avarive




    Procedurat e vlerësimit





    Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



    RM Rezultatet e mësimit

    IV Instrumentet e vlerësimit

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

    • Të shpjegojë principet punuese të radios AM,

    • Të shpjegojë principet punuese të radios FM,

    • Të bëjë dallimin në mes të monofonisë dhe stereofonisë,

    • Të tregojë aplikacimet e teknologjisë së avancuar për marrësit AM dhe FM.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

    Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga një nxënës ose një grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitura nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio për të gjitha eksperimentet e realizuara për vlerësim.

    Mënyra e II-të: Përmes testit (kombinim i pyetjeve të ngjajshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.), nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e marrësit AM.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të numërojë blloqet (etapat) funksionale të marrësit AM,

    • Të përshkruajë veçoritë dhe principet punuese të marrësit AM, në faza të ndryshme,

    • Të përshkrujaë sinjalet hyrëse dhe dalëse në faza të ndryshme,

    • Të kryejë matje tipike në faza të ndryshme të marrësit dhe audio amplifikatorit,

    • Të interpretojë rezultatet e matjes.



    RM 3

    IV

    Vlerësimi është bërë në dy mënyra.

    Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga një nxënës ose një grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitura nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio për të gjitha eksperimentet e realizuara për vlerësim.

    Mënyra e II-të: Përmes testit me shkrim (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.), nxënësi duhet të demonstrojë shkathtësi për të përshkruar karakteristikat dhe veçoritë e marrësit FM.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të numërojë blloqet (etapat) funksionale të marrësit FM

    • Të përshkruajë veçoritë dhe principet ,në faza të ndryshme, të marrësit FM

    • Të përshkrujë sinjalet hyrëse dhe dalëse në faza të ndryshme.

    • Të kryejë matje tipike në faza të ndryshme të marrësit dhe audio amplifikatorit

    • Të interpretojë rezultatet e matjes

    • Të përshkruajë principet e kontrollit mikroprocesorik për kërkim digjital (ang.digital search), akordim (ang.tuning), paraqitje (ang.display), dirigjim dhe memorje.



    RM 4

    IV

    Vlerësimi është bërë në dy mënyra.

    Mënyra 1: Simulimi ( loja me role) i përkrahjes së klientëve

    Mënyra 2: Në fund të kursit nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të zbuluar dhe riparuar marrësit AM dhe FM me prishje të improvizuara, të zgjedhur rastësisht.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të ofrojë këshilla për sistemin me ndihmën e doracakëve për përdoruesit,

    • Të përdorë doracakët për servisim dhe diagramet e qarqeve për zbulimin dhe riparimin e avarive,

    • Të përdorë teknikat e zakonshme për zbulimin dhe riparimin e avarive,

    • Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë,

    • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e marrësve AM dhe FM.



    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimi




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës,

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të hulumtojë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen, që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre nëpërmjet diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit ).



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje),

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset, që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

    . Titulli dhe shifra

    Antenat dhe marrësit e sinjaleve

    ELK-MM-3

    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi të dijë për veçoritë themelore të antenave dhe marrësve të sinjaleve, e në veçanti të antenës satelitore (SMATV) dhe marrësve përkatës. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë përdorimin, karakteristikat dhe veçoritë e llojeve të ndryshme antenave. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të montojë, instalojë, dhe rregullojë sistemin e antenave (përfshirë sistemet e distribuimit për shumë përdorues dhe marrësit satelitor)

    Download 0,77 Mb.
    1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   17




    Download 0,77 Mb.