Arsimi profesional




Download 0,77 Mb.
bet7/17
Sana21.11.2020
Hajmi0,77 Mb.
#12553
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   17




RM 2

Nxënësi kompleton materialin e nevojshëm për rrjet

Përmbajtja:

  • Dimensionimi i kabllove për hapësirën e caktuar;

  • Prerja dhe përgatitja e kabllove për lidhje me konektorë;

  • Lidhja me konektorë;

  • Rregullat e sigurisë.




RM 3

Nxënësi instalon rrjetet kompjuterike lokale

Përmbajtja:

  • Komponentet e rrjetit lokal;

  • Instalimi i kabllove të rrjetit lokal;

  • Rregullat e sigurisë.




Procedurat e vlerësimit




Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:

RM Rezultatet e të mësuarit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Pyetje-përgjigje me gojë dhe me shkrim




KR

Nxënësi duhet të:

  • bëjë dallimin ndërmjet rrjeteve LAN, MAN dhe WAN;

  • identifikojë komponentet kryesore të rrjetit;

  • tregojë veçoritë e rrjetit;

  • tregojë përparësitë dhe mangësitë e rrjeteve të bazuara në server dhe rrjetat e lidhura ballë-për-ballë;

  • bëjë dallimin ndërmjet konfigurimit pikë më pikë ose shumëpikësh (ang. Point to point and multipoint line configuration);

  • tregojë karakteristikat dhe përdorimet e tipologjive të ndryshme të rrjetit.




RM 2

IV

Vëzhgim i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • bëjë dimensionimin e saktë të kabllove për hapësirën e caktuar;

  • bëjë prerjen dhe përgatitjen e duhur të kabllove për lidhje me konektorë;

  • bëjë lidhjen me konektorë;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.




RM 3

IV

Vëzhgim i demonstrimit të nxënësit me listë-kontrolli




KR

Nxënësi duhet të:

  • identifikojë saktë komponentët e rrjetit;

  • përzgjedhë komponentët e rrjetit, të nevojshëm për instalim;

  • instalojë fizikisht rrjetin (sipas nevojave të klientëve);

  • dokumentojë (përpilojë dokumentacionin themelor) instalimin e rrjetit lokal;

  • zbatojë rregullat e sigurisë.



Metodat e rekomanduara të të mësuarit




  • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e kompjuterëve ose në mjedise pune ku realizohen rrjete kompjuterike lokale.

  • Mësimdhënësi duhet të kryejë demonstrime praktike të veprimtarive të parashikuara në modul si dhe duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies – të të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë sa më shumë kompetencat praktike që përmban moduli.

  • Nxënësve duhet t’u jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe të hulumtojnë.

  • Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te kontrolli i demonstrimit praktik të njohurive dhe aftësive të fituara.





Baza materiale e domosdoshme




Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si vijon:

  • Laboratori i kompjuterëve (përfshirë dhe veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje).

  • Materiali për mësimdhënie përfshirë manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese.

  • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.




Klasa 11
Programet e lëndëve profesionale

Programi i lëndës


        1. Bazat e elektroteknikës”


Lëmi: Elektroteknikë

Profilet: Informatikë, Telekomunikacion, Komunikime audio dhe video, Makina elektrike, Energjetikë, Elektronikë energjetike, Elektronikë konsumuese dhe paisje të zyrës

Niveli: I

Klasa: 11

I. Qëllimi i lëndës

Në përfundim të kësaj lënde, nxënësi duhet:



  • të interpretojë parimet e përgjithshme të bazave të elektroteknikës;

  • të zbatojë metodat e zgjidhjes së qarqeve elektrike të rrymës alternative në bazë të ligjeve të përvetësuara;

  • të dallojë veçoritë reale të elementeve të qarkut elektrik.


II. Fondi i orëve të lëndës

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë


III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Fuqia në qarkun e rrymës së alternative -0.6 Kredi (6 orë)
a) Qëllimi i kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë konceptet e fuqisë aktive e reaktive dhe të faktorit të fuqisë.


b) Temat e kapitullit

  • Qarku i rrymës alternative

  • Fuqia aktive

  • Fuqia reaktive

  • Fuqia e dukshme

  • Faktori i fuqisë


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • të angazhojë nxënësit në grupe.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • pankarta; projektori; katalogë.

Kapitulli 2: Rrymat elektrike të ndryshueshme(alternative) gjatë kohës-1.2 Kredi (12 orë)
a) Qëllimi i kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të interpretojë madhësitë karakteristike të rrymës dhe të tensionit alternativ.


b) Temat e kapitullit

  • Dukuria e rrymës elektrike alternative.

  • Intensiteti i rrymës elektrike.

  • Kahu i rrymës elektrike.

  • Madhësitë alternative.

  • Parametrat karakteristikë të madhësive alternative.

  • Frekuenca.

  • Perioda.

  • Vlera momentale, efektive, mesatare dhe maksimale.

  • Këndi fazor.


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të zhvillojë ushtrime numerike për paraqitjen e madhësive alternative;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmes punës në grupe.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • pankarta; projektori; katalogë.


Kapitulli 3: Elementet në qarkun e rrymës alternative- 1.4 Kredi (14 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë funksionin e rezistorit, bobinës dhe kondensatorit në qarkun e rrymës alternative;

  • të përshkruajë konceptin e fuqisë aktive dhe reaktive.


b) Temat e kapitullit

  • Rezistori në qarkun e rrymës alternative.

  • Nocioni i fuqisë aktive.

  • Bobina në qarkun e rrymës alternative.

  • Nocioni i fuqisë reaktive.

  • Kondensatori në qarkun e rrymës alternative.

  • Mbushja e kondensatorit.

  • Zbrazja e kondensatorit.


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve të thjeshta elektrik.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • pankarta;

    • projektori;

    • katalogë.


Kapitulli 4: Lidhja në seri e elementeve në qarkun e rrymës alternative-1.4 Kredi (14 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të shpjegojë funksionin e lidhjes në seri të rezistorit, bobinës dhe kondensatorit;

  • të përshkruajë nocionin e impedancës;

  • të përshkruajë varësinë e rezistencës induktive dhe kapacitive;

  • të përshkruajë nocionin e fuqisë aktive, reaktive dhe të dukshme;

  • të përshkruajë trekëndëshin e fuqisë.


b) Temat e kapitullit

  • Lidhja në seri e rezistorit dhe bobinës

  • Nocioni i impedancës

  • Lidhja në seri e rezistorit dhe kondensatorit

  • Lidhja në seri e rezistorit, bobinës dhe kondensatorit

  • Trekëndëshi i impedancës

  • Fuqia aktive, reaktive dhe e dukshme

  • Trekëndëshi i fuqisë

  • Faktori i fuqisë

  • Ushtrime numerike


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve të thjeshta elektrike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • pankarta;

    • projektori;

    • katalogë.


Kapitulli 5:Lidhja paralele e elementeve në qarkun errymës alternative-1.4 Kredi (14 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të shpjegojë funksionin e lidhjes paralele të rezistorit, bobinës dhe kondensatorit;

  • të shpjegojë nocionin e admitancës dhe të impedancës ekuivalente (të njëvlershme);

  • të shpjegojë nocionin e fuqisë aktive, reaktive dhe të dukshme;

  • të përshkruajë varësinë reciproke ndërmjet rrymës dhe tensionit në qarkun RLC.

b) Temat e kapitullit

  • Nocioni i admitancës

  • Impedanca ekuivalente

  • Lidhja paralele e rezistorit dhe bobinës

  • Lidhja paralele e rezistorit dhe kondensatorit

  • Lidhja paralele e rezistorit, bobinës dhe kondensatorit

  • Trekëndëshi i rrymave

  • Trekëndëshi i admitancës

  • Trekëndëshi i fuqive

  • Përmirësimi i faktorit të fuqisë

  • Lidhja e kombinuar e elementeve RLC


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të krijojë mundësi që nxënësit të përdorin katalogë me diagrame dhe tabela;

  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve të thjeshta elektrike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

  • pankarta;

  • projektori.


Kapitulli 6: Sistemi trefazor- 1 Kredi (10 orë)
a) Qëllimet e kapitullit

Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet:



  • të përshkruajë konceptet e tensionit dhe të rrymës fazore dhe linjore në lidhjet yll-trekëndësh;

  • të llogarisë fuqinë e harxhuesit.


b) Temat e kapitullit

  • Lidhja e harxhuesve në sistemin trefazor

  • Lidhja në yll e harxhuesve në sistemin trefazor

  • Tensionet dhe rrymat fazore

  • Lidhja në trekëndësh e harxhuesve në sistemin trefazor

  • Tensionet dhe rrymat linjore

  • Fuqia në sistemin trefazor


c) Udhëzime didaktike për kapitullin

Rekomandohet që mësimdhënësi:



  • të angazhojë nxënësit nëpërmjet punës në grupe;

  • të nxisë nxënësit nëpërmjet pyetje-përgjigjeve;

  • t’u japë detyra nxënësve për llogaritjen e qarqeve elektrike.


d) Kushtet për realizimin e kapitullit

    • pankarta;

    • projektori;

    • katalogë.


2. Pajisjet periferike

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Pajisjet periferike

ELZ-MM-5

Lloji dhe qëllimi i modulit




Në këtë modul nxënësi të dijë për interfejsin (ang. interface, ndërmjetsuesi, ndërlidhjen) e pajiseve periferike. Pajisjet periferike të përdoruara parasëgjithash si pajisje hyrëse/dalëse (p.sh tastieri, miu, printeri, monitori) dhe pajisjet periferike të përdorura pë komunkimin e të dhënave. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të lidhë, instalojë, testojë, zbulojë dhe riparojë avaritë e pajisjeve të tilla periferike, si dhe gjithashtu t’u ofrojë klientëve këshilla për sistemin.

Vlera e kredisë




7 Kredi (70 orë mësimi)

Niveli hyrës qeë preferohet




Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi ekuivalente me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në Gjuhën angleze teknike (moduli 1) EL-GJAT-1 dhe RM 4 dhe RM 7 e Aplikim Softverit (moduli 1) TI-AS-1



Rezultati i mësimit (RM) dhe përmbajtja





RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të mbajë në mend fundamentet e transmetimit të të dhënave

Përmbajtja

  • Definicionet bazë,

  • Transmisioni paralel dhe serik i të dhënave,

  • Transmisioni asinkronikë dhe sinkronikë,

  • Komunikimi i thjeshtë(ang.simplex), gjysëm-dupleks (half-duplex) dhe dupleks (ang. full-duplex),

  • Pajisja terminale të të dhënave, ang.Data Terminal Equipment (DTE) and Pajisja për komunikimin e të dhënave ang.Data Communication Equipment (DCE),

  • Kontrolli i rrjedhës së të dhënave dhe negocijimi i lidhjes (handshake).




RM 2

Nxënësi është në gjendje të përshkruajë veçoritë e interfejsave të zakonshëm.

Përmbajtja

  • Interfejsi paralel,

  • Interfejsi serik,

  • Interfejsi USB (universal serik bus).




RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e pajisjeve periferike të tilla; tastieri, monitori, miu, printeri dhe modemi.

Përmbajtja

  • Llojet e paisjeve themelore periferike,

  • Veçoritë speciale të pajisjeve periferike,

  • Katalogjet, specifikacionet teknike dhe doracakët për përdorues.


RM 4

Nxënësi është në gjendje të konfigurojë pajisjet periferike.

Përmbajtja

  • Lidhja e pajisjeve perferike,

  • Instalimi i ngasësve (driver) softverik,

  • Konfigurimi i pajisjeve perferike,

  • Testimi i funksionit të pajisjeve periferike,

  • Zbulimi dhe riparimi i defekteve në pajisje perferike.



Procedurat e vlerësimit





Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga e nxënësve, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:



RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, kombinim i përgjigjeve të përputhshme, zgjidhjeve të shumëfishta dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtëra.







KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të kujtojë definicionet bazë të transmisionit të të dhënave ( bit, bajt. (ang.byte), kilo-, mega-, giga-, numri i elementeve koduese ose bit për sekondë),

  • Të bëjë dallimin në mes të transmisionit paralel dhe serike të të dhënave,

  • Të bëjë dallimin në mes të transmisionit sikronikë dhe asinkonikë,

  • Të shpjegojë komunikimin e thjeshtë (simpleks), gjysëm-dupleks (ang.half-duplex) , dhe dupleks (ang.full-duplex)

  • Të kujtojë definicionin e DTE dhe DCE,

  • Të shpjegojë domethënien e kontrollit të rrjedhës së të dhënave dhe negocijimit të lidhjes.



RM 2

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, kombinim i përgjigjeve të përputhshme, zgjidhjeve të shumëfishta dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtëra.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

- Të shpjegojë karakteristikat mekanike e interfejsit paralel, serik dhe USB (p.sh. konektorët, gjinia e konektorëve ang, connectors gender)



  • Të shpjegojë karakteristikat elektrike të interfejsit paralel, serik

dhe USB( p.sh transferimi i sinjaleve në gjilpërza, gjatësia maksimale kabllos, kapaciteti maksimal i kabllos, kontrollimi i rrjedhës së të dhënave, regjistri i portit, adresat e portit dhe IRQ)

  • Të tregojë përparësitë dhe të metat e interfejsit paralel, serik

dhe USB



RM 3

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

Mënyra 1: Përmes testit me shkrim, kombinim i përgjigjeve të përputhshme, zgjidhjeve të shumëfishta dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtëra.

Mënyra 2: Simulimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët






KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë e pajisjeve periferike

  • Tastieri,

  • Miu,

  • Monitorët,

  • Printerët,

  • Modemët.




RM 4

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar nga një nxënës në fund të njësisë mësimore. Nxënësi mund të përdorë doracakun për përdorimin e kompjuterit personal, gjatë realizimit të testit.




KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të lidhë pajisjet periferike siç janë: printeri, monitori, modem, tastieri dhe miu për një kompjuter

  • Të instalojë dhe të rifreskojë (update) ngasësit e softverit për pajisjet e tilla periferike,

  • Të konfigurojë pajisjet periferike në sistemin operativ,

  • Të testojë funksionin e pajisjeve të tilla periferike,

  • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e pajisjeve periferike.




Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




  • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elektronikës dhe duhet të mbështetet me udhëzime në klasë, aty ku është e nevojshme,

  • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

  • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

  • Vlerësimi duhet të bëhet ashtu siç është përshkruar në procedurat e vlerësimit(shih procedurat e vlerësimit )




Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja





RM 1

Nxënësi është në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e paisjeve periferike duke përdorur regjistruesin mekanik dhe pajisjet për lexim.

Përmbajtja

  • Ndërlidhja e regjistruesit mekanik dhe paisjeve për lexim,

  • Karakteristikat dhe veçoritë e regjistruesit mekanik dhe paisjeve për lexim,

  • Katalogjet, përshkrimet teknike dhe manualët për përdorues.




RM 2

Nxënësi është në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e paisjeve periferike duke përdorur regjistruesin optik dhe paisjet për lexim.

Përmbajtja

  • Ndërlidhja e regjistruesit optik dhe paisjeve për lexim,

  • Karakteristikat dhe tiparet e regjistruesit optik dhe paisjeve për lexim,

  • Katalogjet, përshkrimet teknike dhe manualët për përdorues.




RM 3

Nxënësi është në gjendje të vendos një paisje periferike

Përmbajtja

  • Lidhja e një paisje periferike,

  • Instalimi i ngasësit(ang. driver) softverik,

  • Konfigurimi i pajisjeve periferike,

  • Testimi i funksionit të pajisjeve periferike,

  • Zbulimi dhe riparimi i avarive të pajisjeve periferike.


Procedurat e vlerësimit





Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:



RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

Mënyra 1: Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtër

Mënyra 2: Improvizimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët




KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të përshkruajë metodat e ndërlidhjes me regjistruesin mekanik dhe pajisjet për lexim, që përdoren zakonisht për pajisjet periferike,

  • Të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë e e pajisjeve periferike me regjistruesin optik dhe paisjet për lexim (p.sh njësitë e jashtme të flopi diskut, njësitë e jashtme të hard diskut dhe njësitë e kasetave),



RM 2

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

Mënyra 1: Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër

Mënyra 2: Improvizimi (loja me role) i dhënies së këshillave për sistemin tek klientët



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë karakteristikat dhe veçoritë e paisjeve periferike duke përdorur regjistruesin optik dhe paisjet për lexim:

  • Të përshkruajë metodat e ndërlidhjes me regjistruesin optik dhe paisjet për lexim, që përdoren zakonisht për pajisjet periferike,

  • Të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë e e pajisjeve periferike me regjistruesin optik dhe pajisjet për lexim (p.sh njësitë e jashtme për kompakt disk dhe njësitë e jashtme për DVD),




RM 3

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar në mënyrë individuale nga një nxënës në fund të njësisë mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë manualin për përdorues gjatë realizimit të testit.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të lidhë pajisjet periferike siç janë: njësitë e jashtme të flopi diskut, njësitë e jashtme të hard diskut, njësitë e kasetave, njësitë e jashtme të CD-ve dhe njësitë e jashtme të DVD-së,

  • Të instalojë ose ngrisë ngasësin (driver) softverik për pajisjet e tilla periferike,

  • Të konfigurojë paisjet periferike në një sistem periferik,

  • Të testojë funksionin e pajisjeve të tilla periferike,

  • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e pajisjeve të tilla periferike,




Qasja e rekomanduar e mësimdhënies dhe mësimit




  • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elektronikës dhe kompjuterikë, si dhe të përkrahet me udhëzime në klasë aty ku është e nevojshme,

  • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

  • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

  • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur



Baza e domosdoshme materiale




Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

  • Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

  • OHP-projektori,

  • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

  • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës


3. Pajisjet e zyrës për komunikim (Moduli 1)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Pajisjet e zyrës për komunikim (Moduli 1)

ELZ-MM-3

Lloji dhe qëllimi i modulit




Në këtë modul nxënësi duhet të dijë për pajisjet e telekomunikimit (telefoni dhe telefaksi) dhe pajisjet përcjellëse terminale. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëj dallimin në mes të teknikave analoge dhe digjitale të telekomunikimit. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë blok diagramin, karakteristikat dhe veçoritë e pajisjeve të tilla dhe të pajisjeve terminale. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të lidhur, testuar, zbuluar dhe riparuar avaritë në pajisjet e tilla e, gjithashtu, edhe për tu ofruar këshilla klientëve lidhur me sistemin.

Vlera e kredisë




7 kredi (70 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet




Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në Gjuhën angleze teknike (moduli 1) EL-GJAT-1)



Rezulatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja





RM 1

Nxënësi është në gjendje të bëj dallimin në mes të teknikave të komunikimit analog dhe digjital, të përdorura për sistemin e telefonave dhe telefaksave.

Përmbajtja

  • Teknikat e komunikimit analog,

  • Teknikat e komunikimit digjital.




RM 2

Nxënësi është në gjendje të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë e sistemeve telefonike dhe të telefaksave

Përmbajtja

  • Pjesët themelore të telefonit,

  • Pjesët themelore të telefaksit,

  • Katalogjet, specifikacionet teknike dhe manualët për përdoruesit.




RM 3

Nxënësi është në gjendje të interpretojë diagramin e lidhjes së sistemeve telefonike dhe të telefaksit.

Përmbajtja

  • Sistemi i telefonit ose i telefaksit për një përdorues

  • Sistemi telefonik për vetëm një përdorues, me telefaks shtesë dhe (ose) makina telefonike autopergjegjëse të jashtme

  • Sistemi telefonikë për shumë përdorues

  • Sistemi telefonikë për shumë përdorues me telefaks shtesë dhe me makinën auto përgjegjëse të jashtme

  • Centralë telefonike – ang.(private automatic branch exchange) (PABX)




RM 4

Nxënësi është në gjendje të instalojë sistemet telefonike dhe të telefaksit

Përmbajtja

  • Kabllot dhe pajisjet terminale

  • Përdorimi i doracakëve për përdorues ose pronarë për lidhjen e telefonit dhe telefaksit



RM 5

Nxënësi është në gjendje të testojë, zbulojë dhe riparojë avaritë e sistemeve të telefaksit dhe telefonit

Përmbajtja

  • Përdorimi i doracakëve për përdorues ose pronarë

  • Testi funksional

  • Ushtrimet dhe teknikat për zbulimin dhe riparimin e avarive

  • Masat paraprake të sigurisë




Procedurat e vlerësimit





Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:



RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit




RM 1

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, kombinim i përgjigjeve të përputhshme, zgjidhjeve të shumëfishta dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtëra.




KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

  • Të shpegojë parimet e teknikave të komunikimit analog

  • Të shpegojë parimet e teknikave të komunikimit digjital

  • Të bëjë dallimin në mes të formimit të numrit në telefon me pulsa dhe me ton

  • Të bëjë dallimin në mes të linjës telefonike(ang.single line telephone - SLT), linjës ISDN (ang. Integrated Servics Digital Network) dhe linjës digjitale (ang. Digital Single Line Telephone – DLST)



RM 2

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

Mënyra 1: Përmes testit me shkrim, kombinim i përgjigjeve të përputhshme, zgjidhjeve të shumëfishta dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtëra.

Mënyra 2: Simulimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të kujtojë funksionin e pjesëve themelore të telefonit

  • Të kujtojë funksionin e pjesëve themelore të telefaksit

  • Të shpjegojë karakteristikat dhe veçoritë e sistemeve telefonik ose telefaksit.



RM 3 dhe

RM 4

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar nga një individ nxënës pas përfundimit të dy njësive mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë doracakun për përdorues gjatë realizimit të testit



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të interpretojë diagramet për lidhjen e sistemeve të telefonave dhe telefaksave me dhe pa PABX

  • Të zgjedhë kabllot dhe pajisjet terminale

  • Të instalojë/lidhë sistemet e telefonit dhe telefaksit për një-përdorues dhe shumë përdorues



RM 5

IV

Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar nga një nxënës pas përfundimit të të dy njësive mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë doracakun për përdorues gjatë realizimit të testit.



KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

  • Të testojë funksionin e sistemit të telefonit ose telefaksit,

  • Të zbulojë dhe riparojë avaritë e sistemeve të telefonit dhe telefaksit,

  • Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë.




Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




  • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elekttronikës dhe duhet të mbështet me udhëzime në klasë aty ku është e nevojshme

  • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

  • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

  • Vlerësimi duhet të bëhet ashtu siç është përshkruar në procedurat e vlerësimit.



Baza e domosdoshme materiale




Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

  • Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

  • OHP-projektori,

  • Materialet për mësimdhënie përfshirë katalogjet, manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,




Download 0,77 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   17




Download 0,77 Mb.