• PËRSHKRIMI I MODULIT
  • Sistemet multimediale/video/audio (Moduli 1)




    Download 0,77 Mb.
    bet15/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0,77 Mb.
    #12553
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




    4. Sistemet multimediale/video/audio (Moduli 1)

    PËRSHKRIMI I MODULIT


    Titulli dhe shifra

    Sistemet multimediale/video/audio (Moduli 1)





    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Ky modul kërkon që nxënësi të ketë njohuri themelore për pajisjet multimediale/video/audio, duke e përdorur regjistruesin mekanik dhe paisjet për lexim. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bllok diagramin e pajisjeve të tilla, karakteristikat dhe veçoritë e moduleve të ndryshme funksionale (p.sh furnizimi energjetik, video qarku, audio qarku, marrësin, qarku i dirigjimit) të këtyre pajisjeve. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të testuar funksionin e çdo moduli funksional dhe të zbulojë avaritë dhe të riparojë këto pajisje, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë.

    Vlera e kredisë




    6.4 Kredi (64 orë mësimi)

    Niveli paraprak që preferohet




    Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuritë paraprake, shktathtësitë në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë I fituara në rezultatet e mësimit (RM) në modulin e “Bazat e elektronikës”,(EL-MTH-1), Matjet dhe ushtrimet laboratorike në elektronikë” (EL-MTH-2), Qarqet energjetike (ELK-MM-1), Amplifikatorët (ELK-MM-2) dhe “Marrësit AM/FM” (ELM- MM-4).



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të përdorë Video rekorderin (VCR).

    Përmbajtja

    • Manuali/Udhëzuesi për përdorues,

    • Instalimi tipik, kabllot dhe konektorët,

    • Operacioni i VCR,

    • Përshkrimi i VCR,




    RM 2

    Nxënësi është në gjendje të përshkruajë teknikat e përdorura në regjistruesin me shirit magnetik (ang. magnetic tape recording).

    Përmbajtja

    • Parimet e regjistruesit me shiritin magnetik,

    • Përshkrimet, kufizimet dhe terminologjia,

    • Parimet e audio regjistruesit,

    • Bllok diagrami i procesit të thjeshtë të audio regjistruesit.



    RM 3

    Nxënësi është në gjendje të përshkruajë procesin e skanimit spiral (ang. helical scanning) dhe parimet e punës së regjistruesit magnetik FM ashtu siç përdoret në Video rekorderin VHS.

    Përmbajtja

    • Nevoja për skanimin spiral,

    • Shpejtësia e kokëzës (magnetike për lexim dhe regjistrim) dhe shiritët,

    • Regjistruesi me dy kokëza,

    • Parimet e brezit mbrojtës zero,

    • Regjistrues azimuti,

    • Kërkesa për ndërrimin e kokëzës,

    • Montimi i kokëzës në cilindrin rrotullues,

    • Formati dhe përshkrimi i VHS shiritit.




    RM 4

    Nxënësi është në gjendje të përshkruajë operacionin e parimit punues për përpunimin e ngjyrave.

    Përmbajtja

    • Parimet e regjistruesit me ngjyra,

    • Specifikacionet,

    • Gërshetimi i ngjyrave dhe rrotullimi fazor,

    • Bllok diagrami funksional në modin regjistruese (record mode),

    • Bllok digrami funksional në modin e ridëgjimit - rishikimit (playback mode),

    • Qarqet praktike dhe rregullimi (akordimi).




    RM 5

    Nxënësi është në gjendje të përshkruajë sektorin tipik për komandimin e sistemit të VCR-ve të kontrolluar nga mikroprocesori

    Përmbajtja

    • Kërkesat për komandimin e sistemit,

    • Transmetimi serik dhe paralel i të dhënave,

    • Paisjet hyrëse,

    • Bllok diagrami funksional

    • Parimet operative,

    • Operacioni për shfaqjen vizuele të sinjaleve dhe matësit të kohës,

    • Modi i operimit me shpejtësi të ndryshueshme dhe ‘trick’ modi,

    • Qarqet praktikë,

    • Metodat për testimin e qarqeve për rregullimin e sistemit praktik,




    RM 6

    Nxënësi është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e komponentëve të prishura në pjesën mekanike të një video rekorderi tipik.

    Përmbjatja

    • Manuali për riparim(servisim),

    • Vendosja mekanike, identifikimi dhe përcaktimi i vendndodhjes së komponentëve,

    • Simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet më të mundshme,

    • Rregullimet mekanike dhe procedurat e mirëmbajtjes,

    • Zëvendësimi i komponentëve mekanikë.




    RM 7

    Nxënësi është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e komponentëve të prishura në qarqet e kombinuara elektrike të një video rekorderi tipik.

    Përmbajtja

    • Manuali për riparim (servisim),

    • Identifikimi dhe përcaktimi i vendndodhjes së komponentëve,

    • Simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet me të mundshme,

    • Procedurat për diagnostifikim,

    • Zëvendësimi i komponentëve të prishura,




    Procedurat për vlerësim





    Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



    RM Rezultatet e mësimit,

    IV Instrumentet e vlerësimit,

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjegje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtë dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të kujtojë instalimet, kabllot dhe konektorët tipikë,

    • Të demonstrojë metodën e saktë për instalimin e një video rekorderi me një TV marrës ose monitor, përfshirë këtu edhe akordimin e saktë (duke pëdorur udhëzuesin e përdoruesit ose manualin për përdorues),

    • Të demonstrojë operacionin e saktë të Video rekorderit (duke pëdorur udhëzuesin e përdoruesit ose manualin për përdorues),

    • Të shpjegojë specifikacionet e prodhuesit të video rekorderit të dhënë.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

    • Të përshkruaj parimet e regjistruesit me shirit magnetik

    • Të kujtojë përshkrimet, kufizimet dhe terminologjinë e regjistruesit magnetikë

    • Të përshkruajë parimet e punës së audio regjistruesit

    • Të vizatojë bllok diagramin e procesit të thjeshtë të audio regjistruesit



    RM 3

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të vizatojë formatin e shiritit VHS dhe të numërojë

    specifikacionet të lidhura me VHS regjistruesin

    - Të përshkruajë parimet e regjistruesit magnetik FM



    • Të përshkruajë nevojën për përdorimin e parimeve të skanimit spiral,

    • Të përshkruajë sistemin e brezit mbrojtës zero dhe nevojën për sistemin e azimuthit me dy kokëza,

    • Të përshkruajë kërkesat për ndrrimin e kokëzës.



    RM 4

    IV

    Vlerësimi bëhet pëmes:

    1. Një test me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit),

    2. Një demonstrimi praktik nga çdo nxënës,

    3. Vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga çdo i trajnuar në mënyrë individuale ose nga një grup i nxënësve dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve të përgatitur nga nxënësi. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përgatisë një portfolio të të gjitha eksperimentëve të realizuara për vlerësim.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të rradhisë kërkesat dhe specifikacionet për përpunimin e ngjyrave (krominanca),

    • Të hartojë bllok diagramin e sektorit tipik të ngjyrave,

    • Të përshkruajë operacionin e sektorit tipik të ngjyrave duke përdorur bllok diagramet dhe format valore aty ku është e aplikueshme,

    • Të përshkruajë rregullimin e saktë dhe funksionin e secilës pajisje,

    • Të përshkruajë rregullimin e saktë të kaskadës së ngjyrave në një video rekorder,

    • Të demonstrojë aftësinë që me siguri të testojë secilën pajisje lidhur me diagramin e dhënë të qarkut (ose manuali për servisim)




    RM 5

    IV

    Vlerësimi bëhet pëmes:

    1. Një test me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit,

    2. Një demonstrimi praktik nga çdo nxënës,

    3. Vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga çdo nxënës në mënyrë individuale ose nga një grup i nxënësve dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve të përgatitur nga nxënësit. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përgatisë një portfolio të të gjitha eksperimentëve të realizuara për vlerësim.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të hartojë bllok diagramin e sektorit tipikë për komandimin e sistemit,

    • Të përshkuajë operimin e sektorit tipikë për komandimin e sistemit duke përdorur bllok diagramet dhe format valore aty ku është e aplikueshme,

    • Të përshkruajë operacionin dhe funksionin e secilës pajisje,

    • Të demonstrojë aftësinë që me siguri të testojë secilën pajisje lidhur me diagramin e dhënë të qarkut (ose manuali për servisim).




    RM 6

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes dy mënyrave

    Mënyra e 1: Një test me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)

    Mënyra e 2: Një demonstrim praktikë i realizuar nga çdo i trajnuar.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të përcaktojë vendndodhjen dhe të identifikojë komponetët fundamentale të sektorit mekanikë të një video rekorderi tipikë,

    • Të përshkruajë rregullimet mekanike në dispozicion dhe përshkruajë qëllimet e tyre,

    • Të demonstrojë një procedure tipike për mirëmbajtje për një video rekorder,

    • Të kujtojë simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet e mundshme,

    • Të kujtojë procedurat e zëvendësimit të komponentëve të prishura.




    RM 7

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes demonstrimit praktikë nga secili i trajnuar.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

    • Të identifikojë dhe përcaktojë vendndodhjen e komponentëve të DVD-së me ndihmën manualit për servisim (riparim),

    • Të identifikojë komponentët e mundshëm, që shkaktojnë prishjet e mundshme tipike në kombinim e qarqeve tipike të një video rekorderi tipikë.



    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e elektronikës,

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit)



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarkut, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

    Download 0,77 Mb.
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




    Download 0,77 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Sistemet multimediale/video/audio (Moduli 1)

    Download 0,77 Mb.