|
Arsimi profesional
|
bet | 11/17 | Sana | 21.11.2020 | Hajmi | 0,77 Mb. | | #12553 |
Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
| RM 1 |
Nxënësi është në gjendje të bëj dallimin në mes sistemeve të ndryshme të antenave
Përmbajtja
Parimet e antenës kryesore televizive (ang Master Anntena Television – MATV) ose antenat tokësore,
Parimet e punës së antenës kryesore satelitore televizive (ang. Satellite Master Anntena Television – SMATV),
Parimet e punës së antenës së përbashkët televizive (ang. Community Anntena Television – CTV) ose televizioni kabllovik.
|
RM 2
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të montojë dhe instalojë sisteme antenash.
Përmbajtja
Montimi i antenës tokësore,
Instalimi i sistemit të tokësorë të antenave,
Masat paraprake të sigurisë,
Instalimi i sistemit kabllovik të televizionit,
Masat paraprake të sigurisë,
Montimi i pjatës satelitore,
Instalimi i sistemit të antenës satelitore,
Masat paraprake të sigurisë.
Zbulimi dhe riparimi i avarive të instalimit të antenave.
|
RM 3
|
Nxënësi është në gjendje të rregullojë antenat satelitore dhe tokësore për pranim të duhur të sinjalit.
Përmbajtja
Procedura e përcjelljes/lokalizimit (ang tracking) së antenave tokësore,
Procedurat e përcjelljes/lokalizimit së antenave satelitore,
|
RM 4
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të vendosë marrësin e sinjalit të antenës satelitore.
Përmbajtja
Manualët për përdoruesit,
Masat paraprake të sigurisë,
Instalimi i marrësit të sinjaleve tek antena satelitore,
Vendosja e marrësve të sinjaleve të antenës satelitore.
|
Procedurat e vlerësimit
|
|
Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm
Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:
RM Rezultatet e mësimit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
|
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit (kombinim i pyetjeve të përputhshme, me zgjedhje të shumëfishtë, si dhe testi me përgjigje të shkurtëra dhe (ose) për zgjidhjen e problemit.)
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të tregojë parimet e MATV, SMATV dhe CATV,
Të bëjë dallimin në mes MATV, SMATV dhe CATV,
Të numërojë pajisjet e përbashkëta dhe pajisjet shtesë të sistemev të MATV, SMATV dhe CATV.
|
RM 2
|
IV
|
Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje :
Të identifikojë komponentet dhe pajisjet shtesë të sistemit për instalimin e MATV, SMATV dhe CATV,
Të skicojë diagramet instaluese të sistemeve MATV, SMATV dhe CATV për një përdorues dhe shumë përdorues,
Të vëzhgojë masat paraprake të sigurisë gjatë procedurave të montimit dhe instalimit,
Të montojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për një përdorues,
Të instalojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për një shfytëzuesë,
Të insalojë sistemin e antenave tokësore dhe satelitore për shumë shfytëzuesë
Të zbulojë dhe riparojë avaritë e instalimit të MATV, SMATV dhe CATV.
|
RM 3
|
IV
|
Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje :
Të rregullojë antenën tokësore për marrjen e duhur të sinjalit,
Të rregullojë antenën satelitore për marrjen e duhur të sinjalit.
|
RM 4
|
IV
|
Vlerësimi bëhet nëpërmjet demonstrimit dhe lojës me role.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të instalojë dhe rregullojë marrësin e sinjalit satelitor me ndihmën e manualit për përdorues (manual i pronarit),
Të shpjegojë funksionet kryesore të marrësit (ang.recevier) tek një klient.
|
Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
|
|
Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe duhet të mbështetet përmes eksperimenteve të kryera në laboratorin e elektronikës,
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )
|
Bazat e domosdoshme materiale
|
|
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
Klasa dhe laboratori (përfshirë edhe veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje),
OHP-projektori,
Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.
|
Titulli dhe shifra
|
Marrësit AM/FM
|
ELK-MM-4
|
Lloji dhe qëllimi i modulit
|
|
Ky modul kërkon që nxënësi të dijë për karakteristikat themelore të marrësit AM/FM. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përshkruajë përdorimin, karakteristikat dhe veçoritë e llojeve të ndryshme të marrësve. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë blok diagramin e marrësve AM/FM, karakteristikat dhe veçoritë në faza të ndryshme (p.sh. zgjedhja/përshtatja, detektimi dhe amplifikimi) të marrjes. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë të testojë dhe zbulojë dhe riparojë avaritë e marrësit AM/FM, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë, si dhe tu ofrojë këshilla klientëve, lidhur me sistemin.
|
|
| |