• Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës
  • Qëllimet e arsimit parauniversitar




    Download 0,69 Mb.
    bet3/7
    Sana03.04.2020
    Hajmi0,69 Mb.
    #9933
    1   2   3   4   5   6   7



    1. Qëllimet e arsimit parauniversitar


    Arsimi parauniversitar krijon kushte dhe mundësi që nxënësit: të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike, të zhvillohen në mënyrë të pavarur e të gjithanshme, të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.

    Në arsimin parauniversitar nxënësit:

    • kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore;

    • përvetësojnë vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare;

    • zhvillohen në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike;

    • zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;

    • aftësohen për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;

    • aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës;

    • zhvillojnë shpirtin e sipërmarrjes.

    • përdorin teknologjitë e reja.





    1. Qëllimi i programit të fushës “Teknologji dhe TIK”

      1. Qëllimi i fushës


    • Të kontribuojë në një edukim të balancuar, duke iu dhënë nxënësve një përvojë të gjerë dhe sfiduese, që do t’u krijojë mundësi atyre të fitojnë një grup njohurish, kuptimesh, aftësish njohëse e përpunuese dhe kompetenca të thjeshta, duke i përgatitur në këtë mënyrë që të jenë pjesëmarrës në një botë teknologjike.

    • T’u krijojë mundësi nxënësve t’i integrojnë këto njohuri dhe shkathtësi/shprehi, së bashku me cilësitë për hulumtim dhe mendimin reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve me vëmendjen e duhur ndaj çështjeve të shëndetit dhe sigurisë.

    • Të lehtësojë zhvillimin e një sërë aftësive të komunikimit, që do t’i nxisin nxënësit të shprehin aftësitë e tyre krijuese në mënyrë praktike dhe me imagjinatë, duke përdorur varietet formash: fjalë, grafikë, modele etj..

    • Të sigurojë një kontekst, në të cilin nxënësit mund të zbulojnë dhe vlerësojnë ndikimin e teknologjive në ekonomi, në shoqëri dhe në mjedisin përreth.


    Qëllimi i programit të TIK-ut:

    Programi i TIK-ut për ciklin fillor do të bazohet kryesisht në zhvillimin e procesit të të shkruarit në kompjuter, bashkëbisedimit me të tjerët, si edhe realizimit të prezantimeve të ndryshme. Nxënësit do të aftësohen:

    gjejnë informacione nga një shumëllojshmëri burimesh, të përzgjedhin dhe të sintetizojnë informacionin për të përmbushur nevojat e tyre;

    zhvillojnë idetë e tyre, duke përdorur mjete të TIK-ut për të përmirësuar cilësinë për të ndryshuar dhe përsosur punën e tyre;

    shkëmbejnë dhe ndajnë informacione përmes medieve elektronike;


    shqyrtojnë, ndryshojnë dhe vlerësojnë punën e tyre, duke reflektuar në mënyrë kritike për cilësinë e saj.


    1. Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës


    Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës për secilën shkallë. r të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat, veprimtaritë, metodat, dhe mjetet e përshtatshme të procesit të nxënit. Kompetenca përcaktohet si integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit të nxënies.

    Kompetenca demonstrohet nga nxënësi (njohuri), bazohet në performancën e tij (aftësi), si dhe bazohet në perspektivën e sjelljes (qëndrim). Organizimi i mësimit të tik-ut me bazë kompetencat përqendrohet në atë që nxënësi duhet të dijë, të bëjë saktë dhe të shpjegojë pse e bën. Kur nxënësi realizon kompetencat digjitale, ai njëkohësisht është duke zhvilluar edhe kompetencat kyçe.

    P.sh. kompetenca digjitale “Zgjidhja problemore” përfshin shumë nga strategjitë e zgjidhjes së situatave të ndryshme problemore në shoqëri dhe në jetën e përditshme duke përdorur teknologjinë.

    Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës së tik-ut mësuesi ndjek këto hapa:



    • përzgjedh rezultat-in/et e të nxënit për kompetencat kyçe që synon të arrijë nxënësi në shkallën përkatëse;

        • zbërthen në rezultate të nxëni për kompetenca kyç për secilin vit mësimor rezultat-in/et e të nxënit për shkallë, për kompetencat kyçe;

        • rzgjedh rezultat-in/et e të nxënit r shkallë për kompetencat e fushës/ lëndës së TIK-utsynon të arrijë nxënësi;

        • zrthen në rezultate të nxëni për kompetencat e fushës/lëndës së tik-ut për vit mësimor, rezultat-in/et e të nxënit për shkallë;

        • përzgjedh përmbajtj-en/et mësimore, mjetet digjitale, metodologjinë e mësimdhënies, përmes të cilave realizon rezultatet e të nxënit të kompetencave digjitale një vit mësimor, si dhe rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor;

        • planifikon mësimdhënien duke rfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do t’i arrijë rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor;

        • kryen analiza dhe vlerësime të ecurisë së nxënësve pas realizimit të orëve mësimore, detyrave, projekteve, r të verifikuar arritjet e rezultateve të të nxënit për vit mësimor dhe shkallë për fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.


    Diagrama 2 Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së TIK-ut për shkallën e tretë.




    1. Download 0,69 Mb.
    1   2   3   4   5   6   7




    Download 0,69 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Qëllimet e arsimit parauniversitar

    Download 0,69 Mb.