Koha mësimore për secilën klasë
Lënda e TIK-ut zhvillohet për 35 javë mësimore me nga 1 orë secila, pra gjithsej 35 orë për secilën klasë. Programi i lëndës së TIK-ut specifikon kohën (orët e sugjeruara) e secilës tematikë për secilën shkallë dhe klasë. Shuma e orëve sugjeruese për secilën tematikë është e barabartë me sasinë e orëve vjetore të përcaktuara në planin mësimor të arsimit bazë. Kjo ka si qëllim që përdoruesit e programit të orientohen për peshën që zë secila tematikë në orët totale vjetore.
Tabela 2: Orë të sugjeruara për çdo tematikë
|
Bota e kompjuterit
|
Përpunimi digjital i tekstit dhe analiza e të dhënave
|
Kërkimi në Web/Internet dhe e-maili
|
Botimet dhe siguria në internet
|
Prezantimi digjital
|
Gjithsej orë
|
Shkalla e tretë
|
|
|
|
|
|
70 orë
|
Klasa e gjashtë
|
5 orë
|
13 orë
|
9 orë
|
4 orë
|
4 orë
|
35 orë
|
Klasa e shtatë
|
3 orë
|
12 orë
|
3 orë
|
3 orë
|
14 orë
|
35 orë
|
Përmbajtja e shkallës së tretë
Në programin e fushës/lëndës së TIK-ut për shkallën e dytë janë paraqitur përmbajtjet e tematikave:
Bota e kompjuterit.
Përpunimi digjital i tekstit dhe analiza e të dhënave.
Kërkimi në Web/Internet dhe e-mail-i.
Botimet dhe siguria ne internet.
Prezantimi digjital.
Këto tematika janë bazë për të ndërtuar njohuri, shkathtësi, qëndrime e vlera. Tematikat janë bazë për të siguruar rezultatet e të nxënit sipas kompetencave digjitale, për çdo shkallë të paraqitura në tabelë në fillim të çdo tematike. Për secilën tematikë, sipas klasave të shkallës janë paraqitur njohuritë për secilën klasë të shkallës së tretë ( klasa e gjashtë, klasa e shtatë). Aftësitë, qëndrimet dhe vlerat që duhet të demonstrojë nxënësi lidhur me tematikat përkatëse paraqiten vetëm në nivel shkalle për secilën shkallë.
Koha për secilën tematikë lidhet së pari me rëndësinë e tematikës dhe së dyti me shkallën e vështirësisë së saj për tu përvetësuar nga nxënësit.
Sasia e orëve mësimore për secilën tematikë është rekomanduese. Mësuesit janë të lirë të ndryshojnë me 10% (më shumë ose më pak) orët e rekomanduara për secilën tematikë. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, si dhe ndarjen e orëve sipas tematikave. Në programin e arsimit të mesëm të ulët mësuesit duhet të kenë në konsideratë që kjo lëndë duhet të bazohet në realizimin e aftësive që i duhen nxënësit për gjatë gjithë jetës. Që nxënësit të aftësohen në këtë lëndë ata duhet të kenë në dispozicion orë që ju mundësojnë praktikimin e njohurive të reja dhe infrastrukturën e përshtatshme në shkollë.
Programi i TIK-ut për klasën e 6-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.
Programi i TIK-ut për klasën e 7-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.
Mësuesit dhe hartuesit e teksteve janë të lirë t’i organizojnë kapitujt dhe renditjen e tyre, por ajo që është e rëndësishme dhe duhet marrë në konsideratë është se tematikat zgjasin përgjatë gjithë vitit shkollor dhe si e tillë kapitujt e teksteve nuk mund të jenë të ndarë por duhet të kenë ndërlidhje dhe vazhdimësi. Gjithashtu mësuesit duhet të marrin në konsideratë që situatat janë në qendër të zhvillimit të orës mësimore dhe nëpërmjet situatave të synohet arritja e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve. Ndaj do të ishte dhe në ndihmë të mësuesit nëse tekstet do të ishin të pasura me situata praktike të janë të marra nga jeta e përditshme.
Shkalla e tretë
SHKALLA E TRETË
Klasa e gjashtë, klasa e shtatë
Tematika : Bota e kompjuterit |
Përshkrimi i tematikës: Nxënësi është në gjendje të analizojë dhe interpretojë të dhëna statistikore nëpërmjet programeve të paketës Windows Office. Në këtë cikël synohet që nxënësi të zhvillojë aftësi, qëndrime dhe njohuri që do t’i nevojiten atij në jetën e përditshme, por edhe për ta aftësuar më shumë në përdorimin e thelluar të kompjuterit dhe internetit.
|
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: përdor kompjuterin për të zhvilluar të menduarit kreativ dhe konstruktiv apo për të nxitur inovacionin dhe kreativitetin.
Mendimi kritik, zgjidhja e problemit dhe vendimmarrja: vlerëson sistemet e informacionit dhe zgjidhjet e tyre në termat e mbledhjes së kërkesave, të rejave dhe qëndrueshmërisë.
Operacionet baze dhe konceptet teknologjike: Shpjegon se si sistemet e informacionit dhe zgjidhjet e tyre përmbushin nevojat duke marrë parasysh qëndrueshmërinë.
|
Njohuritë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
NJOHURITË KLASA 6
Bota e kompjuterit
Nxënësit:
njohin më në detaje pjesët e kompjuterit dhe rolin e tyre në bashkërendimin e punës;
njohin ndryshimin e portave dhe kabllove të pajisjeve të jashtme (tastiera, mausi, USB, bokset audio, ekrani, porta HMDI (për lidhje video dhe DVD), porta VGA për lidhjen me ekranin ose me video projektor.
|
Bota e kompjuterit
Heton komponentët kryesorë te zakonshëm të sistemeve digjitale, funksionet bazë të tyre si dhe ndërveprimet dhe se si këto sisteme mund të lidhen së bashku për të krijuar një rrjet dhe për të transmetuar të dhënave.
Përcakton problemet në termat e të dhënave dhe kërkesave funksionale dhe identifikon karakteristikat e ngjashme me problemet e zgjidhura më parë.
Harton një ndërfaqe të përdoruesit për një sistem digjital duke krijuar dhe duke pasur parasysh dizajnët alternative.
|
NJOHURITË KLASA 7
Bota e kompjuterit
Nxënësit:
përdorin programet e mbrojtjes kundër viruseve në kompjuter;
kryejnë përditësimin e antiviruseve;
përshkruajnë problemet që mund t’u lindin gjatë punës në kompjuter në nivelin Hardware ose Software;
kryejnë hapjen deri në tri dritare në desktop dhe punojnë njëkohësisht me to;
ç’instalojnë programet nga skedari i Software dhe shkarkojnë një program më të përditësuar;
vlerësojnë rëndësinë e shkarkimit të faqeve nga faqet zyrtare dhe kompanitë e autorizuara për krijimin e programeve kompjuterike.
|
Qëndrime dhe vlera:
Është i përgjegjshëm gjatë përdorimit të mjeteve teknologjike.
Kupton karakteristikat, tiparet dhe shfrytëzimin e mjediseve elektronike për bashkëpunim.
Kuptojnë përdorimin e komponentëve standard të hyrjes, përpunimit, ruajtjes dhe daljes si: hyrje-tastierë, mikrofon; përpunim-njësia qendrore e përpunimit; dalje-monitor, folësit, projektor, storage-cloud USB, Hard-drive.
Kuptojnë përdorimin dhe rolin e sistemit dhe aplikimit software.
Është i vetëdijshëm për rëndësinë e back-up-it.
Është i vetëdijshëm për pasojat kur një përmbajtje e ruajtur është private apo publike.
Është i gatshëm të ndajë dhe të bashkëpunojë me të tjerët.
Është i gatshëm të jetë pjesë e ekipit.
Merr pjesë aktive në zgjidhjen e problemit.
Është i gatshëm të kërkojë këshilla kur shfaqet një problem.
Mendon alternativat kur problemet nuk janë zgjidhur .
|
Veprimtaritë e sugjeruara:
Mësues-i/ja tregon në laborator pjesët e kompjuterit, të cilat pas shpjegimit ua lë nxënësve për t’i montuar. Nxënësve u ofrohet edhe trajnim për seanca aktivitetesh, ku do të ketë prezantim.
|
7.2 Tematika: Përpunimi digjital i tekstit dhe analiza e të dhënave
Përshkrimi i tematikës: Nxënësi është në gjendje të analizojë dhe interpretojë të dhëna statistikore nëpërmjet programeve të paketës Windows Office. Në këtë cikël synohet që nxënësi të zhvillojë aftësi, qëndrime dhe njohuri që do t’i nevojiten atij në jetën e përditshme, por edhe për ta aftësuar më shumë në përdorimin e thelluar të kompjuterit dhe internetit.
|
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Kreativiteti dhe inovacioni: planifikon dhe menaxhon projekte digjitale për të krijuar informacion interaktiv. Korrigjon tekstet nga ana ortografike duke përdorur fjalorin elektronik si dhe e formaton sipas modelit të kërkuar.
Kërkimi dhe gjetja e informacionit: analizon dhe vlerëson të dhëna nga një sërë burimesh për të modeluar dhe krijuar zgjidhje
Mendimi kritik, zgjidhja e problemit dhe vendimmarrja: përfshijnë marrjen e vendimeve përsëritjen dhe ndërfaqen e projektuar të përdorur dhe implementojnë zgjidhjet e tyre digjitale duke përfshirë programet vizuale.
Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: kupton dhe përdor saktë sistemet e teknologjisë; përzgjedh dhe përdor aplikacionet në mënyrë efektive dhe produktive; zgjidh problemet e sistemeve dhe e aplikacioneve; njohuritë e fituara i vë në funksion të mësimit të teknologjive të reja.
|
Njohuritë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
NJOHURITË KLASA 6
Përpunimi digjital i tekstit
Nxënësit:
shkruajnë, selektojnë, fshijnë dhe printojnë tekste;
kërkojnë në tekst, ndryshojnë dhe zëvendësojë gërmat ose fjalët;
shtojnë simbole të veçanta që mund t’i përdorin në lëndë të ndryshme, si p.sh.: (shkrimi me gërma romake në histori...);
përdorin funksionet kryesore të programeve të shkrimit (p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes etj.);
njohin formatimet e ndryshme të rreshtave dhe të simboleve;
dinë të formatojnë paragrafët, përdorin rregullat sintaksore të të shkruarit në Word, arrijnë t’i gjejnë lehtë gabimet ortografike dhe t’i korrigjojnë ato;
shkruajnë tekste me llojin e formatimit të paradhënë;
ndërtojnë dhe formatizojnë një tabelë të re (ndryshojnë ngjyrat e rreshtave, trashësinë e vijës, tabela të jetë brenda formatit A4 dhe të formatizojnë tekstin e tabelës);
krijojnë lista me numra dhe numërime;
njohin shumëllojshmërinë e opsioneve të përdorimit të tabelave;
mësojnë të hedhin të dhënat sipas metodave të ndryshme nga burime të ndryshme (linqe nga interneti, dokumente të skanuara, fotografi të ruajtura, dokumente nga browser i kompjuterit);
citojnë gjithnjë burimet nga të cilat marrin informacionet, fjalët, fjalitë ose paragrafët.
Analiza e të dhënave (p.sh: Excel): Mund të zgjidhen opsione të tjera
njohin ikonat kryesore dhe të thjeshta të excel-it, të cilat mund të kuptohen në këtë klasë dhe janë të ngjashme me ato të word-it;
hedhin shifrat në një libër ose fletë pune të programeve, si microsoft excel (ose open office calculators);
praktikojnë “praktikat efektive”, si p.sh.: shmangien e qelizave boshe, formatimin e përmbajtjeve (p.sh.: të ndajë në qeliza të veçanta emrin dhe mbiemrin);
përdorin ikonën për të renditur të dhënat nga A në Z;
kuptojnë rëndësinë e shkrimit të numrave në formë të njëtrajtshme në excel;
përdorin ikonën për gjetjen e shumës në një kolonë;
formatojnë përmbajtjen e qelizave dhe hedhjen e tyre në një tabelë;
llogarisin të dhënat e disa qelizave sipas formulave të thjeshta;
krijojnë një diagram në formë rrethi, duke u bazuar te të dhënat e gjetura.
|
Përpunimi digjital i tekstit
Heton se si të dhënat transmetohen dhe sigurohen në rrjetet Wireless, mobile dhe si specifikimet e komponentëve hardware ndikojnë në rrjetin e aktiviteteve.
Merr të dhëna nga një sërë burimesh dhe vlerëson origjinalitetin saktësinë dhe afatet kohore.
Analizon dhe paraqet të dhëna duke përdorur një sërë programesh për të krijuar informacion dhe përdor të dhënat e strukturuara për të modeluar objekte ose ngjarje.
Hartojnë eksperiencën e përdoruesit të një sistemi digjital, gjenerimin, vlerësimin dhe planet alternative të komunikimit.
Vlerëson se sa mirë janë zhvilluar zgjidhjet dhe janë përmbushur nevojat ekzistuese të sistemeve të informacionit , të rejat dhe marrin parasysh rreziqet dhe qëndrueshmërinë në të ardhmen.
Hetojnë se si sistemet digjitale paraqesin tekst, imazh dhe audio të dhëna binare.
Zbatojnë zgjidhje digjitale si programe të thjeshta vizuale që përfshijnë degëzime, përsëritje dhe të dhëna përdoruesi.
Merr, ruan dhe vlerëson lloje të ndryshme të të dhënave dhe përdor një sërë software-sh të zakonshëm për të interpretuar dhe kujtuar të dhënat në kontekst për të krijuar informacion.
Planifikojnë dhe menaxhojnë projekte duke përfshirë detyra, kohë dhe burime të tjera të nevojshme duke marrë parasysh sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
Në mënyrë të pavarur zbaton strategjitë për përcaktimin e llojit të duhur të informacionit digjital të përshtatshëm për ruajtjen e vendndodhjes dhe sigurinë për mjediset online.
Përdorin një gamë të tik-ut për identifikimin dhe paraqitjen në grupe të informacionit dhe të paraqesë pyetje për të ndjekur kërkimin ose gjenerimin për informacionin e mëtejshëm.
Vlerëson përshtatshmërinë e të dhënave ose informacionin duke pasur parasysh kriteret e përshtatshme.
Përdorin tik-un e duhur për të gjeneruar ide bashkërisht dhe të zhvillojnë plane.
Drejton dhe mban të dhëna në servera të ndryshëm .
|
NJOHURITË KLASA 7
Përpunimi digjital i tekstit
Nxënësit:
përdorin funksionet kryesore të programeve të shkrimit (p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes etj.), në mënyrë që të dinë të shkruajnë qartë dhe saktë një detyrë shtëpie;
dallojnë pjesët e tekstit ose të grafikës që fshihen ose nuk printohen;
përzgjedhin opsionin print preview para printimit të tekstit për të kuptuar cilësinë e printimit;
përzgjedhin opsionet: printim me ngjyra, printim bardhezi, të zgjedhin formatin e fletës, printojnë dy faqe në një, dinë të përdorin opsionin për të printuar para dhe prapa faqes;
mirë menaxhojnë printimin për të kursyer bojën;
rregullojnë problemet që mund të lindin gjatë printimit, p.sh., nëse i bllokohet një faqe, dinë ta nxjerrin nga printeri, kuptojnë kur mbaron boja e printerit dhe dinë të vendosin një të re.
vendosin, pozicionojnë dhe ngjisin grafikë e fotografi;
ndryshojnë opsionet (të dhënat bazë) e grafikëve;
futin të dhëna të gatshme që gjenden në ikonat e word-it, si: imazhe, fjalë, sinonime;
gjejnë shumëllojshmëri fjalësh nëpërmjet ikonës research në word;
përdorin ikonën clip art për të integruar imazhe sipas fjalëve;
shtojnë header and footer në një tekst të shkruar;
kuptojnë rëndësinë e përdorimit të header dhe footer për dokumente të rëndësishme;
përdorin page break për kalimin në një faqe të re.
Përpunimi digjital i imazheve
njohin formatet BMP dhe JPEG;
dinë të përdorin në mënyrë të thjeshtë programet e përpunimit të fotografive si: Paint, MS Picture Menager, Irfan View;
përpunojnë fotografitë: t’i presin, t’i rrotullojnë, t’u ndryshojnë ngjyrat dhe madhësitë, t’i transferojnë, t’i ruajnë në një dosje në formatin e dëshiruar.
Analiza e të dhënave (excel)
përllogaritin përmbajtjen e një qelize me anën e formulave;
lexojnë gabimet që mund të dalin gjatë llogaritjes së qelizave në excel;
formatojnë shifrat dhe tabelat e një flete pune, i kopjojnë, i ndryshojnë, i zhvendosin dhe i riemërojnë;
formatojnë dhe ndryshojnë të dhënat e një diagrame;
përshtatin dhe ndryshojnë parametrat dhe opsionet e fletës së punës kur do të printojnë.
|
Qëndrime dhe vlera:
Ka qëndrim aktiv drejt kërkimit të informacionit
Vlerëson aspektet pozitive të teknologjive për korrigjimin e informacionit.
Është i motivuar të kërkojë informacion për aspekte të ndryshme të jetës së tij/asaj.
Është kurioz rreth sistemeve të informimit dhe funksioneve të tyre.
Arsyeton që jo i gjithë informacioni mund të merret në internet.
Është kritik ndaj informacionit të gjetur.
Është i vetëdijshëm pavarësisht globalizimit të vendeve të caktuara që janë më të pranishme në internet.
|
Veprimtaritë e sugjeruara
Zgjedhin software specifik grafik ose mjete grafike në word processor duke përdorur printer, skaner, server, kamera digjitale etj.
Ruajnë/eksportojnë të dhëna në dosje të formateve të ndryshme; procesi rutinë back-up dhe mbrojtja e të dhënave; transportimi i të dhënave nga nje vend ne tjetrin.
Nxënësit mund të realizojnë me një tabelë të thjeshtë orarin e tyre javor, ku të vendosin përqindjen (%) e orëve mësimore, por edhe ta modifikojnë tabelën. Alternativë do të ishte një listë me emrat e nxënësve të klasës për ekskursion ose një listë notash, ose për blerje etj.
Mësojnë historinë bazë të shtypshkrimit, duke përfshirë qëllimin e Shrift-it dhe pse u sfiduan në fillimet e shekullit XX. Nxënësit do të bëjnë dallimin mes shtypshkrimit me dhe pa Shrift. Kuptojnë dallimin mes përgatitjes së dokumentit për rezultate digjitale dhe printimi.
Përdorin menu dhe komanda për të ripunuar përmbajtjen dhe strukturën e dokumentit.
Krijojnë një database në klasë të cilin mund ta përdorin për të kuptuar më mirë formulat e matematikës dhe se si këto formula aplikohen në Excel.
|
Tematika: Kërkimi në web/internet dhe e-mail-i
Përshkrimi i tematikës: Nxënësi shkruan dhe hap linqe nëpërmjet faqeve kërkuese. Di të navigojë nëpër faqet e internetit, përdor lehtësisht internetin ose burime të tjera elektronike për kërkim informacioni. Gjithashtu ruan dhe shkarkon informacione në një server online.
Nxënësit njohin specifikimet e motorëve të kërkimit dhe janë në gjendje të kërkojnë informacione në portale të ndryshme elektronike. Ata njohin dhe përdorin në mënyrë të saktë mjetet mediatike, si dhe funksionin dhe rolin e secilit mjet.
|
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Komunikimi dhe bashkëpunimi: përdor protokolle të miratuara kur komunikon dhe bashkëpunon online.
Kërkimi dhe gjetja e informacionit: përcakton/vendos strategjinë e kërkimit të informacionit; gjen, organizon, analizon, vlerëson, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri e burimeve dhe mediave; përzgjedh burimet e informacionit apo mjetet digjitale bazuar në përshtatshmërinë e tyre për kryerjen dhe zgjidhjen e një sërë detyrave (apo problemeve të veçanta); përpunon të dhënat dhe raporton rezultatet; përdor informacionin e fituar për punë të pavarur duke iu referuar edhe te drejtave të autorit.
|
Njohuritë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
|
NJOHURITË KLASA 6
Kërkimi në web/internet
Nxënësit:
regjistrohen, hyjnë dhe dalin nga akaunti në platformat në internet;
bëjnë dallimin midis web-browserve të ndryshme (Internet Explorer, Mozilla, Google Chrome);
njohin dhe ndryshojnë opsionet e web-browserve (paracaktimin e ruajtjes dhe shkarkimit të dokumenteve, instalimin e shtesave);
njohin opsionet specifike të motorëve të kërkimit, si p.sh., Google kur ata kërkojnë një informacion (sipas gërmave, një fraze, gjuhës, llojit të dokumenti, kohës dhe vendit të botimit, të drejtave të autorit...);
skicojnë strukturën e internetit dhe njohin mënyrën si të kërkojnë dokumente në portale të ndryshme;
janë të vetëdijshëm se materialet në formën digjitale janë të lehta për t’u manipuluar, analizojnë informacionet e gjetur nga motorë të ndryshëm dhe janë në gjendje të kuptojnë dallimin kur një informacion merret me pagesë;
njohin konceptin e licencave të programeve që janë pa pagesë (Freeware), atyre pjesërisht me pagesë (Shareware) ose atyre me kod të hapur (Open Source)
e-mail-i dhe chat-i
dallojnë e-mail-et spiune ose të padëshiruara si ato SPAM dhe i ruajnë (bazuar në rregullat e mbrojtjes nga interneti dhe platforma e vetë e-mail-it ose të programit të e-mail-it);
kuptojnë se kompjuteri mund të infektohet me virus nëse hapim e-mail-e ose nëse shkarkojmë dokumente nga dërgues të panjohur;
njohin madhësinë e dokumentit kur e dërgojnë në bazë të kufizimit të vendosur nga provideri i e-mail-it;
kuptojnë stilin e të shkruarit dhe të jenë të vetëdijshëm për ndikimin te marrësi.
Përdorimi i mjeteve mediatike
përdorin një aparat fotografik dhe shkarkojnë në kompjuter të gjitha fotografitë;
ruajnë fotografitë dhe dinë t’i transferojë në CD ose USB;
përpunojnë fotografitë (me programin PAINT, MS Office Picture manager);
lidhin një video-kamera me kompjuterin;
hedhin file-t video ose audio në DVD.
|
Kërkimi në web/internet
Krijon dhe komunikon ide dhe informacione interaktive bashkërisht online duke marrë parasysh kontekstin social.
Zbaton praktika që përputhen me detyrimet ligjore që kanë të bëjnë me pronësinë dhe përdorimin e produkteve dhe burimeve digjitale.
Lokalizon, rigjen ose gjeneron informacionin duke përdorur motorët e kërkimit ose funksionet e thjeshtë të kërkimit dhe klasifikon informacionin në mënyra kuptimplote.
Në mënyrë të pavarur ose bashkarisht krijojnë dhe modifikojnë zgjidhjet digjitale rezultatet ose të dhënat krijuese përfaqësimi/transformimi për audienca dhe qëllime të veçanta.
Zgjedh dhe përdor mjetin tik të përshtatshëm për të ndarë dhe shkëmbyer informacione dhe të bashkëpunojë me të tjerët në mënyrë të sigurtë .
|
NJOHURITË KLASA 7
Kërkimi në web/internet dhe e-mail-i
Nxënësit:
kërkojnë nëpërmjet programeve kërkuese dhe e përpunojnë materialin pasi e kanë gjetur;
kërkojnë në mënyrë të pavarur në internet dhe në burime të tjera elektronike të informacionit;
dallojnë përmbajtjet digjitale legale dhe ilegale;
shënojnë faqet e tyre të preferuara gjatë punës në internet për t’i hapur më lehtë kur u nevojiten (bookmarks dhe favorites);
menaxhojnë librin e adresave të kontakteve në e-mail.
|
Qëndrime dhe vlera:
Është i sigurt dhe i qetë gjatë komunikimit dhe shprehjes nëpërmjet mediave digjitale.
Është i vetëdijshëm për kodin e mirësjelljes në përshtatje me kontekstin.
Është i vetëdijshëm për rrezikun lidhur me komunikimin online me persona të panjohur.
Angazhohet në mënyrë aktive në komunikimin online.
Është i gatshëm të zgjedhë mjetet më të përshtatshme të komunikimit sipas qëllimit.
Merr qëndrim aktiv në shpërndarjen e burimeve, përmbajtjes dhe njohurive.
Ka opinionin e vet të informimit rreth shpërndarjes së praktikave, përfitimeve, rreziqeve dhe kufizimeve.
Pranon dhe vlerëson diversitetin.
Ka qëndrim të sigurt dhe të ndjeshëm në aktivitetet digjitale.
Ka një opinion të informimit të autorizimit të praktikave.
Është i vetëdijshëm për çështjet e së drejtës së autorit.
Është i vetëdijshëm për potencialin e teknologjive dhe mediave për pjesëmarrje.
Kë një arsyetim kritik të medias sociale, rrjeteve dhe komunikimeve online
Angazhohet me pjesëmarrje në media.
|
Veprimtaritë e sugjeruara
- Nxënësit krahasojnë web browserat për ngjashmëritë dhe dallimet. Ato i instalojnë dhe i çinstalojnë ato.
- Nxënësit analizojë kërkimin e rezultateve të motorit për të bërë dallimin mes rangjeve të kërkimit të fituar me pagesë. Kuptojnë komponentët e një kërkimi të përputhur.
-Si detyrë ato kanë mbledhjen e informacionit mbi një godinë të njohur në qytet. Kërkimet realizohen te faqja zyrtare dhe në forume në internet. Pastaj bëhen krahasimet.
Krahasim mes MS Word dhe Open Office
Mësues-i/ja shpjegon se çfarë është SPAM-i, tregon komandën për ndallimin e tyre.
(Mund të përdoren filma me metrazh të shkurtër për sensibilizim.) Më pas, një kuiz për sigurinë në internet dhe (anti) viruset.
Nxënësit (nën kujdesin e mësues-it/es) i shkruajnë letër shokut/shoqes dhe drejtorit ose teknikut të shkollës për (gjoja problemin e kompjuterit, i cili ka virus).Të dallohet gjuha e përdorur.
Ruajtja e fotove dhe e videove të aktivitetit shkollor në kompjuter. Menaxhimi, riemërimi dhe ruajtja në CD, shumëfishimi i tyre për t’u shpërndarë nxënësve.
Bazuar në një temë të dhënë nga mësuesi i klasës, nxënësit do të nxjerrin përfundime të ilustruara me prova eksperte specifike. Nxënësit do të japin cilësime (atribute) në formë kllapash.
|
|