|
Lidhja e TIK-ut me fushat e tjera kurrikulare
|
bet | 4/7 | Sana | 03.04.2020 | Hajmi | 0,69 Mb. | | #9933 |
Lidhja e TIK-ut me fushat e tjera kurrikulare
TIK-u u shërben të gjitha fushave, me koncepte dhe me aftësi. Lidhja e TIK-ut me fushat e tjera pasuron situatat e mësimit, në të cilat nxënësi zhvillon kompetencat e tij. Përdorimi i teknologjisë në fushat si (“Gjuhët dhe komunikimi”, “Matematikë”, “Shkenca natyrore” etj.) ndihmon në përvetësimin më mirë të lëndëve të tjera nga nxënësi duke i bërë ato më të kuptueshme dhe më efektive). TIK-u luan një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat e tjera. Përdorimi i TIK-ut duhet të shihet si një mjet që i ndihmon nxënësit të përqëndrohen më gjatë në klasë, pasi informacioni mund të transmetohet në forma të ndryshme: audio-vizive (eksperimentet virtuale, filmat dokumentarë, prezantime PowerPoint, postera, leximi i historive online, të ritregojnë historinë duke e rishkruar në Word, të ndajnë informacione me shkollat e tjera nëpërmjet e-mail-it).
Në studimin e matematikës nxënësi përdor programin Excel për të hedhur të dhëna matematikore, ata mund ta realizojnë nëpërmjet vizatimit të grafikëve, të cilët mund të shërbejnë më pas edhe për të realizuar analizën e të dhënave. Krijimi i një database ku të hedhim të dhënat për nxënësit: emër, mbiemër, datëlindja, vendlindja etj. Kjo database mund të përdoret më pas për përllogaritje formulash kur nxënësit të kenë përvetësuar excel-in.
Në “Gjuhët dhe komunikimi” nxënësi bën korrigjimin në mënyrë automatike të gabimeve ortografike, vendosja e duhur e sintaksës. Gjatë dërgimit të e-mail-eve, shikohet nëse është zgjedhur adresa e saktë dhe nëse është përdorur gjuha e duhur ndaj dërguesit. Kur nxënësit mësojnë ndarjen e paragrafëve dhe të fjalëve, atyre u korrigjohet edhe ana linguistike, si dhe shihet nëse ndarja e paragrafëve është e saktë. Gjuhët e huaja mund të përdoren edhe si aftësi ndërkurrikulare. Nxënësve u kërkohet të gjenden informacione nga interneti dhe, më pas, ata mund të hartojnë rregullat e klasës, mund të shkruajnë një bibliografi të vogël për veten, mund të jenë në gjendje të krijojnë një faqe ku të vendosin punime të anglishtes, si dhe mund të organizojnë postera për tema të ndryshme që prekin jetën e përditshme. Nëpërmjet CD-ROM dhe DVD ata zhvillojnë më shumë fjalorin, duke e pasuruar atë dita-ditës. Ana vizuale i ndihmon nxënësit të mbajnë mend më shpejt dhe më lehtë shumë fjalë.
Në fushën e historisë nëpërmjet TIK-ut nxënësit mund ta përdorin internetin për të zgjeruar njohuritë e tyre mbi faktet historike, por edhe për të mbajtur mend më lehtë. P.sh. në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, ata mund të gjejnë sekuenca filmike, dokumentarë, shkrime, që mund t’i ndihmonin për të mbajtur mend më lehtë ngjarjet. Gjithashtu në studimin e edukimit muzikor nxënësi nëpërmjet njohurive të TIK-ut përdor këto mjete për të përvetësuar më mirë lëndën e muzikës. Duke i ndjekur imazhet vizualisht ose duke krijuar pjesë të vogla muzikore nëpërmjet përdorimit të teknologjive. Nëse nxënësit e dëgjojnë këngën, por në të njëjtën kohë kanë dhe mundësinë të shohin videoklipin e saj, kjo e bën më të lehtë mësimin e muzikës. Në diagramën e mëposhtme tregohet lidhja e TIK-ut me fushat e tjera.
Diagrama 3 Lidhja ndërmjet TIK-ut dhe fushave të tjera.
|
| |