• Digrama 4 K ompetencat e fushës dhe tematikat e fushës.
  • Tabela 1: Kompetencat e fushës, përshkrimi dhe realizimi i tyre nëpërmjet tematikave të fushës
  • Kreativiteti dhe inovacioni Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë
  • Zhvillimi i përmbajtjes
  • Integrimi dhe ripërpunimi
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi Bashkëveprimi ndërmjet teknologjisë
  • Shpërndarja e informacionit dhe përmbajtjes
  • Angazhimi i qytetarisë online
  • Bashkëpunimi ndërmjet kanaleve digjitale
  • Administrimi i identitetit digjital
  • Kërkimi dhe gjetja e informacionit Shfletosja, kërkimi dhe filtrimi i informacionit
  • Vlerësimi i informacionit
  • Mendimi kritik, problem-zgjidhës dhe vendimmarrja Zgjidhja e problemeve teknike
  • Gjetja e nevojave dhe përgjigjeve teknologjike
  • Gjetja e boshllëqeve të kompetencave digjitale
  • Mbrojtja Mbrojtja e pajisjeve
  • Kompetencat që formohen përmes tematikave




    Download 0,69 Mb.
    bet5/7
    Sana03.04.2020
    Hajmi0,69 Mb.
    #9933
    1   2   3   4   5   6   7

    Kompetencat që formohen përmes tematikave


    Bazuar në këtë kurrikul, programi i TIK-ut synon të përmbushë 6 kompetencat e fushës, të cilat lidhen me kompetencat kyçe që një nxënës duhet të zotërojë gjatë jetës së tij dhe që arrihen nëpërmjet 5 tematikave kryesore.

    Digrama 4 Kompetencat e fushës dhe tematikat e fushës.:





    Tabela 1: Kompetencat e fushës, përshkrimi dhe realizimi i tyre nëpërmjet tematikave të fushës



    Kompetencat e veçanta që formohen përmes tematikave


    Përshkrimi i kompetencave


    Kreativiteti dhe inovacioni


        • Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: përdor teknologjinë për të zhvilluar të menduarit krijues dhe konstruktiv apo për të nxitur inovacionin dhe kreativitetin në produktet që realizon gjatë proceseve të punës.

        • Zhvillimi i përmbajtjes: të krijojë përmbajtje në formate të ndryshme duke përfshirë multimedian, të rregullojë dhe të përmirësojë përmbajtjen që ai ose të tjerët kanë krijuar, të shprehë kreativitetin nëpërmjet mediave dhe teknologjive digjitale.

        • Integrimi dhe ripërpunimi: të modifikojë, të pastrojë dhe përpunojë burimet ekzistuese për të krijuar përmbajtje dhe njohuri të reja, origjinale dhe të përshtatshme.

        • E drejta e autorit dhe licencat: të kuptojë si e drejta e autorit dhe licencat zbatohen në informacionin dhe përmbajtjen.

        • Programimi: të aplikojë parametrat, modifikime programi, aplikime programi, software, pajisje, të kuptojë parimet e programimit, të kuptojë çfarë është pas një programi.


    Komunikimi dhe bashkëpunimi


        • Bashkëveprimi ndërmjet teknologjisë: të bashkëveprojë nëpërmjet llojeve te ndryshme pajisjesh dhe aplikacioneve digjitale, të kuptojë se si komunikimi digjital është shpërndarë, paraqitur dhe drejtuar, të kuptojë rrugët e përshtatshme të komunikimit nëpërmjet mjeteve digjitale, t’u referohet formateve të ndryshme të komunikimit, të përshtasë modelet dhe strategjitë e komunikimit për një audiencë specifike.

        • Shpërndarja e informacionit dhe përmbajtjes: të ndajë me të tjerët vendndodhjen dhe përmbajtjen e informacionit të gjetur, të jetë i gatshëm dhe në gjendje për të ndarë njohuritë, përmbajtjen dhe të veprojë si ndërmjetës, të jetë aktiv në shpërndarjen e të rejave , përmbajtjeve dhe burimeve, të dijë rreth praktikave dhe të integrojë informacion të ri në trupin e njohurive ekzistuese.

        • Angazhimi i qytetarisë online: të marrë pjesë në shoqëri nëpërmjet angazhimeve online, të kërkojë mundësi për vetëzhvillimin dhe fuqizimin duke përdorur teknologjitë dhe mjediset digjitale, të jetë i vetëdijshëm për potencialn e teknologjive për pjesëmarrjen e qytetarëve.

        • Bashkëpunimi ndërmjet kanaleve digjitale: të përdorë teknologjitë dhe median për punën në grup, të bashkëpunojë në proceset e bashkëndërtimit dhe bashkëkrijimit të burimeve, njohurive dhe përmbajtjes.

        • Etika e komunikimit online: të dijë dhe të njohë si janë rregullat e sjelljes online/ ndërveprimet virtuale, të jetë i vetëdijshëm për aspektet e diversitetit kulturor, të jetë i aftë të mbrojë veten dhe të tjerët nga rreziqet e mundshme online, të zhvillojë strategjitë aktive për të zbuluar sjelljet e papranueshme.

        • Administrimi i identitetit digjital: të krijojë, adaptojë dhe drejtojë një ose më shumë identitete digjitale, të jetë i aftë të mbrojë reputacionin e dikujt, të merret me të dhënat që ai prodhon përmes disa llogarive të aplikimeve.


    Kërkimi dhe gjetja e informacionit

        • Shfletosja, kërkimi dhe filtrimi i informacionit: të hyjë dhe të kërkojë informacion online, të artikulojë nevojat informative, të gjejë informacionin e përshtatshëm, të zgjedhë burimet efektive, të lundrojë ndërmjet burimeve online, të krijojë strategji personale informacioni.

        • Vlerësimi i informacionit: të mbledhë, të përpunojë, të kuptojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike informacionin.

        • Ruajtja dhe rigjetja e informacionit: të ndryshojë dhe të ruajë informacionin dhe përmbajtjen për korrigjim më të lehtë, të organizojë informacione dhe të dhëna.


    Mendimi kritik, problem-zgjidhës dhe vendimmarrja


        • Zgjidhja e problemeve teknike: të gjejë problemet e mundshme dhe t’i zgjidhë ato (nga trouble-shooting në zgjidhjen e problemeve më komplekse) me ndihmën e mjeteve digjitale.

        • Gjetja e nevojave dhe përgjigjeve teknologjike: të vlerësojë nevojat e veta në termat e burimeve, mjeteve dhe zhvillimit të kompetencave, të përshtasë nevojat me zgjidhjen e mundur, të përshtasë mjetet me nevojat personale, të vlerësojë në mënyrë kritike zgjidhjet e mundshme dhe mjetet digjitale.

        • Gjetja e boshllëqeve të kompetencave digjitale: të kuptojë kur kompetencat e veta nevojiten të përmirësohen ose të përditësohen, të mbështesë të tjerët në zhvillimin e kompetencave të tyre digjitale, të mbajë dhe të japë zhvillimet e reja.


    Mbrojtja


        • Mbrojtja e pajisjeve: të mbrojë pajisjet e veta dhe të kuptojë rreziqet online dhe kërcënimet, të marrë njohuri rreth mbrojtjes dhe masave të sigurisë.

        • Mbrojtja e të dhënave personale: të kuptojë termat e zakonshme të shërbimit, të aktivizojë mbrojtjen e të dhënave personale, të kuptojë privatësinë e njerëzve të tjerë, të mbrojë veten nga mashtrimet në internet dhe kërcënimet.

        • Mbrojtja e shëndetit: të shmangë rrezikun e shëndetit që lidhet me përdorimin e teknologjisë në termat e kërcënimeve në të mirën e shëndetit fizik dhe psikologjik.

        • Mbrojtja e mjedisit: të jetë i vetëdijshëm për ndikimin e tik-ut në mjedis.

    Download 0,69 Mb.
    1   2   3   4   5   6   7




    Download 0,69 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Kompetencat që formohen përmes tematikave

    Download 0,69 Mb.