• PËRSHKRIMI I MODULIT
  • Klasa 12 Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale




    Download 0.77 Mb.
    bet17/17
    Sana21.11.2020
    Hajmi0.77 Mb.
    #12553
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17


    Klasa 12
    Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale

    PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
    1. Zbulimi dhe riparimi i avarive të TV marrësIT

    PËRSHKRIMI I MODULIT


    Titulli dhe shifra

    Zbulimi dhe riparimi i avarive të TV marrësit





    Lloji dhe qëllimi dhe moduli




    Ky modul është vazhdim i modulit të TV marrësit. Moduli kërkon që nxënësi të zotërojë njohuritë themelore për teknikën e zbulimit dhe riparimit të avarive, që përdoret në repartet punuese moderne të servisimit. Moduli kërkon që nxënësi të lokalizojë prejardhjen e pjesëve, siç janë: distributorët, prodhuesit dhe furnitorët e pavarur. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të zbuluar avaritë dhe pët të riparuar TV marrësin, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë.

    Vlera e kredisë




    192 Kredi (192 orë mësimi)

    Niveli paraprak që preferohet




    Është e domosdoshme që nxënësit të kenë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) në modulet “Bazat e elektronikës” (EL-MB-1),“ Matjet dhe ushtrimet laboratorike në elektronikë” (EL-MB-2), “Qarqet furnizuese” (ELK-MM-4), TV Marrësit (ELK-MA-1) dhe “Aplikim softveri “ Moduli 2 (TI-AS-2)



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja




    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të kujtojë principet për servisimin (riparimin) e TV marrësit

    Përmbajtja

    • Parimet e zbulimit dhe riparimit të avarive të TV marrësit,

    • Teknikat për diagnozimin e prishjeve dhe pajijset për testim,

    • Masat paraprake të sigurisë,

    • Simptomet e prishjeve të zakonshme të TV marrësit dhe shkaqet më të zakonshme të prishjeve.




    RM 2

    Nxënësi është në gjendje të zbulojë dhe riparojë qarqet e TV marrësit

    Përmbajtja

    • Qarqet furnizuese,

    • Qarqet për defleksion (shmangie),

    • Qarqet e akordimit,

    • Qarqet për ndriçim,

    • Qarqet për ngjyra,

    • Kaskadat finale të RGB,

    • Qarqet audio.

    RM 3

    Nxënësi është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e burimeve të pjesëve dhe të porosisë pjesë nga distributorët, prodhuesit dhe furnitorët e pavarur.

    Përmbajtja

    • Përdorimi i manualit për servisim (riparim),

    • Hulumtimi në tregun vendor,

    • Hulumtimi në Internet.




    Procedurat për vlerësimit





    Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:



    RM Rezultatet e mësimit,

    IV Instrumentet e vlerësimit,

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

    • Të kujtojë parimet e zbulimit dhe riparimit të avarive të TV marrësit,

    • Të tregojë për teknikat për diagnostifikim të prishjeve dhe pajijset për testim,

    • Të numërojë masat paraprake të sigurisë,

    • Të përshkruajë simptomet e prishjeve të zakonshme të TV marrësit dhe shkaqet më të zakonshme të prishjeve.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet në dy mënyra.

    Mënyra 1: Përmes vëzhgimit të ushtrimeve për zbulimin dhe riparimin e avarive të realizuara nga një nxënës ose grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të ushtrimit të përgatitur nga nxënësi në mënyrë individuale. Çdo i trajnuar duhet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio të të gjitha ushtrimeve të realizuara për vlerësim.

    Mënyra 2: Përmes një testi praktik në fund të rezultatit të mësimit. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të zbuluar dhe riparuar avaritë të një marrësi të TV me ngjyra me selektimin e rastësishëm të prishjeve të simuluara.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zbulojë dhe riparojë avaritë e:

    • Qarqeve furnizuese,

    • Qarqeve deflektive (shmangëse),

    • Qarqeve akorduese,

    • Qarqeve për ndriçim,

    • Qarqeve për ngjyra,

    • Kaskadave finale të RGB,

    • Audio qarqeve.



    RM 3

    IV

    Vlerësimi bëhet nëpërmjet punës me projekt. Çdo nxënës duhet të dokumentojë projektin dhe t’ia bashkangjesë portfolios për vlerësim.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

    • Përdorë manualin për servisim për të identifikuar pjesët, komponentët dhe përshkrimin e pjesëve dhe komponentëve,

    • Hulumtojnë tregun për pjesë dhe komponentë,

    • Hulumtojnë në Internet për gjetjen e pjesëve dhe komponentëve,



    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e elektronikës

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit)



    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës


    2. Zbulimi dhe riparimi i avarive të kompjuterit dhe rrjetit lokal

    PËRSHKRIMI I MODULIT

    Titulli dhe shifra

    Zbulimi dhe riparimi i avarive të kompjuterit dhe rrjetit lokal




    Lloji dhe qëllimi i modulit




    Në këtë modul nxënësi duhet të dijë për teknikat për caktimin e diagnozës të hardware-it dhe software-it të kompjuterit, e gjithashtu edhe për rrjetët lokale. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi të testojë, zbulojë dhe riparojë problemet në rrjetën lokale, software-in dhe hardware-in e kompjuterit. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të dokumentojë rezultatet e testimit dhe të zbulimit e riparimit të avarive, të këshillojë klientët për mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve të sigurisë si dhe të instalojë dhe të drejtojë sistemet për sigurinë e të dhënave dhe sistemin për kthimin e të dhënave.

    Vlera e kredisë




    19.2 Kredi (192 orë mësimi)

    Niveli hyrës që preferohet




    Është e domosdoshme që nxënësi të ketë certifikatën e edukimit të detyrueshëm, njohuritë paraprake dhe shkathtësitë në nivel të barabartë me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga modulet në vijim “Gjuha angleze teknike” , “Kompjuterët personalë” (module 1), “Kompjuterët personalë” (moduli 2), “Pajisjet periferike” (moduli 1), “Rrjetat lokale” , “Pajisjet periferike” (moduli 2) dhe “TI-AS-8”



    Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja





    RM 1

    Nxënësi është në gjendje të shpjegojë problemet e ambientit dhe procedurat e sigurisë.

    Përmbajtja




    RM 2

    Nxënësi është në gjendje të aplikoj software-in për mbrojtjen dhe riparimin e sistemit.

    Përmbajtja

    • Veglat softverike (Skandisku, defragmentimi, OEM veglat specifike për testimin e komponentëve, etj),

    • Këkuesit (skanuesit) e virusëve dhe softveri për mbrojtjen e sistemit,

    • Kthimi i të dhënave dhe ruajtja e të dhënave.




    RM 3

    Nxënësë është në gjendje të kujtojë procedurat për zbulimin dhe riparimin e paisjeve

    Përmbajtja

    • Teknikat për diagnostifikim,

    • Testimi i pajisjevem,

    • Mbajtja e evidences,




    RM 4

    Nxënësi është në gjendje të zbulojë dhe riparojë avaritë e hardware-it dhe software-it

    Përmbajtja

    • Problemet me virus,

    • Problemet me konfigurim,

    • Problemet me siguri,

    • Të dhënat e humbura,

    • Problemet për lidhje në rrjetë,

    • Problemet me interfejs,

    • Pjesët e prishura ose të dëmtuara nga përdorimi.




    Procedurat e vlerësimit





    Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

    Në vijim janë dhënë shkurtesat, që janë përdorur:



    RM Rezultatet e mësimit,

    IV Instrumentet e vlerësimit,

    KR Kriteret e realizimit




    RM 1

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe (ose) testi me përgjigje të shkurtër.




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të përshkruajë problemet lidhur me ambientin (nxehtësia, pluhuri, ndotja, etj),

    • Të përshkruajë problemet me shkarkimet elektrostatike,

    • Të kujtojë masat paraprake të sigurisë elektrike.



    RM 2

    IV

    Vlerësimi bëhet në tri mënyra:

    Mënyra 1: Test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër.

    Mënyra 2: Improvizimi (loja me role) i këshillave për sistemin tek klientët

    Mënyra 3: Përmes një testi praktikë të realizuar në mënyrë individuale nga nxënësi në fund të njësisë mësimore.



    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të numërojë veglat softverike të zakonshm epër shërbime (ang.common utility software),

    • Të kujtojë përdorimet dhe veçoritë e veglave softverike të zakonshme për shërbime,

    • Të instalojë kërkuesit (skenuesit) e virusëve dhe softverin për mbrojtjen e sistemit,

    • Të konfigurojë kërkuesit (skenuesit) e virusëve dhe softverin për mbrojtjen e sistemit,

    • Të përdorë skanuesit për virusët,

    • Të shpjegojë përdorimet dhe veçoritë e skenuesëve të virusëve dhe softveri për mbrojtjen e sistemit ( tek klientët),

    • Të realizojë operacioni për kthimin e të dhënave dhe ruajtjen e të dhënave.




    RM 3

    IV

    Test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë dhe ose testi me përgjigje të shkurtër






    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të shpjegojë teknikat për diagnostifikim të përdorura për zbulimin dhe riparimin e avarive,

    • Të numërojë numrin e paisjeve për testim që janë përdoren,

    • Të kujtojë procedurat për mbajtjen e evidencave/ dokumentacionit.




    RM 4

    IV

    Vlerësimi bëhet përmes testit praktik të realizuar në mënyrë individuale nga një nxënës në fund të dy njësive mësimore. Nxënësit i lejohet të përdorë manualin për përdorues gjatë realizimit të testit.




    KR

    Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

    • Të analizojë sistemin,

    • Të përcaktojë problemet e hardware-it dhe software-it,

    • Të lokalizojë burimet e gabimeve,

    • Të zgjedh problemet me virus,

    • Të zgjedh problemet me konfigurimin,

    • Të zgjedh problemet me sigurinë,

    • Të kthejë të dhënat e humbura,

    • Të zgjedh problemet e lidhjes me rrjetë,

    • Të zgjedh problemet e interfejsit,

    • Të zëvendësojë pjesët e prishura dhe të dëmtuara nga përdorimi,

    • Të dokumentojë prishjen/gabimet dhe masat që ndërmirren.




    Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit




    • Ky modul duhet të realizohet në laboratorin e elektronikës dhe kompjuterikë dhe të mbështetet me udhëzime në klasë, aty ku është e nevojshme,

    • Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

    • Nxënësve duhet tu jipet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.

    • Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit )




    Baza e domosdoshme materiale




    Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

    • Laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim, instrumentet për testim dhe softverin kompjuterikë)

    • OHP-projektori,

    • Materialet për mësimdhënie, përfshirë: katalogjet, manualët për përdorues ose pronarë, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

    • Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

    NORMATIVI PËR MËSIMDHËNËS NË Download 0.77 Mb.
    1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   17




    Download 0.77 Mb.

    Bosh sahifa
    Aloqalar

        Bosh sahifa



    Klasa 12 Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale

    Download 0.77 Mb.